Lajmet

Basha nga Elbasani: Nata e fundit e së keqes këtë të diel

Published

on

Kreu demokrat Lulzim Basha zgjodhi Elbasanin për të përmbyllur fushatën zgjedhore, në qytetin që gjatë kësaj kohe u kthye në vendin e përplasjeve dhe tensioneve mes palëve politike. Gjatë fjalës së tij Basha kërkoi votën e qytetarëve të Elbasanit për zhvillimin e Shqipërisë dhe për të kthyer modelin e qytetarisë në vend.

“Nata e së keqes bie për herë të fundit këtë të diel, se Elbasani do të marrë në dorë fatet e veta ëndrrat tuaja dhe të miat për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Ëndrrat e mia më 25 prill të fillojmë punën me votën tuaj për të bërë realitet këto ëndrra për të çliruar biznesin, arsimin, shëndetësinë dhe rininë, për t’u dhënë mundësi për zhvillim e punësim dhe për të kthyer modelin e qytetarisë që ju bën krenar. Do ta bëjmë realitet se të dielën e gjithë Shqipëria dhe zemra e saj Elbasani do të votojnë masivisht për numrin 9 dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, për qytetarinë, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”.

Teksa përmendi disa nga arritje në qeverisjen demokrate për këtë qark, Basha shprehu bindjen se të dielën e 25 prillit qytetarët do të votojnë masivisht për ndryshimin.

“Bahskë me ndryshim për fitore. Bashkë bëmë realitet tunelin e Kërabës, kaskadën e Devollit dhjetëra familje të punësuara. Shtruam rrugën e zhvillimit e infrastrukturës dhe vepra të tjera i lamë gati për të përfunduar si Qukës, Qafë Plloçë dhe projektin e përfundimit të korridorit 8. 8 vite vuajtje, padrejtësi, dhunë. Të dielën Elbasani i prin fitores më të thellë, më të madhe dhe më të bukur, fitores dhe ndryshimit, që kjo kështjellë e kala e qytetarisë, mençurisë, arsimit e dijes dhe punës e zejtarisë e bujqësisë të rrezatojë anëmbanë Shqipërisë, kulturën, traditën e çmuar të Elbasanit. Dhe kështu do të ndodhë se më 25 prill elbasanasit do të votojnë për qetësinë e familjeve të tyre, paqen, sigurinë, punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në qendër model arsimi për rininë e mrekullueshme të Elbasanit, Korçës e mbarë Shqipërisë.

Basha theksoi se ndryshimi është në dorën e çdo burri dhe gruaje që voton në 25 prill dheu kërkoi të zgjedhin për 4 vite të tjera si këto apo për të hapur dyert e zhvillimit. Ai tha s ea ka parë nga jugu në veri oshëtimën e fitores dhe theksoi se ndryshimi do të jetë i prekshëm.

“Dhe kështu do të ndodhë mirëqenia, punësimi janë tashmë jo të kyçura në vargonjtë e Ramës, por janë në 25 prill këtë diel.  Në dorën e çdo burri gruaje e vajze e djali që do votojë për ndryshimin e fitoren. Do votojë në këtë qytet e trevë, një popull që mezi por e pret të dielën se ju e dini që këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për Shqipërinë se vendimi që do i marrim është edhe 4 vite të tjera si këto 8 apo bashkë për të hapur dyert e ndryshimit e zhvillimit dhe për të hapur dyert e Shqipërisë si gjithë Europa. Ne e dimë fare mirë,  ju e dini fare mirë e unë e kam parë nga jugu ne veri buçimën e fitores. Kjo do jetë fitorja më e bukur se do t’ju takojë të gjithë ju vëllezër dhe motra. Ndryshimi do jetë i prekshëm për çdo banor të Elbasanit dhe prandaj kam nderin dhe kënaqësinë dhe ju mundësinë të çoni drejt parlamentit dhe mazhorancës fituese të PD dhe aleatëve tanë ekipin tonë të mrekullueshëm, shkrimtarë, profesorë, mjekë, juristë, ekonomistë sipërmarrës të drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi”.

Continue Reading

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara