Sport

Ballkani debuton me barazim në Ligën e Konferencës

Ndeshja e radhës do të zhvillohet javën tjetër kundër Slavia Prague në udhëtim.

Published

on

Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka nisur me barazim aventurën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës nga ballafaqimi me CFR Cluj në “Fadil Vokrri” mbrëmë.

Ballkani ishte në epërsi 1-0 me golin e shënuar nga Armend Thaçi deri në minutat shtesë, por një gabim në vijën mbrojtëse i kushtoi me gol që u realizua nga Youri Matias.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet javën tjetër kundër Slavia Prague në udhëtim. /UBTNews/

Sport

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Fetahaj dhe KF Gjakova

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh ngushëllimi për familjen Fetahaj dhe klubin KF Gjakova, pas ndarjes tragjike dhe të parakohshme nga jeta të Lendrit Fetahaj.

Në mesazhin e presidentit Agim Ademi, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, thuhet se kjo është një humbje e madhe për sportin kosovar.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Lendritit. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazh.

Në reagim theksohet se Lendriti do të kujtohet për kontributin e tij në futboll, përkushtimin dhe respektin që gëzonte brenda dhe jashtë fushës.

FFK ka shprehur gjithashtu se në këto momente të vështira qëndron pranë familjes Fetahaj dhe komunitetit sportiv.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Lendritin”, përfundon mesazhi i presidentit Agim Ademi.

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi feston ditëlindjen, Mallorca e uron si golashënues historik në La Liga

Published

on

By

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, feston sot ditëlindjen e tij të 32-të. I lindur më 24 prill 1994 në Prizren, Muriqi është kthyer në një nga sulmuesit më të rëndësishëm shqiptarë në futbollin evropian, falë paraqitjeve të tij me RCD Mallorca në La Liga.

Klubi spanjoll e ka uruar sulmuesin me një mesazh të veçantë, duke e vlerësuar kontributin e tij historik.

“Sot ka ditëlindjen golashënuesi më i mirë i historisë sonë në LaLiga. Urime, pirate”, thuhet në urimin e Mallorcas për Muriqin.

Muriqi po vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke ndihmuar klubin në garën për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.

Sipas statistikave të deritanishme në La Liga, ai renditet ndër golashënuesit më të mirë të sezonit me 21 gola të shënuar, vetëm tre më pak se Kylian Mbappé i Real Madrid.

Ndërkohë, në mediat sportive është raportuar se e ardhmja e tij mund të sjellë ndryshime, pasi interesim serioz për shërbimet e tij ka shprehur edhe Fenerbahçe S.K.

Continue Reading

Sport

Stuttgart kalon në finale të Kupës së Gjermanisë

Published

on

By

VfB Stuttgart është kualifikuar në finalen e Kupës së Gjermanisë pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj SC Freiburg, e vendosur në kohën shtesë.

Ndeshja e gjysmëfinales u zgjidh vetëm pas 120 minutave lojë, me Stuttgartin që shënoi golin vendimtar në minutën e 119-të përmes Tiago Tomás.

Freiburgu kishte kaluar i pari në epërsi në minutën e 28-të me golin e Maximilian Eggestein, ndërsa Stuttgart barazoi në minutën e 70-të me Deniz Undav, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Me këtë fitore, Stuttgart siguron një vend në finalen e madhe, ku do të përballet me FC Bayern Munich më 23 maj në Berlin, në finalen e DFB-Pokal final.

Continue Reading

Sport

Dyshja shqiptare vazhdon rrugëtimin në Bundesligë me Hoffenheimin

Published

on

By

Dy talentët shqiptarë, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin gjerman Hoffenheim, raporton “Sky Sport”.

Sipas këtij burimi, Avdullahu ka nënshkruar kontratë të re që e mban në klub deri në vitin 2031. Marrëveshja nuk përfshin klauzolë lirimi, çka tregon besimin e madh të klubit ndaj tij. Për mesfushorin thuhet se kishte interesim nga klube si Atletico Madrid dhe Atalanta, por Hoffenheimi ka vendosur ta mbajë si pjesë të rëndësishme të projektit.

Ndërkohë, edhe Albian Hajdari ka rinovuar kontratën me të njëjtin afat, deri në vitin 2031. Edhe marrëveshja e tij nuk përmban klauzolë lirimi, duke nënvizuar synimin e klubit për të ndërtuar të ardhmen rreth lojtarëve të rinj.

Rinovimi i kontratave për të dy lojtarët shihet si sinjal i qartë se Hoffenheimi ka plane afatgjata dhe besim të plotë në potencialin e tyre.

Continue Reading

Të kërkuara