Lajmet

Basha për dialogun Kosovë-Serbi: Njohje e ndërsjelltë e dy vendeve

Basha: Dua t’i uroj punë të mbarë Memli Krasniqit, përfaqësuesi i një brezi të ri të lidershipit në PDK.

Published

on

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha priti sot kryetarin e PDK, Memli Krasniqi.

Në një prononcim për mediet pas takimit, Basha u shpreh se “e përgëzova Krasniqin dhe Partinë Demokratike të Kosovës për rolin që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës dhe rolin si opozitë konstruktive në Kosovë”.

“Folëm për zhvillimet e fundit sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku PD qëndron në të njëjtin pozicion, siç është njohja e ndërsjelltë e dy vendeve dhe në veçanti, ndamë pikëpamjen se rikthimi i një koordinimi të fuqishëm midis BE dhe SHBA është një shans i mirë për të shtyrë përpara këtë dialog dhe për të tejkaluar pengesat. Sigurish një barrë e madhe i përket BE-së, e 5 vendeve anëtare, njohja prej të cilave e realitetit të Republikës së Kosovës, do të shmang përfundimisht çdo skenar nga ato që shohim, që aviten aktualisht në Bosnje Hercegovinë dhe që i kërcënojnë jo thjesht arkitekturën e paqes dhe të stabilitetit në Ballkan, por vet paqen dhe stabilitetin europian”.

Gjatë takimit, vijoi Basha, ndamë po kështu mendimet tona sa i takon domosdoshmërisë së forcimit të luftës kundër korrupsionit, institucioneve të pavarura dhe të gjitha këto në funksion të mirëqenies së qytetarëve, sepse armiku kryesor i mirëqenies së qytetarëve si në Shqipëri, si në Kosovë, janë dhe mbeten institucionet e dobëta dhe korrupsioni, transmeton ATSH.

“Ndaj, lufta kundër tyre qoftë nga pozitat e partive ndaj përgjegjësitë e qeverisjes dhe natyrisht kanë përgjegjësinë më të madhe, por dhe nga ata që kanë përgjegjësinë e opozitës, janë prioritete dhe janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, shtoi ai.

Kreu i PD, theksoi se “ndërkohë Shqipëria ka një detyrë të përhershme, por në momentin aktual edhe më të rëndësishmen si anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit, të shtymë me të gjitha forcat dhe mënyrat përpara, çdo aspektet që ka të bëjë me Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, në veçanti me vazhdimin e njohjes ndërkombëtare, atë të angazhimit dhe të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe Partia Demokratike këtu jo vetëm që nuk do të resht së shtyri nga pozitat e opozitës aktualisht, por dhe nuk do të kursejë asgjë që Shqipëria t’i jap gjithçka që mundet në mënyrë që Kosova dhe institucionet e Kosovës, forcat politike në Kosovë dhe qytetarët e Kosovës, të kenë benefitet maksimale të një bashkëpunimi të vërtetë, të ngushtë dhe produktiv midis Shqipërisë dhe Kosovës në rrafshin politik, padiskutim dhe në rrafshin ekonomik dhe në rrafshet e tjera”.

“Edhe një herë dua t’i uroj punë të mbarë Memli Krasniqit, përfaqësuesi i një brezi të ri të lidershipit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në Kosovë dhe në këtë kuadër besoj se është edhe një shenjë e mirë për të gjithë rininë shqiptare, këtej e andej kufirit se është koha për të mos shmangur, por për të mbajtur mbi supe barrën e përgjegjësisë që sjell politika, politika si një instrument ndryshimi, politika e cila nuk mund të jetë e keqe, të mirë ose të keqe e bëjnë njerëzit dhe në veçanti rinia e Kosovës, rinia e Shqipërisë kanë një rol të madh për të luajtur. Kështu që si një kryetar i ri në detyrë por edhe i ri në moshë, shpreh kënaqësinë dhe besimin se me energjitë dhe vizionin e tij do të kontribuoj edhe për një frymëzim të ri të rinisë shqiptare, për t’u angazhuar dhe për të marrë në dorë fatet e vendeve tona, fatet e kombit tonë”, përfundoi Basha.

Nga ana e tij, kryetarin e PDK, Memli Krasniqi theksoi se “vërtetë është kënaqësi që ditën e dytë të vizitës time si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ta filloj pikërisht këtu në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë për të takuar mikun tim dhe liderin e opozitës zotin Lulzim Basha, jo vetëm si dy lider të opozitës në dy vendet tona, por edhe si dy udhëheqës partish që kanë pasur bashkëpunim për shumë vite edhe bilaterisht, por edhe në forume ndërkombëtare nis dy parti që i përkasin bushtit të njëjtë ideologjik të qendrës së djathtë”.

“Por përtej kësaj diskutuam në detaje me kryetarin Basha për tema të përbashkëta. Kosova dhe Shqipëria padyshim kanë shumë sfera të cilat kanë nevojë që të intensifikojnë bashkëpunimin që të rrisin edhe koordinimin institucional dhe gjithmonë ka qenë dhe është një shembull i mirë që pavarësisht se a jemi në qeveri apo në opozitë në vendet tona ne bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri dhe Shqipëri-Kosovë e kemi të padiskutueshëm edhe prioritet të prioriteteve. Ndaj gëzohem edhe si dy udhëheqës të dy partive kryesore opozitare në Kosovë dhe Shqipëri e vlerësojmë që obligimet tona dhe përgjegjësitë tona për të thelluar këtë bashkëpunim ndërmjet shteteve tona janë detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta”, nënvizoi ai.

E falënderova Bashë, shtoi Krasniqi, për gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin, por edhe koordinimin ndërmjet dy partive tona dhe në këtë kuadër ne do të vazhdojmë edhe takimet, por edhe ato bashkëpunime brenda forumeve të ndryshme.

“I urova sukses në procesin zgjedhor që do ta keni tani së voni duke uruar mbi të gjitha një proces të rregullt të pranueshëm  prej të gjithëve që vërtetë e merr dhe e vendos në  ballë vullnetin e qytetarëve. Ne si Kosovë besoj kemi të drejtë t’i japin vetës të drejtë të flasim për këtë çështje sepse jemi të lumtur që si vend kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik edhe atë elektoral”, përfundoi kreu i PDK-së.

Continue Reading

Vendi

Kurti nis takimin me Abdixhikun, në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur takimin konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku në takim është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, Kurti ka marrë pjesë në takim së bashku me nënkryetaren e LVV-së, Arbërie Nagavci, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist se bisedimet me LDK-në do të mund të kontribuojnë në ecjen përpara dhe në konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Do të shohim se si do të mund të ecim përpara bashkë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive”, ka deklaruar Kurti.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional dhe gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shiste diploma profesionale të falsifikuara

Published

on

Një person me inicialet I.Ç. është arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale, dyshohet se ka lëshuar diploma profesionale pa u zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike përkatëse.

Hetimet e deritanishme tregojnë se nga viti 2019 deri më tani janë lëshuar rreth 1 mijë e 679 diploma, ndërsa për një diplomë dyshohet se paguhej rreth 300 euro. Sipas autoriteteve, përfitimi i dyshuar nga kjo veprimtari arrin në rreth 500 mijë euro.

Dyshohet se këto diploma janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët tatimorë, janë sekuestruar 333 diploma profesionale, dy pajisje kompjuterike, dy USB, tri vula të biznesit, një telefon mobil, 11 fleta me shënime për borxhet dhe pagesat, 630 euro para të gatshme dhe nëntë kartëvizita të biznesit.

Sipas hetimeve, subjekti dyshohet se nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka pasur autorizim për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.

I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria do të vlerësojë kërkesën për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale.

Prokuroria dhe Policia u kanë bërë thirrje qytetarëve që dyshojnë se janë mashtruar lidhur me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga ky subjekt, të raportojnë rastin në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Asociacioni i Komunave paralajmëron protestë para Qeverisë më 1 shtator

Published

on

By

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vendosur që më 1 shtator, në orën 11:00, të organizojë një protestë përballë ndërtesës së Qeverisë në Sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, AKK bëri të ditur se protesta organizohet për mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, si dhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe detyrimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive. Po ashtu, kërkohet zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti qendror, financim i drejtë për komunat dhe ndalimi i ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Lidhur me këtë vendim, Asociacioni i Komunave të Kosovës deklaroi zyrtarisht: “Protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Vendimi ka nxitur edhe reagime të ndryshme mes krerëve të komunave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një reagimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë për qasje totalitare dhe për ndëshkimin e komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se komuna e tij nuk do të marrë pjesë në këtë protestë, duke deklaruar se Rama nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Lumbardh Dellova shkëlqen në debutim: Përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka ecur me hapa të sigurt drejt suksesit që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në futbollin turk. Paraqitja e tij impresione me fanellën e Amedsporit i ka siguruar një vend me meritë në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Në përballjen ku Amedspori triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Erzurumsporit, 27-vjeçari kosovar ishte një nga figurat qendrore në fushën e lojës. Përveç stabilitetit dhe sigurisë absolute që tregoi në repartin defensiv, Dellova dha një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në fazën sulmuese duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij.

Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Dellova u vlerësua me notën e lartë 8.2. Statistikat e tij gjatë 90 minutave dëshmojnë kontrollin e plotë që pati në lojë: ai kompletoi 72 pasime me një saktësi të lartë prej 91 për qind, si dhe krijoi tri pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij.

Kjo paraqitje startuese jo vetëm që e vendos Dellovën në mesin e lojtarëve më të dalluar të raundit të parë në Turqi, por dëshmon edhe formën e tij të shkëlqyer në prag të sfidave të ardhshme si në nivel klubi, ashtu edhe me kombëtaren. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara