Sport

Barcelona dhe Real Madrid heqin dorë nga gara për transferimin e Haaland

Published

on

Barcelona dhe Real Madrid mbeten të etur për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ashtu si edhe disa klube të mëdha në Evropë, por kërkesat e tij të larta për pagë vjetore kanë bërë që dy klubet nga La Liga të largohet nga ndjekja e tij.

Interesi nga klubet drejtuese në të gjithë Evropën për sulmuesin 20-vjeçar nuk është sekret, me ndeshjet e mira të tij në Gjermani duke shënuar vazhdimisht.

Mino Raiola, agjenti i lojtarit, gjithashtu ka qenë duke mbajtur thashethemet pasi i shoqëruar nga babai i Haaland, Alf Inge, ka vizituar shumë klube – përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin.

Diskutimet janë zhvilluar me Jose Angel Sanchez, drejtori i përgjithshëm i Realit dhe me Joan Laporta, presidenti i rizgjedhur në Camp Nou.

Megjithatë, kërkesat e larta për pagë nga përfaqësuesit e Haaland si duket kanë shtangur dy klubet e mëdha të La Ligës.

Sipas mediumit Goal.com, kërkesat e pagës së norvegjezit për 35 milionë euro në vit kanë distancuar Barçën dhe Realin nga një marrëveshje.

Goal gjithashtu ka mësuar se një klub anglez u interesua për Haaland disa muaj më parë dhe përfundoi duke u larguar nga bisedimet pasi u bë i vetëdijshëm për kërkesat astronomike prej 35 milionë eurosh në vit.

Interesi nga ajo skuadër tani është ftohur, ndërsa Barça dhe Reali e dinë se as ata nuk mund të përballojnë një marrëveshje të tillë me ato kushte.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara