Kulturë

Babai i këngëtares Britney Spears pezullohet nga roli i kujdestarit

Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm.

Published

on

Gjykata ka pezulluar Jamie Spearsin, babanë e këngëtares Britney Spears nga roli i kujdestarit, pas disa vitesh kontrolli ndaj saj.

Jamie Spears u emërua kujdestar i saj në vitin 2008, pas disa shqetësimeve për shëndetin e saj mendor. Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm të caktuar nga gjykata – një kontabilist publik i certifikuar i quajtur, John Zabel.

Jamie, që i mohon akuzat, u paraqit për t’i dhënë fund kujdestarisë pasi këngëtarja kërkoi një kujdestar tjetër.

Fansat në të gjithë botën e kanë mbështetur këngëtaren me kampanjën #FreeBritney.

Kujdestaria caktohet nga gjykata për personat të cilët nuk janë në gjendje të marrin vendime për shkak të problemeve mendore./UBTNews

Magazinë

Taylor Swift zbulon se do të sjellë albumin e radhës

Published

on

Taylor Swift do të rikthehet me një album. Këngëtarja bëri të ditur se shpejt do të vijë “The Life of a Showgirl”, i 12-i në karrierën e saj muzikore.

Tay njoftoi publikun në podkastin e të dashurit të saj, Travis Kelce dhe vëllait të tij, Jason. Taylor, u shpreh në podkastin “New Heights”: “A mund të tregoj diçka?”. Jason, 37 vjeç, e pyeti: “Ok. Çfarë kemi? Një valixhe? Në ngjyrë të gjelbër, me nistoret T.S. mbi të”, ndërsa Tay aprovoi.

“Çfarë ka brenda?” pyeti Jason, i çuditur. “Ky është albumi im i ri, “The Life of a Showgirl”, zbuloi këngëtarja.

“T.S 12!” tha Travis, goxha entuziast.

Kopertina nuk u zbulua, ndërsa website i Taylor tregon një kopertinë misterioze të albumit me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, me opsionet për blerjen në vinyl, kasetë dhe CD. Edicioni CD do të vijë me një poster. Lista e këngëve nuk është bërë ende e ditur.

Albumi i ri vjen disa muaj pasi Taylor rifitoi të drejtat e masterave të gjashtë albumeve të para: “Taylor Swift”, “Fearless”, “Speak Now”, “Red”, “1989” dhe “Reputation” nga Shamrock Capital në maj. Data e lansimit mbetet mister, megjithëse në website thuhet se kopjet do të dërgohen para 13 tetorit.

Continue Reading

Lifestyle

Tre rregulla të arta për rritjen e fëmijëve të fortë dhe të pavarur

Published

on

Prindërit luajnë rol kyç në formimin e fëmijëve të sigurt në vetvete, duke nxitur zhvillimin shoqëror, duke u mësuar empatinë dhe duke i udhëhequr përmes sfidave të jetës.

Ekspertët thonë se të qenit model pozitiv, duke vlerësuar si fitoret edhe gabimet e duke u ofruar mjetet që u nevojiten për të lundruar në botë janë thelbësore për të rritur një fëmijë të fortë dhe të pavarur. Ndërtimi i vetëbesimit që në moshë të vogël është themeli për sukses në të ardhmen, shkruan Times of India .

Të ngulitësh vetëbesimin tek fëmijët është si të mbjellësh rrënjë të forta që ofrojnë një themel të qëndrueshëm, nxisin zhvillimin dhe forcojnë karakterin.

Por qëllimi nuk është ta mbrosh një fëmijë nga të gjitha sfidat e jetës, por ta pajisësh me aftësitë dhe mjetet për të përballuar vetë situata komplekse.

Është një nga dhuratat më të vlefshme që mund t’u japësh fëmijëve si prind.

Bëhu një model pozitiv

Fëmijët i shohin prindërit si modelet e tyre të para dhe më të rëndësishme dhe monitorojnë nga afër çdo lëvizje të tyre. Mënyra se si i trajtoni të tjerët dhe si u përgjigjeni sfidave formëson drejtpërdrejt sjelljen e tyre. Tregoni dashuri përmes fjalëve dhe veprimeve, sepse fëmija juaj do të mësojë nga shembulli juaj.

Inkurajoni bisedën pozitive me veten

Inkurajimi i bisedës pozitive me veten është çelësi për rritjen e vetëbesimit të fëmijëve. I ndihmon të përmirësojnë shëndetin mendor, të ndihen mirë me veten e të besojnë në aftësitë e tyre. Fëmijët me qëndrim pozitiv kanë më shumë gjasa të jenë të angazhuar shoqërisht e më pak të ngjarë të ndihen në siklet para të tjerëve.

Zhvilloni aftësi sociale

Kur fëmija juaj përfshihet më shumë në botë, është thelbësore të inkurajoni zhvillimin shoqëror. Ai mëson si të krijojë marrëdhënie, që ndikojnë në imazhin e tij/saj. Mësoni empatinë, respektin për të tjerët dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve. Kjo i fuqizon të lundrojnë me lehtësi në një sërë situatash shoqërore.

Continue Reading

Magazinë

Madonna i lutet Papës së ri të shkojë në Gaza në mision humanitar: S’ka më kohë

Published

on

Këngëtarja e famshme, Madonna i ka kërkuar Papës Leo të vizitojë Gazën në një mision humanitar për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria, duke thënë se “nuk ka më kohë”.

Superylli amerikan, që është rritur si katolike iu lut papës së ri të vizitojë enklavën në një postim në rrjete sociale të hënën dhe tha:

“Ati më i Shenjtë. Ju lutem shkoni në Gaza dhe sillni dritën tuaj fëmijëve para se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Ju jeni i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja”, ka shkruar ajo.

Madonna tha se po i bënte thirrje Leos të vizitonte Gazën sepse “politika nuk mund të ndikojë në ndryshim, por ndërgjegjja mundet”.

Në postimin e publikuar në ditëlindjen e djalit të saj, Rocco, Madonna tha se dhurata më e mirë që mund t’i jepte është “t’u kërkojë të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të kapur në shkëmbim zjarri në Gaza”.

Continue Reading

Magazinë

Grabitet shtëpia e Brad Pitt, arrestohen katër të mitur

Published

on

Policia e Los Angeles njoftoi se katër të mitur u arrestuan për vjedhje në shtëpinë e aktorit të Hollywood-it, Brad Pitt.

Sipas Shefit të Policisë Jim McDonell, u arrestuan dy 18-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar, të gjithë të dyshuar si anëtarë të një bande rruge që qëndronte pas një vargu vjedhjesh në shtëpi të personazheve të famshëm.

Grupi dyshohet se është përgjegjës për një seri vjedhjesh në rezidenca luksoze në zonën e Los Angeles.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, u gjetën disa nga sendet e vjedhura. Edhe pse policia nuk i ka konfirmuar emrat e viktimave të famshme, dihet që Nicole Kidman, Keith Urban, lojtari i LA Dodgers, Yoshinobu Yamamoto dhe ish-futbollisti Olivier Giroud, i cili luante për LA Football Club, gjithashtu raportuan vjedhje me thyerje këtë vit.

Hetimi filloi në fund të qershorit, pasi tre hajdutë të maskuar kërcyen mbi gardhin e pronës në lagjen elitare të Los Feliz dhe hynë me forcë në shtëpi, e cila, sipas informacioneve të disponueshme, i përket Brad Pitt. Edhe pse policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e pronarit, adresa korrespondon me pronën që aktori i famshëm bleu në vitin 2023.

Në kohën e vjedhjes, Pitt nuk ishte në shtëpi sepse po promovonte filmin e tij të ri kushtuar “Formula 1”. Rezidenca e lartpërmendur ndodhet pranë Griffith Park dhe tabelës së famshme të Hollywood-it, dhe është e fshehur nga bimësia e dendur dhe një gardh i lartë.

Shtëpia ka tre dhoma gjumi dhe ofron privatësi të plotë – e cila me sa duket nuk ishte e mjaftueshme për ta mbajtur të sigurt nga hajdutët e sofistikuar.

Të arrestuarit janë aktualisht nën hetim për disa vepra penale dhe procedurat kundër tyre janë duke vazhduar. Policia po u bën thirrje qytetarëve – veçanërisht atyre që janë shpesh larg – të mbrojnë më tej shtëpitë e tyre dhe të jenë të kujdesshëm me informacionin që ndajnë në internet.

Continue Reading

Të kërkuara