Lajmet

Baret në Gjermani e bojkotojnë shfaqjen e Kupës së Botës në ekrane, e cilësojnë ‘të papranueshme’

Trajtimi i Katarit ndaj punëtorëve migrantë, grave dhe komunitetit LGBTQ është kritikuar shumë.

Published

on

Kur Gjermania të nisë fushatën e saj të Kupës së Botës kundër Japonisë, ekranet e projektorëve në barin e futbollit Fargo të Berlinit do të jenë në një pozicion më ndryshe sesa herave të kaluara.

Lokali, i cili i përshtat orarin e rregullt të punës me orarin e futbollit, nuk do t’i hapë as dyert deri një orë pas përfundimit të ndeshjes.

Zëdhënësi i Fargo, Joschik Pech tha se në këtë përfundim kanë ardhur pasiqë nuk janë të pajtimit që Kupa e Botës të zhvillohet në një vend ku qëllimi është që të bëjnë “vendin të duket ndryshe ndërkombëtarisht nga sa është në të vërtetë”.

Fargo është një nga dhjetëra baret në të gjithë Gjermaninë, përfshirë disa në kryeqytetin e Berlinit, të cilët janë zotuar të bojkotojnë atë që zakonisht është një ngjarje e shumëpritur në vendin e ‘çmendur’ pas futbolli.

Trajtimi i Katarit ndaj punëtorëve migrantë, grave dhe komunitetit LGBTQ është vënë në qendër të vëmendjes ndërsa vendi përgatitet për të pritur turneun. Katari ka refuzuar me zemërim shumicën e sulmeve.

Organizatori kryesor i Kupës së Botës tha se sulmet ndaj shtetit të Gjirit ishin nisur sepse ai “konkuronte si i barabartë dhe rrëmbeu” Kupën e Botës nga ofertuesit rivalë.

Disa vende të tjera, duke përfshirë “Fan Mile” kanë anuluar ngjarjet e shikimit publik, zyrtarisht për shkak të shqetësimeve rreth motit, kostove të energjisë dhe rrezikut të infeksioneve Covid.

Duke mos dashur thjesht të injorojë turneun njëmujor, Fargo do të zhvillojë disa ngjarje paralelisht me ndeshjet e Kupës së Botës, përfshirë leksione për të drejtat e njeriut dhe udhëtime grupore në ndeshjet e futbollit amatore dhe të femrave.

“Ne presim që të ketë një humbje të shitjeve dhe sigurisht një humbje në fitime, por nuk mendojmë se do të jetë aq e keqe që pijetori të falimentojë”, tha Pech.

Vendimi i Fargo nuk është i papëlqyeshëm në mesin e klientëve. Sebastian, 24 vjeç, një “tifoz aktiv i futbollit” i tha AFP se ai e mbështeti bojkotin dhe do të bënte të njëjtën gjë.

“Do të doja ta shikoja, por nuk do ta shikoja”, duke shtuar se “deri në këtë pikë kam parë çdo Botëror të luajtur gjatë jetës sime”.

Një tjetër kliente e Fargo, Stella, i tha AFP se ajo gjithashtu do të bojkotonte ngjarjen për herë të parë, duke thënë se shpresonte se ndjenja e tifozëve do t’i detyronte njerëzit të mendojnë më në mënyrë kritike për organizatorët e Kupës së Botës.

Disa bare si Tante Kaethe i Berlinit kanë vendosur të shfaqin lojërat, por duan të përdorin ekspozimin e shtuar të krijuar nga turneu për të hedhur dritë mbi abuzimet e të drejtave të njeriut.

Të tjerë janë zotuar të tregojnë ngjarjen.

Afër Fargos, Salama El-Khatib, pronari dhe menaxheri i Barit të njëjtë me emrin Salama, tha se “çdo person mund të vendosë vetë” nëse dëshiron të shikojë.

“Unë do t’i shfaqë të gjitha lojërat, që nga ora 11 e mëngjesit deri në 20:00, pa përjashtim”, tha El-Khatib për AFP.

El-Khatib, i cili erdhi në Berlin nga Lindja e Mesme për të studiuar në vitet 1980 përpara se të hapte lokalin e tij në 1996, tha se “pyetjet e të drejtave të njeriut (në Katar) diskutoheshin shpesh” nga ai dhe klientët e tij, por ai nuk kishte marrë parasysh një bojkotim.

“Më duket se diskutimi (po ndodh) shumë vonë — ne duhej ta kishim katër vjet më parë. Të diskutojmë bojkotin dy javë përpara (ngjarjes) është e pakuptimtë — ne kishim nevojë ta kishim shumë kohë më parë”./UBTNews/

© AFP

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Të kërkuara