Lajmet

Balena e ujërave të ftohta të Arktikut shihet në një lumë të Parisit

Zyrtarët nuk specifikuan madhësinë e saj dhe as se ku ishte parë saktësisht.

Published

on

Balena Beluga, një specie e mbrojtur që zakonisht gjendet në ujërat e ftohta të Arktikut, është parë në lumin Seine të Francës, me autoritetet që u bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë distancën për të shmangur shqetësimin e saj.

Zyrtarët në departamentin Eure të Normandisë thanë të mërkurën vonë se imazhet sugjeronin se ishte një beluga, megjithëse ata nuk specifikuan madhësinë e saj dhe as se ku ishte parë saktësisht.

Një beluga e rritur mund të arrijë deri në katër metra në gjatësi, dhe ndërsa ato migrojnë larg nga Arktiku në vjeshtë, ato rrallëherë shkojnë aq larg në jug./UBTNews/

Lajmet

Hetuesit rajonal arrijnë në qendrën e numërimit në Mitrovicë

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë të Jugut tashmë kanë arritur edhe hetuesit rajonal të kësaj komune, pas raportimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit më 9 nëntor.

Dje, komisionerët e PDK-së, gjatë procesit të numërimit kanë vërejtur parregullsi si fletëvotime me një numër serik të caktuar, që u takonin një klase votimi, janë gjetur në klasë tjetër, madje edhe në qendra të tjera votimi, prandaj ata kanë alarmuar menjëherë organet e rendit dhe drejtësisë dhe tashmë procesi i numërimit është ndalur.

Pas një urdhri nga Prokuroria, sot komisionerët kishin ndërprerë punën pasi janë vërejtur dallime në numrat serikë të disa fletëvotimeve. Fillimisht është dyshuar për gabime teknike, por janë ngritur edhe pretendime për manipulim të qëllimshëm.

Më vonë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.

Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit./KP

Continue Reading

Lajmet

Jahjaga takon Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor

Published

on

By

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit në Jakarta të Indonezisë ku mori pjesë në edicionin e 9-të të Forumit Botëror të Paqes është takuar me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, Jose Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.

Përmes një postimi në Facebook ajo tha se ka falenderuar atë për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës që erdhi gjatë mandatit të saj presidencial.

Në përfundim të qëndrimit tim në Jakarta, Indonezi, u takova me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, z. José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.E falënderova z. Ramos-Horta për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, një njohje që u realizua gjatë mandatit tim presidencial“, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Në përfundim të qëndrimit tim në Jakarta, Indonezi, u takova me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, z. José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.

E falënderova z. Ramos-Horta për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, një njohje që u realizua gjatë mandatit tim presidencial.

Ndër të tjera, i kërkova Presidentit Ramos-Horta mbështetje, duke pasur parasysh figurën e tij me ndikim të madh ndërkombëtar, që të na mbështet dhe të angazhohet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga vende si Filipinet, Vietnami, Kamboxhia, Sri Lanka dhe Mianmari.

Marrëdhëniet e mira me shtetet e tjera të botës kanë qenë dhe mbeten një kusht thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare./KP

Continue Reading

Sport

​Yamal përjashtohet nga kombëtarja spanjolle për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë

Published

on

By

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar sot se Lamine Yamal nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, pas një ndërhyrjeje mjekësore të kryer pa njoftimin paraprak të stafit mjekësor të kombëtares.

Sipas njoftimit zyrtar të RFEF-së, Shërbimet Mjekësore të federatës janë shprehur të habitura dhe të shqetësuara pasi më 10 nëntor, në ditën e fillimit të grumbullimit, kanë mësuar se lojtari i Barcelonës i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për trajtimin e një shqetësimi pubik.

Federata thekson se procedura është kryer në mëngjesin e së hënës, ndërsa stafi mjekësor i kombëtares është informuar vetëm në orën 22:40, përmes një raporti që rekomandonte pushim për 7 deri në 10 ditë.

Duke pasur parasysh këtë situatë, dhe duke i dhënë përparësi shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së lojtarit, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka vendosur ta lirojë Yamal nga grumbullimi aktual,” thuhet në deklaratën zyrtare.

RFEF i ka uruar 17-vjeçarit shërim të shpejtë dhe të plotë, ndërsa për momentin nuk është bërë e ditur nëse do të thirret një zëvendësues në vend të tij për ndeshjet e nëntorit./KP

Continue Reading

Lajmet

​Ndryshime te Anglia para ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

By

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, në skuadrën kombëtare për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle) për shkak dëmtimi dhe Nick Pope për shkak të tronditjes në kokë.

Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një mundësi të re për të luajtur, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të ketë peshë të madhe për vendin e dytë, ku garojnë Serbia dhe Shqipëria./KP

Continue Reading

Të kërkuara