Lajmet

Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Vizita e lamtumirës Merkel është pasqyruar gjerësisht në shtypin gjerman.

Published

on

Vizita e lamtumirës e kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor është pasqyruar gjerësisht në shtypin gjerman.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për Bashkimin Europian. “Shtetet anëtare të BE-së duhet të mbajnë gjithmonë parasysh, se ‘ka një interes absolutisht strategjik’ për ne, që këto vende të pranohen në BE’, tha Merkel në Beograd. […]Me këtë pa e përmendur me emër Merkel u pozicionua mbi rritjen e influencës ekonomike dhe politike të Kinës në rajon.” FAZ i kushton vëmendje edhe gati paralizimit të procesit të anëtarësimeve në BE pas anëtarësimit të Kroacisë në vitin 2013. “Bëhet fjalë për gatishmërinë e BE për pranimin e anëtarëve të rinj.” Merkel foli për “një shqetësim për aftësinë institucionale funksionuese”. Kësaj i shtohet në rastin e Beogradit edhe konflikti i pazgjidhur për statusin e Kosovës, shkruan FAZ. “E pyetur për këtë, nëse Serbia duhet të njohë Kosovën, nëse do të bëhet anëtare e BE, Merkel tha, se ‘disa çështje zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë që Kosova nuk është njohur nga disa vende të BE. Dhe nuk ka kuptim të flasësh për problemin e fundit, pa zgjidhur më parë probleme të tjera.” FAZ nënvizon, se Merkel mori si shembull Gjermaninë, se sa kohë zgjati, derisa me marrëveshjen Dy plus Katër në vitin 199 “u krijua qartësi.

Bundeskanzlerin Angela Merkel in Albanien

Kurse gazeta “Rheinische Post” nën titullin “Bilanc zhgënjyes në Ballkan” shkruan, se që në vitin 2005 për herë të parë si kancelare gjatë udhëtimit në Ballkan Merkel bëri të ditur, se sa të nevojshmë janë për rajonin perspektivat e reja pas luftërave të përgjakshme. Por ende sot perspektiva e anëtarësimit është e ngadaltë dhe aktorë të tjerë të fuqishëm duan të zënë vend në këtë krah të hapur të Europës. “Kjo e dobëson Europën. por në fund të kohës së saj si kancelare, Merkel vetëm mund të apelojë tek BE dhe të sigurojë, se Ballkani edhe për pasuesin e saj do të jetë një çështje zemre. Kjo është shumë pak dhe kështu vizita e saj, megjithë vlerësimin e madh të partnerëve në bisedime për angazhimin e saj, të sjell parandjenjën, se pas epokës së Merkelit problemet dhe konfliktet mund të ashpërsohen.”

Albanien Bundeskanzlerin Merkel bei ihrem Abschiedsbesuch in Tirana

Gazeta Neue Zürcher Zeitung në artikullin e saj “Pak vëmendje për Ballkanin”, shkruan se Ballkani Perëndimor, siç quhen të gjashtë vendet aspirante për anëtarësim në BE nuk ka qenë asnjëherë prioritet i politikës së jashtme të kancelares. “Por as e painteresuar Merkel nuk ka qenë. Madje edhe në pikun e krizës greke të borxheve në vitin 2015, Merkel gjeti kohë të shkojë në Beograd, Sarajevë, dhe Tiranë.” Zyrtarisht Berlini e mbështet qëllimin e largët të zgjerimit të BE, shkruan NZZ, por jetësimi i tij për një kohë të pacaktuar do të mbetet një iluzion. Për Merkelin ka qenë i rëndësishëm stabiliteti, pas luftërave të përgjakshme në rajon, dhe kjo është arritur në masë të madhe. “Por çështjet e mëdha mbetën të pazgjidhura. Bisedimet e drejtuara nga BE mes Kosovës dhe Serbisë lëvizin ngadalë pa asnjë rezultat. Diku tjetër vihet re regres. Në Bosnje së fundmi dhe në Malin e Zi dallimet etnike përdoren për lojëra të mëdha politike.” NZZ vëren se Merkel u fokusua tek kontaktet private. “Për shkak të kontradiktës shqiptaro-serbe u respektuan Rama dhe Vuçiqi, pavarësisht tendencave autoritare të të dy politikanëve.” Artikulli i kushton vëmendje edhe kritikave që ka pasur ndaj kancelares në Ballkan, sidomos nga opozita serbe. “Politika e Merkelit në Ballkan qëndron për një koncept që në rajon me përçmim përcaktohet si ‘stabilokraci.’”

Serbien | Angela Merkel und Aleksandar Vucic

Kurse gazeta gjermane tageszeitung nën titullin “Një lamtumirë melankolike drejt së panjohurës” pyet, nëse perspektiva e Ballkanit Perëndimor pas largimit të Merkelit do të hiqet nga vëmendja. Me ndjenja të përziera e shohin qytetarët në vendet e Ballkanit fundin e epokës së Merkelit, sepse ajo u pa në këto vite si një spirancë e shpresës dhe stabilitetit. “Se çfarë do të vijë pas saj është e paqartë, prandaj kjo e rrit pasigurinë. taz shkruan, se atmosfera në popullsinë e këtyre vendeve është e përcaktuar nga simpatia dhe respekti për Merkelin, megjithë kritikat. “Imazhi i saj pozitiv lidhet edhe me atë që Merkel nuk hoqi dorë asnjëherë nga perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, edhe pse nuk ia doli që në këtë pikë të arrinte suksese.” taz shkruan se “në kujtesë do të mbetet se Merkel me Jo-në e saj të politikës së presidentit Trump që propozoi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2019 e përcaktoi qartë paprekshmërinë e kufijve në Ballkan. Ky pozicion tanimë është pranuar në BE.”/DW/

Lajmet

Shkrimtarë dhe gazetarë shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

Published

on

Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington, në kuadër të një turi kulturor dhe historik për t’u njohur nga afër me një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar më 1 nëntor në gazetën Illyria, ku ka ndarë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të rezidencës presidenciale.

Gjatë turit, pjesëmarrësit vizituan disa prej ambienteve më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër. Ata panë gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për darka zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, profesori Bexhet Asani, sekretar i shoqatës, si dhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj.

Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

Në aktivitet mori pjesë edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë aktivitet si vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo me përfaqësues të administratës së tij.

Vizita përbën një mundësi për pjesëmarrësit që të njihen më nga afër me historinë presidenciale amerikane, ndërsa aktivitetet e tilla dëshmojnë angazhimin e organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara