Lajmet

Bajrami: E turpshme që s’u konstituua Kuvendi, VV-ja po i mban peng institucionet

Published

on

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se është e turpshme që as të martën s’u konstituua Kuvendi, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i mban peng institucionet e Kosovës, duke shtuar se “kjo po iu kushton qytetarëve”.

Pengmarrja e institucioneve nga ana e  Vetëvendosjes po iu kushton qytetarëve. Ata përballen me probleme të ndryshme e ato si adreson askush. Na vjen keq që në bazë të rezultatit dhe vullnetit tonë jemi pjesë e Kuvendit, por pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj është bërë mjaft për secilin qytetar të Kosovës”, tha Bajrami.

Lajmet

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.

J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të pandehurit kanë “rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit SH.D. dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H. dhe R. E.”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbajë gjykim në mungesë për shkak se ata “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Vajza e mitur zhduket, policia nis hetimet

Published

on

By

Një rast i zhdukjes është raportuar në Gjakovë gjatë orëve të para të mëngjesit të 29 qershorit 2025.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është cilësuar si “person i zhdukur” dhe hetimet për lokalizimin e saj janë në zhvillim e sipër nga njësitet përkatëse policore.

Continue Reading

Lajmet

48 aksidente në 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 48 aksidente trafiku, prej të cilave 1 aksident me fatalitet.

Ndërsa 19 prej tyre aksidente me persona të lënduar, 28 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,706 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Në vijim të veprimeve operative për rendin publik, janë arrestuar 14 persona, prej tyre 7 janë dërguar në mbajtje, 2 ndodhen në ndalim policor, ndërsa 1 person po vazhdon vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Vdes personi që u aksidentua në Sllovi të Lipjanit

Published

on

By

Vdes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi që ishte aksidentuar në Sllovi të Lipjanit më 26 qershor.

Sipas raportit të Policisë, i njëjti ka vdekur dy ditë më pas.

“Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara