Lajmet

Banka Botërore: Corona ka lënë pasoja të rënda në shkollim

Corona ka pasur një ndikim shumë më negativ në shkollim se mendohej.

Published

on

Studimet e fundit zbulojnë gjëra të frikshme: Në mbarë botën pandemia Corona ka pasur një ndikim shumë më negativ në shkollim se mendohej. Vajzat dhe fëmijët me të meta më të prekurit.

Edhe 21 muaj pas shpërthimit të pandemisë, shkollat ​​për miliona fëmijë mbetën të mbyllura, paralajmëron Banka Botërore në raportin më të ri për pandeminë Corona. “Disa nuk do të shkojmë më ndoshta kurrë në shkollë.” Kjo humbje e mësimeve për shumë fëmijë është “moralisht e papranueshme”.

Indien | Wiedereröffnung von Schulen

Si pasojë konkrete,përqindja e fëmijëve që nuk janë në gjendje të lexojnëdhe kuptojnë një tekst të thjeshtë deri në moshën dhjetëvjeçare mund të rritet në pothuajse 70 përqind, thuhet në raportin e Bankës Botërore. Para pandemisë, kjo përqindje ishte rreth 50 përqind, për shkak të mundësive të dobëta për shkollim në shumë vende.

17.000.000.000.000 $

Ekspertët financiarë të agjencisë së specializuar të OKB-së supozojnë se fëmijët e prekur nga mbyllja e shkollave do të humbasin gjithsej rreth 17 trilionë dollarë gjatë jetës së tyre. Vitin e kaluar Banka Botërore i kishte vendosur këto humbje financiare të pritura në dhjetë trilion dollarë, që do të thotë se rritja e humbjeve të pritura gati është dyfishuar.

Indien | Wiedereröffnung von Schulen

Studimet e tyre treguan gjithashtu se fëmijët më të varfër dhe me aftësi të kufizuara janë shumë më të prekur nga mësimet e humbura sesa të tjerët. Mesatarisht atyre u është ofruar mundësia e kalimit në mësimin në distancë dukshëm më rrallë. Edhe vajzat, në përgjithësi, ishin ndër humbëset më të mëdha në aspektin mësimor nga pandemia.

Qeveritë në mbarë botën kanë marrë mbështetje ekonomike prej trilion dollarësh për të mbrojtur ekonomitë e tyre nga kriza e Coronës. Por vetëm më pak se tre për qind e këtyre fondeve janë futur në shkollim, ankohen ekspertët e Bankës Botërore.

Continue Reading

Lajmet

PDK vazhdon protestën para Qeverisë dhe i kërkon Deharit thirrjen e seancës konstituive

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur edhe nga kolegët e Aleancës, kanë vazhduar sot bllokimin dhe protestën para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit.

Kësaj proteste sot i janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë të PDK-së nga Komuna e Ferizajt dhe Hani i Elezit, duke zgjeruar kështu pjesëmarrjen me struktura nga terreni.

Paralelisht me aksionin para Qeverisë, PDK i ka dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Deharit, që të thërrasë sot në orën 11:00 vazhdimin e seancës.

Përmes një shkrese të nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku, i është rikujtuar Deharit se roli i tij është i përcaktuar strictly nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, duke kërkuar që të mos pengohet më tej procesi i konstituimit të institucioneve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Published

on

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, kërkesa është bërë më 28 gusht 2026, në bazë të kompetencave ligjore të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 24 gusht 2026, ka nxjerrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.

Raporti i kërkuar pritet të përfshijë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë trajtimit të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 23:41, ku ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti për të Mitur, njësitet e Policisë, hetuesit, krim-teknika dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për ekzaminime dhe marrjen e provave materiale.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë”, njofton organit i ndjekjes.

Prokuroria Themelore në Prizren bëri të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin dy pushkë gjuetie dhe 82 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij përmes një dritareje dhe kanë vjedhur armë dhe municion.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Murat Rashica”.

Sipas Policisë, nga shtëpia janë vjedhur dy pushkë gjuetie me leje dhe 82 fishekë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara