Kulturë

Babai i Britney Spears jep dorëheqje nga kontrolli i financave të këngëtares

Published

on

Babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqje nga roli i tij si konservator i këngëtares pas 13 vjetësh.

Ai kishte kontrolluar pasurinë e saj, dhe ka vite që karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarëve ligjorë. Kjo kishte ndodhur si pasojë e shqetësimeve publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008, pas ndarjes së këngëtares nga bashkëshorti i atëhershëm, Kevin Federline.

Ajo ka kohë që kërkon largimin e babait të saj nga kontrolli i financave dhe lirisë së saj, pasi qësipas saj ai ka abuzuar me të, trasmeton UBT News.

Megjithatë, babai i yllit të muzikës pop, Jamie Spears, vazhdimisht ka mohuar akuzat kundër tij duke shprehur shqetësim për mirëqenien e vajzës së tij.

Këto mosmarrveshje ligjore morën jehonë në vitin 2021 pas publikimit të dokumentarit Framing Britney Spears – i cili u përqëndrua në sidomos në konservatoritetin e këngëtares.

Britney kishte treguar përmes telefonit në gjykatë, se ajo dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë, por ajo nuk lejohet ta bëjë këtë. Gjithashtu ajo kishte renditur një sërë gjërash bazike të cilat, sipas saj, nuk iu lejohet ti bëj nga konservatorët e saj./UBTNews

Lifestyle

30 shtatori – Dita Kombëtare e dashurisë për njerëzit

Published

on

Çdo vit, më 30 shtator, shënohet Dita Kombëtare e Dashurisë për Njerëzit (National Love People Day), një ditë që promovon dashurinë pa kushte dhe mirësinë njerëzore.

Ajo na fton të japim dashuri pa pritur asgjë në këmbim, duke nxjerrë në pah vlerat universale që na bashkojnë pavarësisht prejardhjes, besimit apo bindjeve tona.

Kjo ditë u shpall për herë të parë në vitin 2017 nga New Life Covenant Church në Çikago, me synimin për të përhapur idenë se dashuria duhet të praktikohet çdo ditë dhe ndaj kujtdo.

Qëllimi i saj është të frymëzojë njerëzit të tregohen zemërgjerë, të ndihmojnë komunitetin dhe të ndërtojnë marrëdhënie të bazuara në respekt e mirëkuptim.

Dashuria pa kushte është vlerë që gjendet në shumë tradita fetare e praktika shpirtërore, por kjo ditë na kujton se ajo duhet të reflektohet edhe në përditshmëri: një gjest i vogël mirësie, një fjalë mbështetjeje apo një akt solidariteti mund të ndryshojë ditën e dikujt dhe të krijojë një zinxhir pozitiv tek të tjerët.

Si mund ta shënojmë këtë ditë?

Duke shprehur mirënjohje për njerëzit pranë nesh.

Duke ndihmuar ata që kanë nevojë.

Duke dhuruar kohë, buzëqeshje apo fjalë të ngrohta.

Duke përhapur dashuri pa kushte në familje, shoqëri dhe komunitet.

Në një botë shpesh të mbushur me ndarje e tensione, 30 shtatori na rikujton se dashuria dhe humanizmi mbeten forcat më të fuqishme për të kapërcyer çdo pengesë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Edi Rama për Ditën e Trashëgimisë: Një pasuri që lidh të kaluarën me të ardhmen

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me një mesazh të veçantë dhe një dedikim mbi rëndësinë e saj për identitetin kombëtar.

Ai ndau me publikun pamje që përfaqësojnë motive tradicionale shqiptare, duke theksuar se kjo trashëgimi është një pasuri e çmuar që lidhet ngushtë me rrënjët, historinë dhe shpirtin e popullit tonë.

”Sot kremtojmë Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, një ditë që na kujton pasurinë më të çmuar të identitetit tonë kombëtar. Trashëgimia jonë kulturore është lidhja jonë me të kaluarën, një pasqyrë e historisë dhe frymëzim për të ardhmen. Ajo na kujton rrënjët tona, traditat e gjyshërve, dhe forcon lidhjen me shpirtin e vendit tonë. Ruajtja dhe vlerësimi i saj nuk është vetëm një detyrë historike, por edhe një angazhim për të kultivuar krenarinë dhe për të trasmetuar gjallërinë e kulturës shqiptare brez pas brezi”, shkroi Rama.

Ai theksoi se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrë kolektive që kërkon bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjithë qytetarët, institucionet dhe komunitetet, duke e bërë këtë ditë një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që na lidhin si komb. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Vdes sopranoja e njohur, nëna e Piro Çakos

Published

on

Ndërron jetë sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Papa-Çako. Artistja u nda nga jeta në moshë të shtyrë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në muzikën klasike shqiptare.

Luiza Çako ishte një nga emrat më të spikatur të skenës lirike shqiptare. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, ajo kontribuoi në pasurimin e kulturës muzikore në vend, duke interpretuar një sërë rolesh kryesore në vepra operistike brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ajo njihej për interpretimin e saj të ndjerë, teknikën vokale dhe elegancën artistike.

Luiza Çako ishte gjithashtu bashkëshortja e tenorit të njohur Gaqo Çako dhe nëna e këngëtarit të njohur Pirro Çako, duke qenë pjesë e një familjeje me traditë të thellë muzikore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Sean ‘Diddy’ Combs rikthehet në gjykatë për të kërkuar një gjykim të ri

Published

on

Personazhi Sean “Diddy” Combs dhe avokatët e tij u rikthyen në gjykatën federale të New York për t’i kërkuar një gjyqtari të anulojë dënimet e tij, ku akuzohet për prostitucion ose edhe të lejojë të zhvillohet një gjyq i ri.

Gjyqtari Arun Subramanian shtyu seancën dëgjimore dhe nuk vendosi menjëherë për kërkesën e mbrojtjes.

Producenti amerikan i muzikës, i cili u akuzua për drejtimin e një operacioni të gjerë të trafikimit seksual, është burgosur që nga arrestimi i tij shtatorin e kaluar dhe i njëjti u dënua në korrik për dy akuza për prostitucion.

Avokatët e Combs argumentojnë se dënimet e tij ishin një keqpërdorim i Aktit Mann , një ligj federal që u miratua për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin seksual të grave.

Reperi përballet deri në 10 vjet burg për secilën akuzë të ngritur./S.K/BBC News/.

 

Continue Reading

Të kërkuara