Sport

Barcelona bën goditjen e së ardhmes, zyrtarizon blerjen e talentit Ibrahim Diarra

Published

on

Lajmi që ishte përhapur prej disa muajsh tani është bërë zyrtar. Barcelona ka nënshkruar me talentin e ri Ibrahim Diarra, një nga lojtarët më të spikatur të Kampionatit Botëror U-17 që u zhvillua në Indonezi.

Diarra, i cili shënoi 5 gola dhe realizoi 4 asistime me kombëtarenib e Malit, ka qenë një nga lojtarët kyç që udhëhoqi ekipin e tij deri në gjysmëfinale të këtij turneu. Ai ka mbushur 18 vjeç gjashtë ditë më parë dhe tani ka mundësinë të realizojë ëndrrën e tij duke luajtur në një klub të madh evropian si Barcelona.

FC Barcelona dhe Africa Foot Academy kanë nënshkruar një marrëveshje për transferimin e Ibrahim Diarra-s, i cili do të kalojë te Barça Atlètic dhe do të nënshkruajë një kontratë për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për tre vitet e tjera, deri më 30 qershor 2028. Lojtari i lindur më 12 dhjetor 2006 në Mali, do të jetë pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës, duke pasur mundësinë të zhvillohet dhe të japë kontributin e tij për të ardhmen e klubit.

Ibrahim Diarra është një mesfushor i majtë, i njohur për aftësitë e tij teknike, kontrollin e shkëlqyer të topit, forcën fizike dhe shkathtësinë, pasi mund të luajë edhe si lojtar krahu. Ai është formuar në akademinë Africa Foot Academy, e cila ka kontribuar në zhvillimin e tij si futbollist.

Në Kampionatin Botëror U-17 të vitit 2023, Diarra ka dhënë një performancë të jashtëzakonshme, duke qenë një udhëheqës i vërtetë i ekipit të Malit, i cili arriti vendin e katërt dhe ka shënuar 5 gola dhe ka realizuar 4 asistime. Suksesi i tij në këtë kompeticion ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, me Barcelonën që e ka bërë blerjen e parë të madhe për të ardhmen e saj.

Barcelona ka theksuar se transferimi i Diarra është një hap tjetër në drejtim të forcimit të ekipit të saj të të rinjve dhe ndihmës për rritjen e futbollistëve të rinj, duke siguruar që ata të zhvillohen në një mjedis të shkëlqyer.

Ky transferim është një hap i rëndësishëm për Barcelonën, e cila vazhdon të investojë në talente të rinj me potencial të madh. Ibrahim Diarra është një lojtar që premton shumë dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e klubit katalanas. Me talentin e tij dhe mundësitë që do të ketë për të luajtur në ekipin e dytë, ai mund të jetë një ndër emrat kryesorë të Barcelona-s në vitet që vijnë.

Përkundër faktit që Barcelona ka marrë këtë nënshkrim, situata te rivalët e Madridit, përkatësisht tek trajneri Carlo Ancelotti, duket më e sigurt. Kontrata e tij deri në vitin 2026 është një siguri për të, megjithatë, presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, pret që Ancelotti të vazhdojë të konfirmojë sukseset në Spanjë dhe në Evropë./UBTNews/

 

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara