Lajmet

Bajrami: Qeveria po abuzon me kontrata njëburimore, mbi 240 milionë euro është dëmtuar buxheti

Sipas saj, rreth një e treta e buxhetit të shtetit shpenzohet përmes prokurimit publik.

Published

on

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka akuzuar qeverinë për nënshkrimin e mbi 1 mijë 800 kontratave njëburimore në vlerë prej mbi 240 milionë euro. Sipas saj, rreth një e treta e buxhetit të shtetit shpenzohet përmes prokurimit publik.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet përshqyrtim Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, deputetja Bajrami ka thënë se kjo qeveri e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me këto kontrata.

“Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik gjatë këtij mandati qeverisës janë nënshkruar mbi 1 mijë 800 kontrata njëburimore në vlerë prej mbi 240 milionë euro. Rreth një e treta e buxhetit të shtetit, taksave dhe tatimeve që ju paguani në vendin tonë shpenzohen përmes prokurimit publik. Shpenzime këto që në vazhdimësi janë në rritje. Ligji i prokurimit publik, ky që është në fuqi me gjithë të metat që ka, bazohet në parimet e ekonomisë së tregut, efikasitetit, trajtimit të barabartë, jo diskriminimit, qëllimi tij është që të sigurojë mënyrë më transparente të shfrytëzimit të fondeve publike nga ana e institucioneve kontraktuese. Buxheti i shtetit dëmtohet me kontrata njëburimore sepse nuk merret vlerë për para, projekti kushton më shumë dhe kualiteti ka mundësi të mos jetë më i mirë. Për më tepër kjo është ndërhyrje e shtetit në ekonominë e tregut dhe ndikon në deformimin e konkurrencës së drejtë, e mbi të gjitha këto kontrata janë burim i korrupsionit…1803 kontrata, dhe kjo listë nuk është e plotë, sepse këtu nuk figuro fare tenderi për rezerva shtetërore i MINT prej 10 milion euro”, tha Bajrami.

Duke folur për kontratat njëburimore, ajo tha se Raporti për vendin i Komisionit Evropian ka treguar se në vitin 2022 janë nënshkruar gjithsej 10 mijë e 290 kontrata në vlerë prej 559 milionëve, për çfarë tha se një pjesë e konsiderueshme 20.8 për qind thuhet që janë dhënë përmes procedurave të negociuara pa publikim të kontratës, rreth 78 milionë euro.

“Kontratat me negocim të drejtpërdrejt edhe pse të lejuara në ligjin e prokurimit publik në kushte shumë specifike të përcaktuara në ligj gjatë këtij mandati po dalin që të jenë metodë e abuzimit me paranë publike dhe dëmtim i rënë i konkurrencës së drejtë në treg… Raporti për vendin i Komisionit Evropian, ky i fundit na jep statistika alarmante, dhe thotë që tregu i prokurimeve publike në Kosovë në vitin 2022 ishte 6.5 për qind e GDP-së. Sipas këtij raporti në vitin 2022 janë nënshkruar gjithsej 10 mijë e 290 kontrata në vlerë prej 559 milionëve. Një pjesë e konsiderueshme 20.8 për qind thuhet që janë dhënë përmes procedurave të negociauara pa publikim të kontratës, rreth 78 milionë euro”, shtoi ajo.

Ndërsa, ka thënë se në mesin e abuzueseve prin KEK-u me 43 milionë euro.

“Në mesin e abuzueseve prin KEK-u, e cila prej 340 milionëve ka 102 milionë kontrata të negociuara, janë gjithsej 112 kontrata. KEK-u ka negociuar 13 kontrata me të njëjtën kompani në vlerë prej 5.6 milionë euro me një kompani. Janë 43 milion euro të dhëna me kontrata të negociuara. E kemi Telekomin e Kosovës me 28 kontrata dhe 21 milionë kem mandej Shërbimin Klinik Spitalor të Kosovës me 52 kontrata, 3.5 milionë, Ministrinë e Arsimit me 41 kontrata, 10.2 milionë. Ne e dimë që ju nuk keni punuar asgjë, nuk keni arritur të përmbushni asnjë prej premtimeve, por janë edhe 881 milionë euro që kjo qeveri taksa dhe tatime e qytetarëve i ka dhënë me vendime të qeverisë dhe këto janë skema të abuzimit publik e korrupsionit që keni tentuar të blini paqe dhe të mirëmbani votën”, ka thënë ajo.

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara