Kulturë
Babai i Britney Spears-it urdhërohet të paraqitet në gjykatë
Një gjykatës e dha urdhrin gjatë një seance dëgjimore në Los Angeles të mërkurën.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiBabai i yllit Britney Spears, Jamie Spears është urdhëruar të paraqitet në gjykatë për t’u marrë në pyetje lidhur me dyshimet se ka përgjuar vajzën e tij. Atij iu kërkua të paraqitet brenda 30 ditësh dhe duhet t’i paraqesë të gjitha dokumentet e kërkuara nga avokatët e këngëtares. Një gjykatës e dha urdhrin gjatë një seance dëgjimore në Los Angeles të mërkurën.
Babai i Spears ka mohuar më parë të gjitha akuzat se ai e spiunoi atë duke përdorur pajisje sekrete regjistrimi të fshehura në dhomën e saj të gjumit gjatë kujdestarisë, duke thënë se pretendimet janë “të rreme”.
Avokati i yllit, Matthew Rosengart u tha gazetarëve jashtë gjykatës pas seancës: “Sot ishte një ditë shumë e mirë në gjykatë për Britney Spears dhe ishte një ditë shumë e mirë për drejtësinë”.
Britney u lirua nga kujdestaria, e cila i lejoi babait të saj dhe të tjerëve të kontrollonin jetën dhe financat e saj për gati 14 vjet, në nëntor të vitit të kaluar./UBTNews/
Kulturë
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
Published
3 hours agoon
December 18, 2024By
UBT NEWSQeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e një muzeu të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, me qëllimin kryesor të “dokumentimit dhe prezantimit të krimeve të realizuara nga ish-Jugosllavia dhe Serbia ndaj shqiptarëve dhe grupeve të tjera në Kosovë”.
Në një mbledhje të zhvilluar të mërkurën, u nënvizua se ky muze do të ketë si objektiv kryesor “krijimin e një institucioni publik, të dedikuar përkujtimeve dhe prezantimit të historive dhe përvojave të popullsisë shqiptare dhe të tjerëve, nën pushtimin e Serbisë dhe Jugosllavisë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se muzeu “është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale, por edhe e vërtetës se Republika e Kosovës ka triumfuar, ka dalë nga ky përballim dhe nuk harron”.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, theksoi se muzeu i ri do të “synojë edukimin, përkujtimin dhe nderimin e brezave të rinj” dhe do të shërbejë për “të pasqyruar përjetimet e të mbijetuarve, që historitë e tyre të mos harrohen kurrë.” Ai shtoi se muzeu synon “përmbushjen e paqes së qëndrueshme, duke siguruar që e kaluara e dhunshme të mbahet mend, të dokumentohet dhe të mos përsëritet”.
Çeku ka bërë të ditur se ky muze do të ngritet fillimisht si njësi e veçantë brenda Muzeut Kombëtar të Kosovës. Pas miratimit të Ligjit për Muzeet, ai do të shndërrohet në një institucion të pavarur, muzeal, me nivel kombëtar.
Institucioni do të vendoset në ndërtesën ku ndodhet aktualisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Propozimi për themelimin e këtij muzeu është mbështetur nga të gjithë ministrat e pranishëm në mbledhje, përveç ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili u abstenua nga votimi.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999, mbi 13.000 civilë u vranë dhe mijëra të tjerë u zhdukën. Aktualisht, mbi 1.600 persona janë ende të pagjetur, shumica e të cilëve janë shqiptarë. /rel/
Magazinë
Ndahet nga jeta aktorja spanjolle Marisa Paredes
Published
6 hours agoon
December 18, 2024Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktorja spanjolle Marisa Paredes, karriera e së cilës u karakterizua veçanërisht nga gjashtë filmat në të cilët ajo luajti me regjisorin Pedro Almodovar.
Siç njoftoi Akademia Spanjolle e Kinemasë: “Kinemaja spanjolle humbi një nga aktoret më ikonike, Marisa Paredes, e cila la pas një karrierë të gjatë, përmes së cilës publiku e admiroi në më shumë se 75 paraqitje në ekranin e madh”.
Paredes vdiq në orët e para të mëngjesit në spitalin Fundación Jiménez Díaz në Madrid, ajo nuk ndihej mirë e shkoi në spital në mbrëmje dhe ka ndërruar jetë pak orë më vonë.
Në llogarinë e tij në Instagram, Almodovar postoi foto të aktores, e cila ishte hit në filmat e tij “Taka të larta”, “Lulja ime sekrete”, “Gjithçka për nënën time”, “Fol me të”, “Lëkura që jetoj” dhe “Murgesha mëkatare.
Artistja spanjolle la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë botërore, karriera e saj u përcaktua nga prania intensive në filmat e Pedro Almodovar, ndërsa karriera e saj e aktrimit përfshin më shumë se pesë dekada suksesi. /UBT News/
Magazinë
Tom Cruise merr mirënjohje nga marina amerikane falë rolit në “Top Gun”
Published
8 hours agoon
December 18, 2024Tom Cruise mori çmimin më të lartë të Marinës së SHBA për “kontributet e jashtëzakonshme” në ushtri.
Sipas mediave të huaja, roli i tij si Pete Mitchell Maverick në “Top Gun” i vitit 1986 e solli në statusin e një njeriu të famshëm dhe suksesi rekord i filmit çoi në rritje të numrit të rekrutimit për pilotët.
Çmimi i Shquar i Shërbimit Publi k i’u dorëzua atij gjatë ceremonisë në Longcross Film Studios në Chertsey, Surrey. Ai tha se është mirënjohës për mirënjohjen e jashtëzakonshme. Marina falënderoi heroin e aksionit për të cilin tha se “rriti ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e publikut për ushtarakët shumë të aftë dhe viktimat e tyre”.
Cruise luajti pilotin Maverick në filmin ace të Luftës së Ftohtë. Ai ishte aq me ndikim sa Marina ngriti edhe tavolina rekrutimi në kinema.
Ylli i nominuar për Oscar ripërsëriti rolin si Toger Pete Mitchell në vazhdimin e 2022 “Top Gun: Maverick”, për të cilin Marina tha se ka “ringjallur” interesin ushtarak midis audiencës më të re.
“Tom Cruise ka kaluar gati katër dekada si mbështetës i palëkundur i burrave, grave e familjeve të Marinës dhe Trupave Detare”, thanë ata. Rolet në filmat “Born on Fourth of Fourth of July”, “A Few Good Men” dhe “Mission: Impossible” kontribuan në këtë njohje.
Nderi prestigjioz civil i’u dha më parë fituesve të Oskarit Steven Spielberg dhe Tom Hanks për filmin e Luftës së Dytë Botërore “Saving Private Ryan”. /UBT News/
Art
92 vjet nga lindja e ikonës së kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti
Published
1 day agoon
December 17, 2024Sot janë bërë 92 vjet nga lindja e artistës së madhe të skenës dhe e kinemasë shqiptare, Tinka Kurti. Ajo u lind më 17 dhjetor te vitit 1932 në Sarajevë, ka lindur dhe është rritur në një familje artëdashëse pasi nëna e saj në rininë e vet ka qenë aktore kryesore në Teatrin Kombëtar të Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Arsimin bazë 7-vjeçar ajo e mori në Sarajevo dhe kur ishte vetëm 13 vjeç familja e saj u shpërngul për në qytetin e Tiranës ku vazhdoi edhe studimet në Politeknikumin e Tiranës.
Ajo rastësisht u regjistrua për të studiuar në degën e Dramës në shkollën e mesme të Dramës së asaj kohe. Shumë pak kohë pasi kishte filluar të ndiqte studimet në këtë specialitet, ajo u përjashtua nga shkolla me motivacionin “shfaqje të prirjeve liberale”.
Ishte pikërisht regjisori Andrea Skanjeti ai që pikasi talentin e saj të jashtëzakonshëm për ta rikthyer Tinkën edhe njëherë tjetër në skenë me shfaqjen “Dasëm Shkodrane”. Pas themelimit të Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës ajo bëhet pjesë e trupës si aktore gjysmë profesioniste dhe ishte gjithashtu ndër 10 aktorët që themeluan institucionin e qytetit të Shkodrës.
Ishte çmimi “Aktorja më e mirë e Republikës” dhe kupa e festivalit në Festivalin e parë të Teatrit Shqiptar që e ngjitën aktoren Tinka Kurti në kategorinë e aktorëve profesionistë me rolin në shfaqen “Toka Jonë” me regji të Kol Jakovës.
Gjatë karrierës së saj aktorja Tinka Kurti ka interpretuar rreth 260 role në skenën e teatrit dhe 95 role në kinematografi.
Në 1994 ajo hyri në Enciklopedinë e Institutit Biografik Amerikan si një nga 5,000 gratë më të shquara në botë dhe madje më 17 Dhjetor 2007 ajo u ftua në Uashington (SHBA) për të vendosur një pllakë mermeri me emrin e saj në këtë Institut.
Roli i saj më i fundit do të ishte në kinematografi në filmin “Bota” (2014).
Tinka për karrierën e saj artistike është vlerësuar me Çmime dhe Tituj të tjerë si Artiste e Merituar & Artiste e Popullit 1961, me urdhërin “Grand Master” i akorduar nga Presidenti i Republikës për veprimtarinë e saj artistike.
Vinicius: U munduan të më diskreditonin, por jam më i miri në botë!
BE nis hetim ndaj TikTok-ut!
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan: Hovenier dha kontribut të rëndësishëm
Barcelona bën goditjen e së ardhmes, zyrtarizon blerjen e talentit Ibrahim Diarra
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës
Glavchev: Bullgaria s’ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi për hyrjen e Maqedonisë në BE
Çfarë të hani kur ndiheni në humor të keq?
Hovenier mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve