Sport

Ballkani i kthehet fitores, mposht Drenicën dhe rrëmben pozitën e parë në tabelë

Publikuar

Ballkani ka fituar në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Kosovës.

Therandasit i janë kthyer fitores në kampionat, duke shfrytëzuar terrenin vendas për të marrë një fitore ndaj Drenicës, e cila i ngrit në vendin e parë të tabelë. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Ishte sulmuesi anësor, Arbër Hoxha, i cili në minutën e 42-të shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, loja e karakterizua me dy fraksione, ku në fillim më të mirë dhe kërkues ishin vendasit, ndërsa nga gjysma e pjesës së dytë loja i takoi Drenicës. Megjithatë, Ballkani arriti ta gjej golin e pari pasi në minutën e 47-të ishte mbrojtësi Bajram Jashanica, i cili shënoi me kokë për 2-0.

Gjithcka çfarë mundi Drenica ishte të shënonte një gol në minutën e 86-të me anë të Dardan Rogovës, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-1. Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 48 pikë apo një më shumë se Drita e dyta me një ndeshje më pak, ndërsa Drenica zë vendin e nëntë me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, therandasit udhëtojnë te Arbëria, ndërsa drenicasit udhëtojnë te Llapi.

Sport

Roberto Martinez publikon listën e të ftuarve për EURO 2024

Publikuar

nga

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Portugalia do të zhvillojë tri ndeshje miqësore si fazë parapërgatitore kundër Finlandës më 4 qershor, Kroacisë më 8 qershor dhe kundër Republikës së Irlandës më 11 qershor.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Portugalia:

Portierë- Diogo Costa, Jose Sa dhe Rui Patricio.

Mbrojtës – Antonio Silva, Danilo Pereira, Diogo Dalot, Gonçalo Inacio, Joao Cancelo, Nelson Semedo, Nuno Mendes, Pepe dhe Ruben Dias.

Mesfushorët – Bruno Fernandes, Joao Neves, Joao Palhinha, Otavio Monteiro, Ruben Neves dhe Vitinha.

Sulmues – Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Francisco Conceiçao, Gonçalo Ramos, Joao Felix, Pedro Neto dhe Rafael Leao./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Toni Kroos njofton pensionimin nga futbolli aktiv

Publikuar

nga

Toni Kroos ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli aktiv pas dhjetë vitesh te Real Madridi para finales së Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi gjerman është gati të tërhiqet plotësisht nga futbolli profesional, madje një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

17 korrik 2014 – dita e nisjes së raportit tim në Real Madrid, dita që ndryshon kohën e jetës. Jetën time si futbollist, por sidomos si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund. Kurrë nuk do ta harroj atë kohë të suksesshme! Veçanërisht dua të falënderoj të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por do të doja t’ju falënderoj juve madrilenë për dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit. Njëkohësisht ky vendim që karriera si futbollist aktiv të mbyllet do të jetë pas kampionatit evropian”, shkroi fillimisht Kroos.

Po ashtu, 34-vjeçari tha se është ‘i lumtur dhe krenar’ që gjigantët spanjollë ishin klubi i tij i fundit dhe theksoi dëshirën e tij për të përfunduar me një fitore kundër Borussia Dortmundit në kompeticionin kryesor evropian.

Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe që mund ta zgjidhi vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja punën në kulmin e nivelit të performancës sime. Tani e tutje ka vetëm një mendim kryesor, trofeun e 15 të Ligës së Kampionëve! HALA MADRID Y NADA MAS!”, përfundoi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Slot zbulon arsyen pse pranoi ofertën e Liverpoolit

Publikuar

nga

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, ka zbuluar pse e shfrytëzoi mundësinë për të udhëhequr gjigantin anglez. Emërimi i Slot u konfirmua nga Liverpool të hënën, 24 orë pasi Jurgen Klopp i dha lamtumirën skuadrës pas nëntë viteve në “Anfield”.

Në përshëndetjen e tij, Klopp u kërkoi tifozëve të ish-skuadrës së tij që të mbështesin trajnerin e ri, ndërsa ai kërkon të vazhdojë trashëgiminë e gjermanit. Slot do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 qershor, duke e lënë Feyenoordin në Eredivisie pasi i riktheu ata në elitën evropiane.

Tani duke treguar për arsyen pse e braktisi Feynoordin, 45-vjeçari zbuloi se ishte një mundësi që ai thjesht nuk mund ta humbiste.

Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë të mbyllësh derën dhe të lësh pas teje në një klub ku ke përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme dhe ke punuar me sukses me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, tha ai për faqen e klubit.

Por si sportist, një mundësi për t’u bërë trajner në Premier Ligë, në një nga klubet më të mëdha në botë, është e vështirë të injorohet”, theksoi ai.

Vazhdo të lexosh

Sport

Salah tregon ambiciet e tij nën drejtimin e Arne Slot

Publikuar

nga

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah pritej të largohej këtë verë, por me ikjen e Jurgen Kloppit gjërat kanë ndryshuar. Egjiptiani tanimë ka ende shanse të qëndrojë në “Anfield”, të paktën edhe për një sezon tjetër, aq edhe sa i skadon kontrata e tij me anglezët.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në ligën e Arabisë Saudite gjatë sezonit të kaluar, por interesimi nuk mungon edhe këtë vit.

Megjithatë, të hënën, pasi Slot u shpall si trajneri i ri i Liverpoolit, Salah përmendi ambiciet e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe dërgoi një mesazh emocionues ndarjeje për Kloppin.

Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm. Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë”, ka shkruar Salah në një postim në rrjete sociale.

Ai i ka dërguar një mesazh edhe ish-trajnerit të tij, Jurgen Klopp.

Ishte e mrekullueshme të ndaja të gjitha ato trofe dhe përvoja me ju gjatë 7 viteve të fundit. Të uroj fat të mirë për të ardhmen dhe shpresoj që të takohemi përsëri”, përfundoi egjiptiani./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara