Sport

Barcelona kërkon ‘remontadan’ kundër Sevillës

Published

on

Barcelona dhe Sevilla do të takohen për herë të dytë brenda katër ditëve, ndërsa brenda këtij muaji ky do të jetë takimi i tretë i tyre, ku sot zhvillohet ndeshja e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit.

30-të herë fituesit e kësaj gare do të kërkojnë të bëjnë “remontadan” kundër Sevillës, ku kjo e fundit udhëheq me rezultat 0:2, nga ndeshja e parë.

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së me rezultat 4:1, skuadra e Ronald Koeman shpresat i ka tek Kupa e Mbretit, që këtë sezon të sigurojnë të paktën një medalje.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve ishte në kuadër të La Ligas, ku Barcelona e mposhti Sevillën me rezultat 2:0, me golat e Dembeles dhe Messit.

Tek “Blaugranët” në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Philippe Coutinho, Ansu Fati dhe Sergi Roberto për shkak të lëndimeve, ndërsa në dyshim për paraqitje janë mbrojtësit Pique e Araujo, së bashku me mesfushorin Pedri.

Në anën tjetër, Sevilla do të jetë vetëm pa Marcos Acunan dhe Lucas Ocampos.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (3-5-2): Ter Stegen; Mingueza, Pique, Umtiti; Dest, De Jong, Busquets, Puig, Alba; Messi, Dembele

Sevilla (4-3-3): Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Vidal; Rakitic, Gudelj, Jordan; Torres, En-Nesyri, Suso

Lajmet

​Ndryshohet lokacioni, derbi Prishtina-Ballkani luhet në Hajvali

Published

on

Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Siç ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, ky ndryshim i lokacionit vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Fati i Amorim në duart e Granit Xhakës

Published

on

Manchester United gjendet në krizë të thellë dhe presioni mbi trajnerin Ruben Amorim po shtohet sepse skuadra ka marrë vetëm 7 pikë nga 6 ndeshje duke humbur tre përballjet e këtij sezoni, duke lënë tifozët e pakënaqur.

Legjenda Wayne Rooney ka kritikuar ashpër gjendjen e klubit, duke thënë se disa lojtarë nuk e meritojnë ta veshin fanellën e United dhe seklubi ka humbur kulturën e tij.

Ai shprehu edhe mungesë besimi te Amorim.

Të shtunën United përballet me Sunderlandin e Granit Xhakës, një sfidë vendimtare për të ardhmen e portugezit.

Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e klubit tashmë po shqyrtojnë pasues të mundshëm si Oliver Glasner, Fabian Hürzeler dhe Andoni Iraola./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA me vendim të rëndësishëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Published

on

Duket se ndeshja Shqipëri-Serbi, do të luhet para një numri më të vogël spektatorësh në Leskovac ku kapaciteti i “Duboçicës” do të reduktohet me 20 përqind, sipas mediumit “Sport Klub”.

Sipas të njëjtit informacion, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) u gjobit gjithashtu me 80,000 franga zvicerane.

Në të njëjtën kohë, dënimi përfshin edhe një detyrim për të pasur një plan të qartë për të luftuar problemet e mundshme në ndeshjen e ardhshme me Shqipërinë.

FSS është i detyruar të paraqesë një plan ulësesh, jo më vonë se 1 tetori, me mundësinë e mbushjes së një pjese të kapacitetit me grupe me interesa të veçanta: familje, studentë, organizata të përqendruara në luftën kundër diskriminimit. Siç është njoftuar, “plani duhet të përfshijë edhe aktivitete të qarta kundër diskriminimit (si veshja e bluzave ose shfaqja e banderolave me mesazhe të tilla)”.

Praktikisht, vetëm 6,500 spektatorë do të jenë në gjendje të hyjnë në tribuna më 11 tetor.

Në organizimin e ndeshjes me Anglinë u panë disa mangësi dhe delegati çek Emil Ubias , regjistroi çdo detaj, prandaj këto ditë është folur gjithnjë e më shumë për një dënim potencialisht shumë më drastik, përjashtimin me kusht të ekipit kombëtar serb nga gara e organizuar nga FIFA.

Serbia dhe Shqipëria do të luajnë në stadiumin “Dubočica” në Leskovc më 11 tetor në vend të Beogradit./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Klopp drejt rikthimit në stol

Published

on

Edhe pse Jurgen Klopp nuk ka qenë në krye të një ekipi për më shumë se një vit, emri i tij është gjithmonë një nga të parët që del në pah kur një trajner shkarkohet ose fillon të lëkundet.

Ky është sigurisht rasti me Al Ittihad.

Ekipi i Benzema-s dhe Kante-s, kampionë në fuqi të Ligës Saudite, sapo e kanë shkarkuar trajnerin Laurent Blanc pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

Ndër emrat e parë që do të zëvendësojnë francezin, sipas gazetës Al Riyadh, është ish-trajneri i Liverpool-it, i cili aktualisht mbikëqyr RB Leipzig, New York Red Bulls dhe Red Bull Salzburg si kreu i ekipit të futbollit të Red Bull./S.K/KP/Al Jazeera

Continue Reading

Të kërkuara