Sport

Barcelona e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Leedsin për Rafinhan

Futbollisti brazilian do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën.

Published

on

Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Leeds Unitedin për transferimin e Raphael Dias Belloli, më mirë i njohur si Raphinha.

Futbollisti brazilian do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën me gjigantin katalunas.

Raphinha i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 3 asistime në sezonin e fundit me Leedsin, të cilin e ndihmoi të mos binte nga liga.

Flitet se “Blaugrana” do t’i paguajnë rreth 65 milionë euro për kartonin e sulmuesit të rrezikshëm, i cili në të kaluarën kishte luajtur në Vitoria Guimaraes dhe në Sporting Clube de Portugal, para se të përfundonte në Rennes të Francës, prej nga më pas kishte kaluar në Leeds United. 

Lajmet

Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

Published

on

Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është emëruar zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Vendimi unanim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.

Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në punën e komisionit “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.

Pikërisht mbledhja e radhës e këtij komisioni do të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani: Fitorja ndaj Juventusit shumë e rëndësishme

Published

on

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në stadiumin “Maradona”, dhe mbrojtësi Amir Rrahmani e vlerësoi këtë sukses pas ndeshjes.

“Çdo fitore është gjithmonë e rëndësishme. Nuk kemi qenë kurrë në telashe. Ata që luajnë tani po luajnë mirë. Sot luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer që lufton për gjysmën e sipërme të tabelës, kështu që fitorja është edhe më e rëndësishme,” tha Rrahmani.

Ai theksoi se tani vëmendja është te sfida e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

“Tani duhet ta shijojmë këtë fitore, sepse luftuam, por e merituam. Pastaj do të mendojmë për Ligën e Kampionëve, po luajmë jashtë fushe dhe kjo është gjithmonë e vështirë.”, tha ai.

Rrahmani nuk la pa përmendur edhe trajnerin Luciano Spalletti.

“Nuk jemi takuar, por ai është ende një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Të gjithë e dimë se është një njeri i shkëlqyer.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli në krizë para sfidës me Interin

Published

on

Liverpooli po përjeton momente të nxehta në prag të ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Interit, ndërsa e ardhmja e Mohamed Salahit për këtë duel mbetet e paqartë.

Sulmuesi egjiptian mund të mos udhëtojë fare drejt Milanos, pasi klubi është duke shqyrtuar masa disiplinore ndaj tij pas komenteve të ashpra që ai ka bërë kundër trajnerit Arne Slot.

Sipas burimeve të brendshme, drejtuesit e Liverpoolit janë të shqetësuar nga sjellja e Salahut dhe po diskutojnë nëse veprimet e tij cenojnë autoritetin e trajnerit dhe atmosferën në ekip. Vendimi përfundimtar pritet të merret sot, pak para se Slot të dalë në konferencën e planifikuar për shtyp.

Ndeshja kundër Interit është një test i madh për Liverpoolin, por tensionet e brendshme po e errësojnë përgatitjen e skuadrës.

Nëse Salah përjashtohet, kjo do të krijonte tronditje të madhe brenda klubit dhe te tifozët, duke shtuar presionin mbi trajnerin dhe ekipin në një moment kritik të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Osmani viziton klubin e futbollit “Drita”

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një ditë të ngarkuar me energji pozitive dhe aktivitete frymëzuese në Gjilan, ku u prit nga Kryetari Alban Hyseni, të cilin e uroi për mandatin e tij të dytë.

Gjatë takimit, të dy diskutuan për projektet që pritet t’i sjellin qytetit më shumë zhvillim, mundësi të reja dhe perspektiva të qarta për komunitetin lokal.

Vizita vazhdoi edhe te klubi i futbollit “Drita”, ku Osmani i përgëzoi futbollistët dhe stafin për rezultatet e arritura si në nivel vendi, ashtu edhe në garat evropiane, ku paraqitjet e tyre kanë bërë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në përfundim të vizitës, Presidentja shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe energjinë e qytetit, duke theksuar se Gjilani mbetet një shembull i bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ardhmen./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara