Lajmet

Banka Qendrore dhe IFC nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e Shërbimeve Financiare Digjitale

Published

on

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe Nicolas Marquier, menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor në Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për avancimin e Shërbimeve Financiare Digjitale në vendin tonë. Ky partneritet është në harmoni me Planin Strategjik të BQK-së, i cili ka për qëllim avancimin e digjitalizimit, modernizimin e proceseve dhe infrastrukturën e tregut, në përputhje me Projektligjin për Shërbimet e Pagesave.

Me anë të kësaj Marrëveshjeje, IFC-ja do të mbështesë BQK-në në zhvillimin dhe avancimin e një ekosistemi të qëndrueshëm financiar digjital, i cili jo vetëm që adreson nevojat e tregut vendor, por edhe përputhet me standardet evropiane. Kjo iniciativë është në kuadër të Projektit të Shërbimeve Financiare Digjitale dhe Financave Digjitale të Evropës Qendrore dhe Lindore të IFC-së, i cili ofron shërbime këshilluese për të promovuar rritjen dhe zhvillimin e shërbimeve financiare digjitale në Republikën e Kosovës. Projekti financohet nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), që ka për synim promovimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në vendet partnere.

Për më tepër, ky projekt ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kuadrit rregullator dhe infrastrukturës digjitale për të mundësuar rritjen e sektorit të shërbimeve financiare digjitale (DFS) dhe për të lehtësuar dialogun publiko-privat brenda sektorit. Një aspekt i rëndësishëm i projektit është përafrimi i palëve të interesuara publike dhe atyre private përmes aktiviteteve të shkëmbimit të praktikave dhe të një platforme publiko-private.

“Kjo Marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në planin dhe objektivat tona strategjike për avancimin e digjtalizimit, përmirësimin e infrastrukturës së tregut, rritjen e qasjes në financa dhe promovimin e edukimit financiar. Ne si BQK jemi mirënjohës për mbështetjen e ofruar nga IFC-ja dhe besojmë se ky bashkëpunim do të jetë i dobishëm në avancimin e ekosistemit tonë financiar digjital që nxit inovacionin duke siguruar standarde të qëndrueshme rregullatore”, tha Guvernatori Ismaili, pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje.

BQK-ja është institucioni i parë që përfiton nga ky projekt, që ka filluar në mars të vitit 2024. Qëllimi i projektit është të rrisë pjesën e transaksioneve pa para të gatshme (cashless) në raport me vlerën totale të transaksioneve dhe të lehtësojë financimin për të gjithë rajonin në vlerë prej 45 milionë dollarësh.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të avancojë infrastrukturën e tregut me qëllim të përmbushjes së standardeve evropiane, duke nxitur zhvillime të rëndësishme në financat digjitale për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duke hapur rrugën për integrimin e ardhshëm në tregun financiar evropian.

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Vendi

Haxhiu: Zgjedhja e presidentit është prioritet absolut, refuzojmë pazaret me Ligjin për Specialen

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që zgjedhja e kreut të shtetit të jetë prioriteti kryesor i të gjitha subjekteve politike, duke dalë prerazi kundër kushtëzimeve të PDK-së me ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

Haxhiu theksoi se refuzon çfarëdo “pazari” politik për këtë çështje dhe u bëri thirrje partive që të ulen në bisedime pa parakushte. Sipas saj, vetëm pas zgjedhjes së presidentit do të krijohej hapësira e nevojshme për të trajtuar iniciativat ligjore dhe për të ndërtuar një strategji të përbashkët shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo paralajmëroi se çuarja e vendit në zgjedhje të reja nuk do ta zgjidhte ngërçin, por vetëm do ta rikthente të njëjtin problem, duke dëmtuar stabilitetin e institucioneve të Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Deputetët e PDK-së lëshojnë mbledhjen e Komisionit: Ligji për Specialen të jetë prioritet absolut

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e bojkotit të PDK-së në komisionet parlamentare, e cila kërkon që Kuvendi të mos vazhdojë me punë rutinore pa u proceduar paraprakisht ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja Musliu theksoi se Kuvendi nuk guxon të jetë indiferent ndaj kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin dhe në mërgatë, duke nëvizuar se asnjë çështje tjetër nuk duhet të ketë përparësi para këtij ligji.

Këtë qëndrim e mbështeti edhe deputeti Demaku, i cili u shpreh se projektligji për Dhomat e Specializuara është prioriteti numër një dhe se të gjitha temat e tjera mund të presin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara