Sport

Ballkani me përmbysje të rezultatit e mposhti Malishevën

2 me 3 ishte rezultati final i ndeshjes.

Published

on

Ballkani shënoi fitore 3 me 2 kundër Malishevës, në ndeshjen e sotme në stadiumin “Liman Gegaj”. Kjo përballje ishte në kuadër të xhiros së parë në Albi Superligë.

Nikoqirët e filluan furishëm ndeshjen pasiqë në minutën e parë ishte mesfushori Agon Xhaka ai që shënoi për 1-0 nga pika e bardhë, për të barazuar Ermal Krasniqi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Krasniqi ishte ai që shënoi përsëri në minutën e 57′ për t’i dhënë epërsi skuadrës së tij 1 me 2, pas asistimit të Albion Rrahmanit.

Meriton Korenica realizoi një gol të bukur në minutën e 74′ për të thelluar epërsinë në 1 me 3.

Rezultatin final të ndeshjes e vulosi Behar Maliqi, i cili shënoi në minutat shtesë për 2 me 3.

Ndeshjen e radhës Ballkani e pret Gjilanin në shtëpi kurse Malisheva udhëton te Llapi./UBTNews/

Sport

Rekordi i Chris Waddle mund të thyhet nga Granit Xhaka

Published

on

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, kërkon të thyejë një rekord të klubit kur të udhëheqë skuadrën e tij kundër Manchester United këtë fundjavë.

Sunderland do të përballet me “Djajtë e Kuq” në një nga dy ndeshjet e Ligës Premier që luhen të shtunën në orën 15:00, duke shpresuar të vazhdojnë formën e mirë me të cilën kanë nisur sezonin e ri.

Historikisht, gjashtë skuadrat e fundit që ngjiten nga Championship janë rikthyer menjëherë në ligën e dytë, por Sunderland, së bashku me Leeds United dhe Burnley, po tregojnë se mund të jenë më të qëndrueshme në sezonin 2025/2026.

Nën drejtimin e trajnerit Regis Le Bris, Sunderland ka regjistruar vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit, duke mposhtur West Ham United, Brentford dhe Nottingham Forest, si dhe duke barazuar me Crystal Palace dhe Aston Villa.

Që nga fitorja ndaj Brentford më 31 gusht, Xhaka ka dhënë asistim në tre ndeshje radhazi. Nëse shënon tjetër asistim kundër Manchester United, mesfushori dhe ish-lojtari i Arsenalit do të bëhej lojtari i parë i Sunderland që regjistron katër asistime radhazi që nga viti 1997.

I fundit që e arriti këtë ishte Chris Waddle, i cili iu bashkua Sunderlandit në mars 1997, pas një karriere te rivalët Newcastle United.

Waddle luajti shtatë ndeshje në kampionat me fanellën kuqebardhë, një shifër që Xhaka do ta barazojë këtë fundjavë nëse aktivizohet. Megjithatë, Waddle shënoi një gol dhe dha asiste në ndeshjet kundër Nottingham Forest, Newcastle, Liverpool dhe Middlesbrough.

Ai i’u bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkusen gjatë afatit kalimtar të verës dhe ka pasur ndikim te skuadra e sapongjitur në elitë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron 20 për qind bursë në programin Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik për punonjësit shëndetësorë dhe sportistët

Published

on

UBT po ofron një mundësi shumë të vlefshme për profesionistët e fushës së shëndetit dhe sportit. Me bursën prej 20 për qind në programin Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik, punonjësit shëndetësorë dhe sportistët kanë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre akademike, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë nga një qasje e avancuar multidisiplinare për të adresuar sfidat komplekse të shëndetit dhe mirëqenies.

Ky program është i konceptuar për të integruar në mënyrë të balancuar aktivitetin fizik, sportin, ushqyerjen dhe stilin e jetës, duke u fokusuar në promovimin e shëndetit personal, parandalimin e sëmundjeve kronike dhe rehabilitimin pas gjendjeve të ndryshme shëndetësore.

Qëllimet kryesore të programit përfshijnë:

  • Edukimin e avancuar mbi përfitimet e aktivitetit fizik dhe sportit për shëndetin publik.
  • Zhvillimin e qasjeve të bazuara në prova për menaxhimin e sëmundjeve kronike, promovimin e mirëqenies mendore dhe fizike, si dhe përfshirjen e të gjitha grupmoshave në programe të përshtatura shëndetësore.
  • Përgatitjen e profesionistëve për të dizajnuar dhe zbatuar programe të personalizuara shëndetësore sipas kushteve, popullatës dhe nevojave sociale.
  • Promovimin e kohezionit social përmes sportit dhe aktivitetit fizik, duke kontribuar edhe në qëndrueshmërinë komunitare në kohë krizash apo emergjencash.
  • Nxitjen e kërkimeve shkencore dhe inovacionit në shkencat e sportit, rehabilitimit dhe shëndetit publik.

Studentët e këtij programi do të fitojnë:

  • Njohuri të thelluara për analizimin e profilit shëndetësor të popullatave dhe treguesve vitalë, si jetëgjatësia dhe prevalenca e sëmundjeve.
  • Aftësi praktike për të hartuar, zbatuar dhe monitoruar programe të aktivitetit fizik për grupe të ndryshme moshe dhe gjendjesh shëndetësore.
  • Ekspertizë në përdorimin e metodave moderne të stërvitjes dhe rehabilitimit, të përshtatura për individë me nevoja të veçanta.
  • Kompetenca për të vlerësuar kritikisht hulumtimet shkencore, duke siguruar qasje të bazuara në prova për përmirësimin e shëndetit publik.

Programi Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik në UBT është ndërtuar sipas kurrikulave bashkëkohore dhe standardeve ndërkombëtare, me mundësi për specializime në fusha si:

  • Aktiviteti fizik për grupmosha të ndryshme dhe të moshuarit,
  • Aktiviteti fizik në sëmundje kronike dhe paaftësi,
  • Ndërmjetësimi dhe kohezioni social përmes sportit,
  • Kërkim shkencor dhe inovacion në shëndet dhe sport.

Nëpërmjet kushteve moderne laboratorike, stafit akademik me përvojë ndërkombëtare dhe mobiliteteve studimore në universitete partnere evropiane, UBT garanton një eksperiencë të plotë akademike dhe profesionale.

UBT synon që përmes këtij programi të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve që do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së jetës, përmirësimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e sportit dhe rehabilitimit në Kosovë dhe rajon.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për të qenë pjesë e këtij programi inovativ në Shëndet dhe Aktivitet Fizik.

Continue Reading

Sport

​Silvinjo publikon listën e Shqipërisë për përballjen me Serbinë

Published

on

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.

Lista e plotë e publikuar:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndeshja miqësore Shqipëri- Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

Published

on

FIFA ka prezantuar topin zyrtar të Kampionatit Botëror 2026, i cili do të quhet TRIONDA.

Emri i tij, që në spanjisht do të thotë “tre valë”, simbolizon tri vendet organizatore: Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.

Dizajni i topit është i gjallë me ngjyrat kuqe, jeshile e blu, duke nderuar vendet nikoqire. Ai përmban gjithashtu simbole kombëtare, gjethe panje për Kanadanë, shqiponjën për Meksikën dhe yllin për SHBA, si dhe elementë të artë që kujtojnë trofeun e Kupës së Botës.

TRIONDA ka një strukturë inovative me katër panele, që ofrojnë stabilitet optimal gjatë fluturimit, si dhe teknologjinë e avancuar të topit të lidhur me një çip sensor 500Hz, i cili ndihmon gjyqtarët në vendime të rëndësishme, përfshirë rastet e pozitës jashtë loje.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshkroi topin si të bukur dhe simbol të unitetit e pasionit të vendeve nikoqire, duke shtuar se mezi pret ta shohë në fushë.

Botërori 2026 do të mbahet për herë të parë në tre shtete, me shortin final që do të zhvillohet më 5 dhjetor 2025 në Uashington./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara