Lajmet

Babai i Gjokoviqit u përgjigjet kritikave pasi pozoi me një tifoz që mbante simbole pro-luftës në Ukrainë

“Familja ime ka jetuar tmerrin e luftës dhe ne dëshirojmë vetëm paqe” tha ai mes tjerash.

Published

on

Babai i yllit të tenisit Novak Djokovic i është përgjigjur kritikave pasi një video u shfaq të mërkurën në Australian Open duke pozuar me tifozë që mbanin flamuj të Rusisë, duke shprehur mbështetjen e tij për Rusinë.

Srdjan Gjokoviq tha se ai ishte në Melburn “vetëm për të mbështetur djalin tim” dhe “nuk kishte ndërmend të shkaktonte tituj të tillë apo përçarje”.

“Isha jashtë me tifozët e Novakut siç kam bërë pas të gjitha ndeshjeve të djalit tim për të festuar fitoret e tij dhe për të bërë foto me ta. Nuk kisha ndërmend të përfshihesha në këtë”, tha ai, përcjell UBT News.

“Familja ime ka jetuar tmerrin e luftës dhe ne dëshirojmë vetëm paqe”.

Ai shtoi se do të shikonte ndeshjen gjysmëfinale të djalit të tij kundër yllit amerikan Tommy Paul nga shtëpia të premten “kështu që nuk do të ketë përçarje … për djalin tim apo për lojtarin tjetër”.

Novak Gjokoviq nuk do të komentojë situatën, tha menaxhmenti i tij për CNN.

Më herët të premten, ambasadori i Ukrainës në Australi i kishte kërkuar yllit të tenisit të shprehte qëndrimin e tij për luftën pas veprimeve të babait të tij.

“Mendoj se ai për të hedhur poshtë spekulimet është e rëndësishme të bëjë një deklaratë shumë të fortë se ku qëndron ai në këtë luftë”, tha ambasadori ukrainas Vasyl Myroshnychenko për CNN./UBTNews/

Lajmet

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin dy pushkë gjuetie dhe 82 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij përmes një dritareje dhe kanë vjedhur armë dhe municion.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Murat Rashica”.

Sipas Policisë, nga shtëpia janë vjedhur dy pushkë gjuetie me leje dhe 82 fishekë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Me thikë grabitet një market në Prishtinë, merren 375 euro

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një punëtore e një marketi në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë ka raportuar se është grabitur nën kërcënimin e thikës.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 22:02, kur një person i panjohur dyshohet se, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i ka grabitur punëtores 375 euro.

Pas kryerjes së grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kontrollohen katër lokacione në Podujevë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në lidhje me një rast të dyshuar për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, më 27 gusht janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme në Podujevë, me urdhër të prokurorit.

Gjatë kontrolleve, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, dy pajisje DVR, një revole, tre karikatorë të zbrazët dhe 12 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Në kuadër të rastit janë arrestuar tre meshkuj kosovarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet sulm seksual ndaj një burri në Prishtinë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur derisa ishte duke ecur në një rrugë në Prishtinë.

Rasti është raportuar më 27 gusht 2026, rreth orës 22:20.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara