Lajmet

Basha: Rashiq u zgjodh në procedurë të rregullt

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se procedura e zgjedhjes së nënkryetarit, Nenad Rashiq ka qenë e rregullt. Ai shtoi se secilit nga nëntë deputetët e Listës Serbe i është dhënë mundësia që të votohet nga tri herë radhazi, dhe më pas është vijuar me votimin e deputetit tjetër nga komuniteti serb.

Pas konstituimit të kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “shpresoj që s’do të ketë më lëndë në Kushtetuese e të ecim drejt zgjedhjeve të parakohshme”.

Por, kryeparlamentari Dimal Basha tha se procedura ka qenë e rregullt.

PDK ka të drejtë me i ngrit dyshimet e veta, Gjykata Kushtetuese është për atë punë, mirëpo procedura ka qenë plotësisht në rregull. Siç e dini, nëntë kandidatë janë propozuar dhe janë ezauruar, secilit kandidat i është dhënë mundësia për t’u votuar nga tri herë, ka mbetur një kandidat i vetëm derisa deputetët refuzuan për ta propozuar kandidatin e dhjetë atëherë me doemos unë duhet të ia ofrojë mundësinë e barabartë. E ju siç e dini, Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton se cilës parti duhet t’i takojë deputeti serb. Vetëm thotë që duhet të jetë nga komuniteti serb. Siç e dini, edhe nënkryetari i pestë i takon komunitetit serb, përfaqëson komunitetin serb, edhe me refuzimin e propozimit rrjedhimisht mua më ka obliguar të dalë tek paragrafi 7 i nenit 12 të rregullores, që është shorti, mirëpo meqë ishte kandidati i vetëm nuk kishte nevojë për short”, deklaroi Basha.

Pas konstituimit të kuvendit, Basha tha se tashmë do të rrjedhin afatet, ndërkohë që u pyet se a do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ne kemi një kuvend të konstituuar tanimë, unë uroj dhe shpresoj që ne të kemi edhe një qeveri. Mirëpo kjo varet prej subjekteve politike dhe diskutimet që do t’i kenë. E mira e konstituimit është se tani rrjedhin afatet. Me fjalë të tjera nuk mund më askush të bllokojë afatet, rrjedhimisht i kemi dy javë afat për kandidatin e parë edhe për këtë mandatar duhet të ju drejtoheni subjekteve politike dhe unë po besoj që i takon subjektit të parë dhe kjo është e definuar, mirëpo për gjitha pyetjet ju duhet t’i drejtoni te subjekti i parë dhe uroj e shpresoj që subjektet politike të gjejnë bashkëpunimin, mirëkuptimin për të formuar qeverinë e radhës për të cilën qytetarët kanë pritur kaq gjatë”, shtoi ai.

Pas më shumë se pesë muaj, Kuvendi i Kosovës ka konstituuar legjislaturën e nëntë. Në seancën e sotme u zgjedh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.

Rashiq në seancën e sotme mori 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abstenime. Për dallim nga seancat tjera, Rashiq kësaj radhe ka marrë edhe votat e deputetëve të LDK-së. /D.B/KP

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara