Lajmet

​Balje: Heqja e vizave për Bosnjën ndër momentet më të rëndësishme për neve si boshnjak

Published

on

Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, vendim ky i cili pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Kështu ka deklaruar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e cila tha se ky lajm e ka gëzuar sepse tashmë familjarët e tyre në Bosnje e Hercegovinë janë të lirë të udhëtojnë drejtë Kosovës.

Në një intervistë, deputetja me kombësi boshnjake, Duda Balje shpreson që deri në janar edhe Bosnja do ta shqyrtoj mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

“Kam qenë shumë e lumtur unë mendoj se është një prej momenteve që është shumë i rëndësishëm për neve boshnjakëve. Momenti kur je i lirë për të shkuar në vendin ku jeni lindur është diçka e madhe, sepse unë e di që shumë boshnjakë që janë prej Kosovës jetojnë në Bosnje e Hercegovinë dhe kemi shumë studentë që janë atje, dhe këtë mundësi e kam përshëndetur me lumturinë më të madhe”, tha Balje.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje u shpreh se Bosnja e Hercegovina edhe përkundër obligimeve që ka me marrëveshjen e Berlinit, ende nuk ka bërë asgjë për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

“Kryeministri ka vendosur ta bëjë i pari, sepse prej anës së Bosnjës edhe me marrëveshjen e Berlinit Qeveria e Bosnje e Hercegovinës asgjë nuk ka bërë, ne kemi votuar edhe brenda Kuvendit edhe brenda Qeverisë, por ata kanë qenë në fakt pa fjalë…Për mua ka qenë jo e logjikshme qysh ne mundemi me shkua me letërnjoftim në Serbi, në një shtet që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës e jo në Bosnje e Hercegovinë. Për neve ka qenë një situatë e vështirë, por tash ne kemi hap rrugën dhe vërtetë jemi duke pritur nga Bosnja e Hercegovina të bëjë njëjtë, prej janarit me u bë e njëjtë…. Bosnja është e obliguar në bazë të marrëveshjes së Berlinit, por Bosnja ka shumë problem sepse e ka një politikë të brendshme që është shumë e komplikuar”, tha ajo.

Heqja e vizave nga ana e Bosnje e Hercegovinës është shumë e rëndësishme për popullin boshnjak në Kosovë thotë Balje.

“Për neve është e rëndësishme edhe në mënyrë emocionale, kulturore edhe ekonomike ne jemi lidhur me njerëz brenda Bosnjës edhe në aspektin e arsimit edhe në shumë aspekte të tjera. Nuk jemi shumë larg vërtet shpresoj dhe po dua të besoj që vërtetë ata kanë parë si Kosova është hapur dhe shpresoj që edhe Kosova së shpejti kanë me bërë njëjtë”, theksoi ajo.

Ndër të tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje deklaroi se brenda vitit ka shumë kërkesa për ndihmë nga bashkëkombësit e saj që jetojnë në Bosnje e Hercegovinë.

“Unë si deputete në më pak se 1 vit kam më pak se 30 kërkesa për ndihma edhe me aplikua për viza edhe me aplikua për letra me letërnjoftim, raste të vdekjes, dasma nuk kanë pas mundësi me qenë prezent në Kosovë dhe vërtetë ka qenë shumë komplekse. Edhe për viza ata kanë pas mundësi vetëm në Tiranë ose në Shkup edhe viza ka qenë shumë shtrenjtë edhe procedura ka qenë komplekse dhe unë mendoj se tash kemi bërë një hap shumë të mirë dhe besoj që edhe Bosnja ka me e bë shumë shpejt”, tha ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tregoi se edhe procedurat burokratike për pajisje me vizë të Bosnje e Hercegovinës janë komplekse.

Ajo thotë se kërkohet arsye e fuqishme për të fituar të drejtën e vizës.

“Me mënyrën e reciprocitetit ne jemi të obliguar si ne edhe ata deri tani me aplikua për viza. Për me marr viza duhet me arsyetua pse dhe këtu është shumë problem me marr, mundesh me marr vizën e Bosnjës veç nëse kishe pas ndonjë takim politik, ose ndonjë rast vdekje, duhet me arsyetuar me një arsye që është shumë e fortë dhe shumë shpesh kemi marr refuzime. Unë një herë kam aplikuar me pasaportë diplomatike dhe nuk kam marr vizën shumë kanë qenë strikt dhe të forta dhe burokracia ka qenë e madhe”, theksoi ajo.

Vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës, kryeministri i Kosovës e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme në kuadër të Samitit të Berlinit.

Sipas tij vendimi erdhi si përgjigje ndaj refuzimit të entitetit të Republikës Srpska për të ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara