Sport

Barazim ndaj Monzës, Interi zhgënjen në transfertë

Published

on

Interi ka dështuar të sigurojë një fitore në transfertë, duke u ndalur në një barazim 1-1 me Monzën në ndeshjen e zhvilluar sot.

Gjatë pjesës së parë, kampionët e Italisë e patën të vështirë të kalonin në avantazh, pavarësisht se ushtruan presion të vazhdueshëm mbi portën e Monzës. Një rast i shkëlqyer për të shënuar u paraqit pas një gabimi të rëndë në prapavijë nga Maldini, kur Dimarco pati mundësinë e artë për të ndihmuar Interin, por nuk arriti të përfitonte siç duhet.

Në fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi francez Thuram kishte një mundësi të mirë për të shënuar me kokë, por nuk ishte në koordinim të mirë, duke humbur kështu mundësinë për të kaluar ekipin e tij në avantazh.

Monza i surprizoi zikaltërit në minutat e fundit të ndeshjes, kur Mota shënoi për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës vendase. Megjithatë, Interi nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi Dumfries barazoi rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes, duke e mbyllur takimin me rezultatin 1-1.

Ky rezultat është një zhgënjim për Interin, i cili kishte pritur të merrte tri pikët në këtë transfertë, por tani duhet të përballet me pasojat e humbjes së mundësisë për të konsoliduar pozitat e tij në krye të renditjes./UBTNews/

 

 

Lajmet

​Prishtina 01 në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve

Published

on

Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina 01 ka shënuar një fitore të madhe të enjten mbrëma ndaj kampionit të Kroacisë, Novo Vrijeme, duke siguruar vendin e tretë në Grupin 4 dhe kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve të futsallit në “Elite Round”.

Pas humbjes së rëndë 19:1 ndaj Sportingu portugez, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, Prishtina 01 reagoi me një paraqitje fantastike dhe triumfoi 7:6 ndaj skuadrës kroate, nikoqire e ndeshjeve të këtij grupi.

Ndeshja e zhvilluar në Makarska u vendos në sekondat e fundit, kur Ramadan Alaj realizoi golin e fitores vetëm një minutë para fundit të takimit. Alaj, një nga lojtarët më të mirë të futsallit në Kosovë, shënoi golin vendimtar për suksesin e kryeqytetasve.

Halim Selmanaj kontribuoi me tre gola, ndërsa Arif Limani, Jeton Rukovci dhe Fitim Krasniqi shënuan nga një gol secili.

Kryeqytetasit do të përballen me Kairat Almaty të Kazakistanit më 1 nëntor, ndërsa Novo Vrijeme do të ndeshet me Sportingun, por pa gjasa për të kaluar tutje. Tri skuadrat e para të çdo grupi avancojnë në “Elite Round”.

Pas dy ndeshjeve të para, Sporting ka siguruar vendin e parë dhe avancimin si lider me gjashtë pikë, ndërsa Kairat Almaty dhe Prishtina 01 janë në luftë për vendin e dytë, secila me nga tre pikë. Novo Vrijeme mbetet në vendin e fundit pa pikë dhe pa mundësi për t’u kualifikuar.

Shorti për fazën e nokaut do të tërhiqet më 6 nëntor, ndërsa finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve të futsallit do të zhvillohet në Pesaro, Itali./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Gjiganti anglezë gati të ofrojë 200 milionë euro për Vinícius Júnior

Published

on

Manchester United është i gatshëm të bëjë një ofertë rekord prej 200 milionë eurosh për të transferuar Vinícius Júnior nga Real Madridi në verën e vitit 2026.

Sulmuesi brazilian po kalon një periudhë të tensionuar në Madrid, ku marrëdhëniet e tij me trajnerin Xabi Alonso nuk janë të mira dhe rinovimi i kontratës së tij është pezulluar.

Kontrata aktuale e Vinícius skadon në vitin 2027, ndaj kjo mund të jetë një nga mundësitë e fundit që Real Madridi të përfitojë financiarisht nga ai.

Sipas raportimeve, edhe pse klubi spanjoll nuk e ka vënë në shitje lojtarin, një ofertë e tillë e lartë mund t’i detyrojë drejtuesit të marrin në konsideratë negociatat.

Nga ana tjetër, Manchester United e sheh brazilianin si lojtarin ideal për të forcuar repartin ofensiv dhe për t’i dhënë skuadrës energji të re. Për ta bërë marrëveshjen të mundur, klubi anglez duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe t’i garantojë Viníciusit një rol kryesor në ekip.

Nëse transferimi realizohet, ai do të ishte një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit dhe do të sillte ndryshime të mëdha si për United ashtu edhe për Real Madridin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Probleme fizike për Yamal, lëndimi në ijë vazhdon ta kufizojë

Published

on

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, pasi që ishte vetëm hija e vetes së tij në “Santiago Bernabeu”, të pranishmit kanë sugjeruar se mund të ketë qenë nën presionin e madh të ndeshjes, dhe se arsyeja kryesore është një dëmtim në ijë që ende po e shqetëson.

18-vjeçari filloi të ndiente shqetësime që në fund të gushtit, por pas grumbullimit me kombëtaren e Spanjës u kthye i dëmtuar.

Ai mungoi për dy javë, u rikthye dhe luajti kundër Real Sociedad dhe Paris Saint-Germain, por më pas u detyrua të qëndronte jashtë fushës edhe për tre javë të tjera.

Sipas “Cadena Cope”, njerëzit pranë Lamine Yamal thonë se ai ende nuk është 100% i rikuperuar, ndërsa burime brenda Barcelonës kanë konfirmuar se lojtari vazhdon të ndiejë shqetësime të lehta.

Në anën tjetër, ish-fizioterapisti i Barcelonës, Miguel Ángel Cos, tha për “Cadena SER” (nëpërmjet “Sport”) se Lamine Yamal “duhet të mësojë të jetojë me këtë dëmtim në ijë”.

Ai shpjegon se nuk bëhet fjalë për një dëmtim klasik muskulor, por për një problem që shpesh shfaqet gjatë periudhës së rritjes, sidomos nëse lojtari ka shtuar masë muskulore gjatë vitit të fundit. Dëmtimi ndodh në pikën ku muskujt abdominalë takohen me ata të kofshës, dhe nëse nuk janë tërësisht të sinkronizuar, shkaktojnë dhimbje.

Nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për këtë, përveç pritjes dhe ndjekjes së rreptë të terapisë fizioterapeutike, duke shmangur “ushtrimet shpërthyese”.

Cos kujtoi se edhe Lionel Messi kishte pasur probleme të ngjashme në dy raste, dhe se stafi mjekësor duhej t’ia ndalonte lojën e “foot-tennis” me Ronaldinhon, pasi argjentinasi jepte gjithçka në ato duele miqësore./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Chelsea synon Panichelli që po shkëlqen në Ligue 1

Published

on

Me nëntë gola në dhjetë ndeshje në Ligue 1, Joaquin Panichelli ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sulmuesi argjentinas, 23 vjeç, është duke shkëlqyer te RC Strasbourg, duke përfshirë së fundmi edhe një performancë të jashtëzakonshme kundër PSG.

Chelsea FC po punon për ta sjellë Panichellin në Londër në afatin e verës. Raportet e klubit londinez me Strasbourg mund ta bëjë transferimin më të lehtë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara