Sport

Ballkani u mposht nga Trepça 89’, reagon Daku

Published

on

Ballkani dje u mposht nga Trepça 89’ me rezultat 4-3 pas një përmbysjeje spektakolare të vendasve nga 0-3 në 4-3.

Pas humbjes, reagoi sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili tha se ndihet krenar që është pjesë e Ballkanit.

“Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, ekipi më i mirë në qytet!!!! I lumtur me golin tjetër, i irrituar me këtë humbje, por do të kthehemi mos u shqetësoni”, ka shkruar Daku në Facebook.

I’am happy to be part of this team,the best team in town!!!! Happy with the another goal,frustrated with this defeat,but we will be back don’t worry 🤫

Posted by Mirlind Daku on Sunday, October 25, 2020

Aktualitet

Lajm historik për futbollin e Kosovës

Published

on

Me sloganin “Making Kosovo Heroes”, një nga akademitë më të njohura të futbollit në botë, S.L. Benfica, hap shkollën e saj të futbollit në Prishtinë.

Me shumë emocion ju njoftojmë për një arritje dhe një lajm të mrekullueshëm për botën e sportit në Kosovë!

Në mars të vitit 2026 do të inaugurohet Shkolla e Futbollit S.L. Benfica, një nga akademitë më prestigjioze të futbollit në botë, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për futbollin në vendin tonë. Kjo do të jetë shkolla e parë nga disa që do të hapen në rajon, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë të këtij projekti.

Shkolla e Futbollit Benfica do të zhvillohet në partneritet me UBT-në, respektivisht në Prishtinë, një nga kryeqytetet më dinamike dhe më të gjalla në rajon.

Kjo akademi jo vetëm që do të sjellë njohuri dhe ekselencë në fushën e futbollit, por do të krijojë gjithashtu mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës, duke u ofruar atyre një platformë për të zhvilluar talentin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre sportive.

Marrëveshja u formalizua në frymën e entuziazmit dhe miqësisë ndërmjet dy institucioneve, përmes një ceremonie të organizuar në Klubin Benfica në Lisbonë. Ajo u nënshkrua nga Drejtori i Zgjerimit Ndërkombëtar të Benfica-s, z. Bernardo Faria de Carvalho, dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Kjo akademi do t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të mësuar nga trajnerë të njohur dhe të përkushtuar, me qëllim arritjen e standardeve që kërkon niveli i futbollit evropian për grupmoshat 4-16 vjeçare.

Për të siguruar mbikëqyrjen e projektit, klubi do të dërgojë një ekip koordinatorësh dhe trajnerësh që do të qëndrojnë në Prishtinë, për të monitoruar nga afër dhe për të zbatuar programin në përputhje me standardet më të larta.

Ky është një lajm i madh për të gjithë ne — për të gjithë ata që e duan sportin, dhe veçanërisht për fëmijët e talentuar. Ky projekt do të kontribuojë në zhvillimin e futbollit vendor dhe do të forcojë imazhin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shkolla e Futbollit Benfica në Kosovë synon të bëhet një qendër ekselence për zhvillimin e atletëve të rinj, duke ofruar kushte sportive të cilësisë së lartë që do t’u mundësojnë atyre të përparojnë sipas strategjisë dhe metodologjisë së zhvillimit të Benfica-s.

Me një fokus të veçantë në zhvillimin e futbollit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në prag të Kupës së Botës 2030, S.L. Benfica po forcon strategjinë e saj për të rritur praninë në Kosovë dhe për të mbajtur lidhje me një brez të ri talentesh.

Ky zgjerim gjithashtu synon forcimin e marrëdhënieve të klubit me tifozët rajonalë dhe thellimin e ndikimit të futbollit në vend në prag të këtij eventi madhor.

 

Benfica Campus në Kosovë, përveç angazhimit të saj të drejtpërdrejtë në Prishtinë për zbulimin e talenteve të rinj, do të ofrojë një gamë programesh të dizajnuara për të integruar dhe zhvilluar të gjitha aftësitë dhe njohuritë që kërkon futbolli modern, duke i kombinuar ato me:

  • Kampet e trajnimit të ekipeve – Prishtinë
  • Kampet në Benfica – Lisbonë
  • Kampet e trajnimit elitar – Prishtinë & Lisbonë
  • Turne ndërkombëtare të futbollit për të rinjtë – Evropë dhe SHBA
  • Edukim dhe certifikim të trajnerëve

Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të bashkohen me ne në këtë rrugëtim të bukur, sepse futbolli në Kosovë po hyn në një dimension të ri! Ky është vetëm fillimi, dhe jemi të bindur se shumë talente do të lindin nga Shkolla e Futbollit Benfica në Prishtinë, e cila padyshim do të jetë një histori suksesi që do ta bëjë Kosovën krenare.

Continue Reading

Sport

Nora Gjakova në mesin e kampioneve botërore e olimpike në Romë

Published

on

Kampionia olimpike nga Kosova, Nora Gjakova, po merr pjesë në Akademinë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) që po mbahet në Romë të Italisë.

Siç shkruan Federata e Xhudos në Kosovë, Gjakova ka përfunduar me sukses pjesën teorike të shkollimit dhe tashmë po ndjek pjesën praktike të trajnimit, përkrah kampioneve të tjera botërore e olimpike, nën udhëheqjen e Daniel Lascau.

Kjo akademi ka për qëllim licencimin dhe ngritjen profesionale të trajnerëve të xhudos në nivel ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Sport

Skandal në Maqedoninë e Veriut, klubi shqiptar suspendohet nga të gjitha ligat!

Published

on

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”.

Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh.

Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare.

Ajo që ka tronditur opinionin sportiv është fakti se për suspendimin e klubit ka votuar edhe anëtari shqiptar i bordit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mbrojtjen e interesave të sportit shqiptar dhe të vetë klubit që përfaqëson një traditë të gjatë në basketbollin e Shkupit.

Me këtë vendim, KB “Shkupi” përjashtohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare të Federatës, gjë që pritet të shkaktojë pasoja të mëdha për lojtarët, trajnerët dhe komunitetin sportiv shqiptar në vend.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra në opinion, ku kërkohet urgjentisht rishikimi i vendimit dhe ndërhyrja e institucioneve përkatëse për të shmangur një dëm të pariparueshëm për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut./S.K/EO/MK/

Continue Reading

Lajmet

Mbyllen të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve, fitojnë favoritët

Published

on

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi fitoi në ndeshjen kryesore sonte ndaj Juventusit me rezultat minimal 1:0.

Fitore të thellë realizoi Bayern Munich që mposhti 4:0 ekipin belg, Club Brugge.

Fitore 5:1 realizuan Chelsea ndaj Ajax dhe Liverpool ndaj Eintracht Frankfurt./S.K/EO/

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara