Sport

Ballkani në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Golat për suharekasit u shënuan nga Albion Rrahmani, tri sosh, Leonit Abazi kontribuoi me dy gola dhe Ermal Krasniqi me një.

Published

on

Kampioni i Kosovës e mposhti mbrëmë La Fioritën me rezultat të pastër 6 me 0, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Me rezultat të përgjithshëm, 10 me 0, Ballkani kualifikohet tutje në raundin e tretë në këtë kompeticion.

Golat për suharekasit u shënuan nga Albion Rrahmani, tri sosh, Leonit Abazi kontribuoi me dy gola dhe Ermal Krasniqi me një.

Rrahmani me këtë hat-trick hyri në historinë e futbollit kosovar pasiqë është futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që shënon tri gola në një ndeshje evropiane. /UBTNews/

Sport

Ylber Ramadani ftohet nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Published

on

By

Mesfushori Ylber Ramadani është ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Ftesën e përzgjedhësit Rolando Maran e ka bërë të ditur të martën klubi i Ramadanit, Çorum.

“Lojtari ynë Ylber Ramadani është ftuar nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka njoftuar klubi turk.

Shqipëria garon në Grupin 1 të Ligës C. Kuqezinjtë më 26 shtator presin Bjellorusinë në Tiranë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë për t’u përballur me San Marinon.

Në këtë grup bën pjesë edhe Finlanda.

Ramadani, 30-vjeçar, deri më tani ka zhvilluar 50 paraqitje me fanellën e kombëtares së Shqipërisë.

D.L

Continue Reading

Sport

Dembele zbulon tre favoritët e tij për Topin e Artë

Published

on

By

Ousmane Dembele ka zbuluar tre zgjedhjet e tij kryesore për Topin e Artë, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Khvicha Kvaratskhelia.

Sulmuesi francez, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2025 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në, shënoi 35 gola dhe regjistroi 16 asistime në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25.

Përveç trofeut prestigjioz individual, Dembele fitoi edhe disa çmime të tjera, përfshirë atë të “Lojtarit të Sezonit” në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, francezi nuk e sheh veten në mesin e favoritëve për ta fituar sërish Topin e Artë. Para publikimit të listës së kandidatëve, Dembele u pyet nga France Football, organizatori i çmimit, për tre lojtarët që ai i konsideron më të mirët.

“Kvara dhe Harry Kane, të cilët patën një sezon shumë, shumë të mirë, dhe mendoj se Kylian Mbappe”, deklaroi Dembele.

29-vjeçari refuzoi të përfshinte veten në listën e tij, duke theksuar se preferon të vlerësojë bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij.

“Unë? Oh jo, unë kurrë nuk e përfshij veten në çështje të tilla. Nuk votoj fare për veten time. Nëse do të isha unë ai që do të fliste, nuk do të votoja për veten time”, tha ai.

Dembele më pas përmendi edhe disa emra të tjerë që, sipas tij, e meritojnë të jenë në garë për çmimin prestigjioz.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Michael Olise mund të ishte në listë, sepse pati një sezon të mrekullueshëm dhe ishte lojtari më i mirë në ligën gjermane. Po ashtu, Lamine Yamal, Fabian Ruiz dhe Pacho”, shtoi ai.

Në fund, Dembele veçoi bashkëlojtarin e tij te PSG-ja, William Pacho, duke kërkuar që mbrojtësi ekuadorian të mos anashkalohet.

“E harrojmë këtë të fundit, Pacho. Shpresoj të mos e harrojmë këtë vit, sepse e meriton”, përfundoi ylli francez.

D.L

Continue Reading

Sport

Gjilani – Ballkani, derbi i xhiros së pestë

Published

on

By

Me përballjet Drenica – Prishtina dhe Vushtrria – Llapi nis xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja ndeshjet zhvillohen të martën, me fillim nga ora 16:00.

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në Gjilan, ku të mërkurën skuadra e Gjilanit pret Ballkanin në stadiumin me bari sintetik.

Po të mërkurën, Drita do të udhëtojë në Drenas, ku përballet me Feronikelin ’74.

Xhiroja e pestë mbyllet me duelin ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës, i cili zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

D.L

Continue Reading

Sport

Vojvoda luan tërë ndeshjen në humbjen e Udineses ndaj Lazios

Published

on

By

Mërgim Vojvoda e ka luajtur tërë ndeshjen për Udinesen, e cila të hënën mbrëma u mposht 2:1 në shtëpi nga Lazio, në kuadër të javës së tretë të Serie A.

Mbrojtësi kosovar ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Udinese kaloi në epërsi në minutën e 49-të, por Lazio reagoi në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 75-të, ndërsa golin e fitores e shënuan në minutën e 88-të për tri pikë të plota.

Pas kësaj fitoreje, Lazio është në kuotën e nëntë pikëve, aq sa kanë edhe Roma dhe Interi.

Ndërkohë, Udinese mbetet me katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara