Lajmet

Bamir Topi: Berisha, një “zombi” që lëviz në terrenin politik shqiptar, u ekzekutua nga aleati kryesor

Kush do të mbijetojë Basha apo Berisha?

Published

on

Zhvillimet në Partinë Demokratike kanë kapluar interesin e publikut ditët e fundit, me vendimin e Bashës për të përjashtuar liderin historik të demokratëve, Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Cila do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe të djathtës në përgjithësi? Për të folur për këto çështje ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Dita Jonë në A2 CNN ish-presidenti, Prof. Dr. Bamir Topi.

“Ngjarjet në PD nuk janë të papritura”

“Unë i shoh me një sy realist dhe për më tepër kur t’i e pret këtë situata e kam parë me shumë gjakftohtësi. Shoh një precipitim të asaj që ka nisur prej vitesh. Ky është involucion. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për anën sasiore, por kur ikën pjesë më cilësore, unë mendoj se duhet parë drama se si po precipiton kjo e djathtë. Këtu nuk kam parasysh vetëm bindjet ideologjike, por kam parasysh që një vend demokratik duhet të ketë një ekuilibër mes mazhorancës dhe opozitës, kur krijohen distanca të mëdha vritet shpresa”.

Vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës

“Unë kam menduar se Bash dhe Berisha do të gjenin një kompromis prej kohësh për një dalje të butë, por psikoza ishte ndryshe, sikur Basha pengohej nga Berisha në punën e tij. Këtë e kam përdorur edhe unë. Basha është produkt i Berishës, nga vitit 2005, në rrethana shumë të mistershme katapultohet. Në vitin 2013, gara është vrarë. Këtu influenti ka qenë Berisha”.

“Basha ka luajtur me alibinë që nuk është i lirë””

Kam ndjerë një keqardhje të madhe kur në zgjedhjet e 25 prillit pamë Berishën që jo vetëm ishte në listë, por ndodhi ashtu siç ai thoshte, do ta takojë për ta caktuar vendin kudo të jem. Është krijuar ideja se ky vendos. Basha ka pasur momente që në mënyrë elegante mund t’i kishte thënë stop. Nëse se ke këtë fuqi, atëherë ik. O je, o nuk je. Ai ka luajtur me alibinë që nuk është i lirë. Problemi është se të gjithë atje kanë qenë viktimë të kësaj bindje të kthyer në psikozë.

“Ndjesa e Berishës nuk vlen, ka mungesë sinqeriteti

Ndjesa e Berishës nuk vlen. Kjo ndjesë asnjëherë nuk është e sinqertë. Njeriu mund ta përdorë ndjesën edhe kur është në hall të madh. Berisha e ka njohur Bashën nga viti 2005. Naiviteti nuk shkon ose abuzivizmi me misionin publik. Situata vazhdon të ketë mungesë sinqeriteti, nga i pari tek i fundit”.

Do ecim përpara kur të shikojmë mbrapa”

“E kam fjalën për disa lëvizje politike që janë bërë në të kaluarën dhe lidhen me lëvizjet kushtetuese të vitit 2008, kur ka nisur edhe përplasja ime me PD. Aty do të shikoni si ka degjeneruar historia e ekuilibrave institucionale në Shqipëri. Partitë politike janë bërë pronë e kryetarëve. Mendimi nuk debatohet, por gjithçka emërohet. Kur një parti varfërohet, krahu tjetër forcohet shumë dhe diferenca rritet”.

“Nëse do të ishit pjesë e PD, a do të kishim arritur në këtë pikë?

“Ti mundohesh, por a gjen terren? Po ndodh një situatë shumë interesante. Berisha, pas kaq vitesh me këtë metodologji, është i pafuqishëm për të bërë luftën brenda institucionit që e themeloi vetë. Me atë lloj strukturash, me atë lloj kryetari autoritar, nëse është vendosur për t’u larguar do të largoheshe, ose do të kishte nënshtrim, pasi në një moment do të thyheshe. Rasti im është ndryshe. Unë jam larguar në vitin 2007 kur jam bërë president. Më pas ishte një vazhdim i një pasioni që unë kisha për politikën”.

“Me këtë kryetar, PD nuk ka pikë shprese”

“Unë nuk kam pasur rast të bëjë analizë mbi deputetët, por unë shoh fytyrën e kryetarit, shoh përfaqësuesin e tyre. Duke njohur kryetarin, nuk ka pikë shprese. Kjo është një gjë e provuar. Ka shumë hipokrizi brenda, pandershmëri, ka shumë egoizëm. Ky vend është në këmbët e këtij që është sot në pushtet, jo në këmbët e opozitës. Shqipëria është totalisht në këmbët e mazhorancës dhe kjo është dramatike. Unë nuk bëj me faj Edi Ramën, në sytë e mi është i falur. Pas 8 vitesh ti shkon në mandatin e tretë dhe thua do fitojmë mandatin e katërt, problemi nuk është tek ty, por te opozita”.

Kush do të mbijetojë Basha apo Berisha?

“Nuk jam cinik, por është në terma politik. Sot, beteja e Berishës është betejë postmortum, është një zombi që lëviz në terrenin politik shqiptar, pasi është ekzekutuar politikisht nga aleati i tij kryesor. Sa vjen dhe drama e tij zgjerohet. Në këtë periudhë të vetmisë politike, ai kërkon të ndjehet me njerëz edhe pse e di shumë mirë që përballë ka një mur të madh, i cili nuk është Basha. Basha, nga partnerët, nuk ka besueshmëri. Këtu do të kemi një përballje shumë të çuditshme”.

Continue Reading

Lajmet

Gjithçka gati për “Marshin për Liri”

Published

on

By

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë përfunduar përgatitjet e fundit për “Marshin për Liri”, i cili nis sot në orën 14:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, raporton Ekonomia Online.

Nga platforma “Liria Ka Emër” kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, ndërsa marshi zhvillohet para shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale, të paralajmëruar për 16 shtator.

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se bazuar në interesimin dhe gatishmërinë e qytetarëve, pritet që marshi të jetë masiv.

“Marshi me siguri do të jetë shumë masiv, edhe në bazë të asaj se çka kemi parë në terren edhe entuziazmit edhe gatishmërisë së njerëzve, në thirrjen tonë qytetare që të marshojnë për liri nën moton ‘Kosova po pret’”, tha ai.

Tasholli ka bërë të ditur se në sheshin “Skënderbeu” janë duke u përfunduar detajet e fundit të përgatitjeve, ndërsa bina tashmë është gati për nisjen e aktivitetit.

“Tashmë e shihni, bina është gati, në përfundim janë do të thotë detajet e fundit, që e rrumbullakësojnë edhe nisjen e këtij marshi qytetar, që ka për qëllim të përçojë një mesazh shumë të rëndësishëm, që Kosova me të vërtetë po pret, po i pret çlirimtarët në shtëpinë e tyre”, tha Tasholli.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të nisen më herët drejt Prishtinës, në mënyrë që në orën 14:00 të përcillet mesazhi i organizatorëve.

“Po, i ftoj le të vijnë sa më herët, Prishtina e ka zemrën e madhe, po i uron mirëseardhje të gjithë qytetarëve të saj, edhe le të nisen sa më herët sepse është shumë e rëndësishme që sot të përçojmë një mesazh bashkë në ora 14:00, që Kosova po pret. Jemi duke i pritur të gjithë”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën thirrje Hamzës për takim, do ta votojmë një deputet të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë një deputet të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Ai ka kërkuar që emrat e kandidatëve të diskutohen në takimet mes partive dhe ka thënë se ende nuk është tepër vonë për të arritur marrëveshje.

“Ne medoemos një deputet të PDK-së do ta votojmë për nënkryetar të Kuvendit. Ne medoemos një deputet ose deputete të LDK-së do ta votojmë për nënkryetar të Kuvendit”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se dëshiron të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar emrat e kandidatëve.

Ai e ka cilësuar si të keqardhshme braktisjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se sot është humbur një mundësi për përmbylljen e tij.

“Jemi vonë, por nuk është tepër vonë. Nëse e bëjmë këtë të dielën, megjithatë do të konsiderojmë që përgjithësisht dhe së bashku ishim të suksesshëm”, ka deklaruar Kurti./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Avokati: Kërkojmë shpalljen të pafajshëm të Fazliut, të akuzuarit s’u intervistuan nga ZPS-ja

Published

on

Avokati i Fadil Fazliut, David Young ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të Fadil Fazliut.

“Kërkojë me respekt që verdikti në këtë rast të korrigjohet dhe të jetë në përputhje me detyrën publike që është pafajësia e z.Fazliu”, tha Young.

Ai tha se gjatë ngritjeve të akuzave në këtë çështje, Prokuroria nuk ka intervistuar asnjëherë të dyshuarit.

 “Pjesa më e madhe e këtyre personave, e këtyre të akuzuarve nuk janë intervistuar asnjëherë. Besoj që z.Kilaj mund të ketë qenë para shumë shumë vitesh por pjesa më e madhe e të akuzuarve nuk janë intervistuar asnjëherë nga Prokuroria. Pra, mund të nxjerrim deduktimin nga kjo që Prokuroria ka marrë qasjen strategjike për të mos i intervistuar ata. Për të mos i intervistuar këta persona lidhur me pretendimet dhe a është kjo mënyrë  e drejtë për të filluar hetimet ap ngritur akuzat?! Unë besoj që jo. Unë thgem qartësisht që nuk është kështu”, tha David Young.

Young parashtroi se Fadil Fazliu duhej të paktën që të intervistohej por atij nuk iu dha mundësia të thoshte atë që kishte për të thënë.

“Nga përvoja juaj e gjerë i nderuar gjykatës ju e dini që normalisht ju jepet prokurorëve dhe hetuesve mundësia për pyetjet që do i bëjnë dëshmitarit për pretendimet dhe lidhur me provat. Në të njëjtën mënyrë, intervista I jep mundësinë të dyshuarit që të jep përgjigjet e tij ndaj pretendimeve që ngrihen kundër tij. Ndonjëherë është mënyrë e mirë për të vërtetuar provat dhe për të verifikuar pretendimet dhe për të parë se si personi përgjigjet”, tha ai.

David Young tha se kjo është mënyrë e duhur për të verifikuar provat nga mënyra se si përgjigjet I dyshuari.

“Por pas intervistave, është praktikë e zakonshme për prokurorët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë që të marrin vendimin se nëse do të vazhdojnë më tej ndjekjen kundër të dyshuarit, të ngrenë akuza ndaj tij dhe kjo mund të varet nga ajo që është thënë gjatë intervistës apo jo”, tha ai.

Me kaq përfundoi fjalën përfundimtare mbrojtja e Fadil Fazliut për të vazhduar më pas me mbrojtjen e Hajredin Kucit e përfaqësuar nga avokati Alexander Admiral./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Avokati i Kuçit: ZPS-ja ndërtoi teorinë e saj mbi gabime në përkthim

Published

on

Alexander Admiral, avokat i Hajredin Kuçit, tha se Prokuroria ka ndërtuar teorinë e saj për Hajredin Kuçin mbi transkripta të përkthyera gabim dhe sipas tij versioni i korrigjuar dëshmon tjetër gjë.

Ai tha se Prokuroria ka hetuar Kuçin për më shumë se dy vjet duke kontrolluar shtëpinë e tij, telefonin, kompjuterin dhe mesazhet e tij. 

Ai tha se pas gjithë kësaj, provat e Prokurorisë mbështetën vetëm në një mesazh dhe në një bisedë e regjistruar pas të cilës asnjë dëshmitar nuk është kontaktuar dhe asgjë nuk është ndërmarrë si veprim.

Admiral tha se Prokuroria i ka thënë gjyqtarit të procedurës paraprake se Kuçi i kishte shkruar këto fjalë “Mik, ai të përgëzon për profesionalizimin, idetë e qarta, për vendin, luftën dhe guximin tënd! Bravo!”.

Sipas avokatit, me frazën “ai”, Prokuroria e ndërtoi teorinë e saj dhe në fjalën hyrëse kishte thënë që Kuçi i kishte përcjell përgëzimet e një personi të paemëruar duke shtuar se idetë e atij personi të paemëruar ishin të Fazliut.

“Kjo teori ishte e gabuar. Njësia e përkthimit tani ka dhënë përkthimin e duhur. Mesazhi lexon: Mik, ju përgëzoj unë (veta e parë). Z. Kuçi pra vetë. Nuk ka person të emëruar. Nuk ka mesazh nga askush”, tha Admiral.

Admiral tha se mbrojtja nuk e mohon faktin që është dërguar një mesazh por korrigjimi i përkthimit e ndryshon kuptimin e atij mesazhi.

“Hiqet pretendimi se z.Kuci ka shërbyer si lajmës. Gjithashtu nuk është më e vlefshme baza mbi të cilën është mbështetur Prokuroria për të thënë se ka pasur një plan më të gjerë për të ndërhyrë ndaj dëshmitarëve. Ky nuk është një ndryshim i vogël. Ndryshon kuptimin dhe peshën e mesazhit”, tha ai.

Admiral tha se ky mesazh ishte dërguar nga Kuçi tek Mustafa dhe se ky i fundit e kishte dhënë intervistën përpara se t’i dërgohej mesazhi.

 Sipas tij, deklaratat e Mutafës në Hagë ishin paraqitur në media dhe se Kuçi e pa se çfarë u tha dhe thjesht ia dërgoi dy fjali shokut të tij prej 30 vjetësh./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara