Lajmet

Baerbock në Tiranë, kërkesë Kosovës e Serbisë të ulin tensionet

Ministrja gjermane ka planifikuar të takojë homologët nga Prishtina dhe Beogradi.

Published

on

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock mbërrin sot në Tiranë. Vizita e ministres gjermane vjen në kuadër të situatës mes Kosovës e Serbisë dhe tensioneve në rritje mes dy vendeve.

Ministrja gjermane ka planifikuar të takojë homologët nga Prishtina dhe Beogradi, të cilët do të mblidhen sot në Tiranë në kuadër të samitit të Berlinit, shkruan rtsh.al.

“Baerbock do të bisedojë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të shmangin përshkallëzimin e konfliktit gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Takimet në Shqipëri janë pjesë e “Procesit të Berlinit”, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti do të paraprihet sot nga një takim i ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së dhe organizatat rajonale.

Lajmet

Të paktën 165 të vdekur e qindra të zhdukur nga shembja e akullnajës në Nepal dhe Tibet

Published

on

By

Të paktën 162 persona u vranë në Nepal dhe tre të tjerë në Tibet pasi vërshimet masive në një zonë kufitare mes Nepalit dhe Kinës përmbytën komunitetet të mërkurën, raportuan mediat shtetërore të Kinës, duke paralajmëruar se deri në 1,000 persona mbeten ende të zhdukur në Nepal dhe Tibet nga kjo katastrofë.

Rrëshqitjet e dheut në Tibet lanë tre të vdekur dhe 558 të zhdukur; rreth 260 nga 558 të zhdukurit në Tibet ishin të huaj, ndërsa dy banorë fshati u shpëtuan, raportuan të enjten në mëngjes agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua dhe transmetuesi CCTV.

Pamjet nga dronët në Nepal treguan rrugë të shkatërruara dhe ndërtesa të varrosura nga ujërat e furishme me ngjyrë çimentoje të lagur.

“Kur arrita në pazarin Dhunge, brenda gjysmë ore erdhi përmbytja dhe e dëmtoi të gjithë tregun. Njerëzit po bëheshin gati për të shkuar në punë atëherë,” tha një banor tibetian, Shoyam Rajbhandari. “Se sa njerëz janë të zhdukur apo të vdekur, nuk e dimë.”

Shtetas të huaj mes të zhdukurve

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, u tha gazetarëve të enjten se të paktën 34 australianë që ndodheshin në pelegrinazhe dhe ture ecjeje (hiking) rezultojnë të zhdukur.

“Kuptojmë se këta australianë ishin pjesë e grupeve të ndara të pelegrinazhit dhe tureve,” u tha Wong gazetarëve në Adelaide të Australisë.

Qeveria e Nepalit ende nuk kishte kërkuar ndihmë, por Australia po koordinonte një përgjigje humanitare me Nepalin, Kombet e Bashkuara, Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera, tha ajo.

55 malajzianë në Katmandu tani janë të paatreachëm për shkak të vonesave serioze në infrastrukturë, sipas Ministrisë së Jashtme të Malajzisë, e cila rriti numrin e të zhdukurve të enjten. Ajo deklaroi se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet për të përcaktuar sigurinë dhe vendndodhjen e viktimave malajziane, por se nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar për praninë e tyre.

Herët të mërkurën, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) raportoi një tërmet me madhësi 4.4 rreth 66 kilometra në veri të Katmandusë, afër kufirit.

USGS më vonë e përditësoi analizën e tij duke sqaruar se ngjarja sizmike që kishte matur ishte faktikisht një shkëputje/shembje akullnaje me madhësi 5.2, e cila dërgoi mbetje që rrodhën teposhtë me një ndikim katastrofik mbi komunitetet.

Ai tha se ky përfundim u bazua në të dhënat nga stacionet sizmike pranë, valët sizmike me periudhë të gjatë dhe imazhet satelitore, dhe se nuk kishte ndodhur asnjë tërmet. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Negociatat LVV-LDK: Kurti dhe Abdixhiku diskutojnë emrat e parë për president

Published

on

By

Takimi i pestë radhazi i zhvilluar mbrëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një epilog final, por me një hap të rëndësishëm përpara drejt zgjidhjes së nyjës politike. Për herë të parë, dy liderët kanë hedhur në tavolinë emra të përveçëm për postin e presidentit të ri konsensual.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të zbulojë emrat e propozuar, meqë janë dakorduar që të ruajnë konfidencialitetin e plotë deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Pas takimit, kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka vlerësuar bisedën si mjaft serioze dhe ka shpjeguar dinamikën e re të negociatave.

“Diskutimi ishte i hapur, serioz, i sinqertë. Do të vazhdojmë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi biseduar me dhe për emra të përveçëm. Tash negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht dhe gjerësisht… Por lista zvogëlohet kur është e qartë se nuk mund të ketë dakordim për emër të përveçëm”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu sqaroi se personat e propozuar nuk janë pyetur paraprakisht.

“Paraprakisht duhet të dakordohemi ne, andaj në këtë fazë nuk mund të flasim konkretisht për emra të përveçëm që sot për herë të parë jemi duke i trajtuar si emra për president të mundshëm”, shtoi ai.

Sa i përket vonesave në konstituimin e Kuvendit, Kurti ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje të Kushtetutës.

“Kushdo që konsideron se ka pasur shkelje kushtetuese, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Deputetët e kanë dhënë betimin, ata janë deputetë të Republikës së Kosovës ndonëse s’ka Kuvend të konstituuar… Neve na duhet marrëveshja politike, nuk besoj se po e shkelim Kushtetutën”, u shpreh Kurti, duke rikujtuar se edhe vitin e kaluar procesi kishte marrë më shumë se gjashtë muaj kohë.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se propozimet e bëra përkojnë me kornizën e diskutuar deri më tani.

“Në tërësinë e emrave të prezantuar mund të thëm se të gjithë emrat, dikush më shumë e dikush më pak, janë në vijë me parimet e dakorduara deri më tani dhe në këtë drejtim le të thëmi se ky është një hap përpara. Nuk mund të diskutoj për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të përzgjedhur presidentin e ardhshëm”, deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së nëvizoi se prania e partisë së tij në këto negociata është konstruktive, por bëri me dije se LDK-ja mbetet me pozicion të pavarur.

“LDK-ja është garanci institucionale. LDK-ja as nuk e konstituon Kuvendin vetvetiu, as nuk e thërret seancën e Kuvendit. Për LDK-në jemi në paqartësi të thella kushtetuese, gjënë e vetme që mund ta bëjë është që të jetë e arsyeshme për zgjedhjen e presidentit. Por nëse dikush ende beson se LDK-ja është vagon i ndonjë partie tjetër, kohët kanë ndryshuar shumë”, nëvizoi ai.

Përderisa LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime disa herë , dy partitë e tjera opozitare, PDK dhe AAK, vazhdojnë të refuzojnë përfshirjen në këtë proces. Të dyja këto subjekte insistojnë vetëm në konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, një opsion ky që sipas LVV-së rrezikon të ripërsërisë skenarin e paszgjedhjeve të dhjetorit 2025, ku mungesa e marrëveshjes për presidentin bllokoi funksionimin e plotë të institucioneve.

Palët pritet të takohen sërish në ditët në vijim për të ngushtuar listën e kandidatëve dhe për të tentuar arritjen e marrëveshjes finale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 34 gradë

Published

on

By

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të lehta, të cilat do të mbeten më të fokusuara rreth zonave malore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 34 gradë celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

OVL-UÇK reagon pas aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit: Të hetohen rrjetet e mundshme të spiunazhit

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar publikisht lidhur me aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh në favor të Serbisë. OVL-UÇK ka kërkuar që ky rast të mos trajtohet thjesht si një përgjegjësi individuale, por si një çështje e rëndësishme e sigurisë kombëtare.

Përmes një komunikate për medie, organizata theksoi se duke respektuar prezumimin e pafajësisë, institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë duhet të gjurmojnë çdo kontakt, lidhje financiare apo komunikim të mundshëm për të parë nëse ekzistojnë rrjete më të gjera të bashkëpunimit me shërbimin BIA të Serbisë.

“Akuzat për spiunazh dhe shantazh, përfshirë bashkëpunimin e supozuar me BIA-n e Serbisë, i detyrojnë institucionet të gjurmojnë çdo kontakt, ndërmjetës, burim, komunikim, lidhje financiare dhe marrës të materialeve të ndjeshme. Nëse provat zbulojnë rrjete më të gjera, ato duhen shpërbërë pa hezitim,” thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Gjithashtu, nga OVL-UÇK kanë kërkuar që organet kompetente të verifikojnë nëse shërbimet inteligjente serbe kanë grumbulluar apo përcjellë materiale që lidhen me luftën e UÇK-së me qëllim të manipulimit apo shfrytëzimit të tyre në procese politike e gjyqësore.“Beteja për mbrojtjen e të vërtetës së UÇK-së nuk përfundoi më 12 qershor 1999. Ajo vazhdon kundër luftës hibride, propagandës dhe shtrembërimit të qëllimshëm të historisë mbi të cilën ngrihet ky shtet. Kosova ka të drejtë të dijë kush punoi kundër saj, përmes cilave kanale dhe në interes të kujt,” përmbyll reagimin kjo organizatë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara