Kulturë

Babai i Britney Spears flet për raportin me këngëtaren

Ai foli për Daily Mail.

Published

on

Baba i këngëtares së njohur Britney Spears, Jamie Spears, ka folur lidhur me konservatorin 13-vjeçar të vajzës së tij.

Atij iu ishte dhënë kontroll mbi financat e vajzës së tij dhe karrierës së saj si rezultat i këtij konservatori, raporton UBT News.

Në një intervistë me Daily Mail, ai mbrojti veprimet që kishte bërë përderisa kishte nën kontroll të bijën. Ai pretendoi se veprimet që ndërmori gjatë asaj kohe ishin të nevojshme për të mbrojtur Britney-n, dhe poashtu për të ruajtur lidhjen e saj me djemtë, Preston dhe Jayden.

“Jo të gjithë do të pajtohen me mua, por ka qenë një kohë shumë e vështirë. Por unë e dua vajzën time me gjithë zemër e shpirt. Ku do të ishte Britney tani pa këtë konservator? Dhe unë nuk e di nëse ajo do të ishte gjallë. Unë nuk e di”, tha ai.

Konservatori i kishte dhënë atij autoritet lidhur me jetën private të tij, përfshirë vendimet lidhur me fëmijët e saj dhe lirinë e saj për t’u martuar.

Britney ka shmangur prindërit dhe motrën e saj që kur konservatori i saj ka përfunduar. Në rrjete sociale, ajo publikisht i ka kritikuar ata për trajtimin që i kanë bërë gjatë asaj kohe./UBTNews/

Kulturë

Filharmonia e Kosovës shënon debutimin e saj në Vjenë

Published

on

By

Dje në qytetin e muzikës, Vjenë, Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës u prezantua me sukses, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Koncerti, i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, u mbajt në Sallën e Madhe të Haus der Industrie, duke shënuar një moment historik – prezantimin e parë të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak.

Programi i mbrëmjes përfshiu vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, si dhe interpretimet mbresëlënëse të sopranove Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani.

Publiku e priti me entuziazëm këtë mbrëmje të veçantë, e cila u realizua në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke dëshmuar fuqinë e kulturës si urë lidhëse mes dy vendeve.

Continue Reading

Kulturë

Komedia “Thashethemet” vjen së shpejti në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”

Published

on

By

Së shpejti, Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” do të ngrejë siparin për shfaqjen e re “Thashethemet”, një komedi e bazuar në veprën e njohur të Neil Simon.

Shfaqja sjell në skenë situata që të gjithë i njohim, pasi të gjithë jemi hasur me thashetheme të paktën një herë në jetë. Me humor dhe ritëm të shpejtë, aktorët eksplorojnë fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri, duke krijuar momente qesharake, por edhe reflektuese për audiencën.

Në rolet kryesore do të shohim Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Ulera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti, të cilët premtojnë të sjellin energji, dinamizëm dhe situata të papritura në skenë.

Premiera e “Thashethemeve” pritet të mbahet shumë shpejt, dhe publiku ftohet të bëhet pjesë e një komedie që premton të sjellë të qeshura, emocione dhe argëtim pa fund.

Mos i besoni çdo fjale… por merrni pjesë dhe shihni si shpalosen thashethemet në skenë!

Continue Reading

Kulturë

Shqiptari Sokol Keraj në ekipin e filmit që fitoi “Golden Bear”

Published

on

By

Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, një nga ngjarjet më prestigjioze të kinematografisë botërore, çmimi i madh “Golden Bear” për film të shkurtër iu nda filmit “Someday, a Child”, me regji nga regjisorja libaneze Marie-Rose Osta dhe me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj.

Filmi, me gjatësi 27 minuta, pati premierën e tij botërore në Berlin dhe është një bashkëprodhim mes Francës, Rumanisë dhe Libanit.

Në qendër të rrëfimit është një djalë 11-vjeçar me aftësi të pazakonta, i cili jeton me xhaxhanë e tij në një fshat në Liban, ku zhurma e avionëve luftarakë është pjesë e përditshmërisë. Ndërsa xhaxhai përpiqet ta bëjë të duket “normal”, djali në fshehtësi vë në provë një fuqi që mezi e kupton. Kur ai aksidentalisht shkakton rrëzimin e dy avionëve luftarakë, ajo që ishte e fshehur bëhet e pamundur për t’u kontrolluar, duke e çuar historinë drejt një tensioni dramatik dhe simbolik.

Sokol Keraj, i cili në këtë projekt mban rolin e drejtorit të fotografisë, ka studiuar regji filmi në Rumani dhe aktualisht është pedagog në Universitetin Politecnico Grancolombiano në Bogota, Kolumbi.

Ndër projektet e tij të mëparshme përmenden filmat “Dita e fundit e Loro Shestanit” dhe “Gëzuar Vitin e Ri 1982”, të cilët dëshmojnë për një profil artistik të konsoliduar dhe një kontribut të rëndësishëm në fushën e kinemasë. /euronews/

Continue Reading

Lajmet

Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale

Published

on

By

Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.

Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.

Continue Reading

Të kërkuara