Kulturë

Babai i Angelina Jolie kundër deklaratës së saj: Jam i zhgënjyer

Published

on

Së fundmi Angelina Jolie tregoi mbështetjen e saj për Palestinën dhe dënoi bombardimet e Izraelit mbi Gazën.

Kjo shkaktoi polemika të shumta, ndërsa tani babai i saj John Voight kritikoi aktoren për deklaratat.

Voight postoi një video në mediat sociale duke pretenduar se ajo nuk ka infromacion për situatën që po shpaloset në Lindjen e Mesme.

“Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, si shumë të tjerë, nuk e kupton nderin e Zotit, të vërtetat e Zotit. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin e historisë së tokës së Zotit, Tokës së Shenjtë, tokës së Judenjve. Ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e tyre, popullin. Kjo është luftë. Nuk do të jetë ajo që mendon e majta; nuk mund të jetë civile tani”, tha ai.

Angelina dhe Jon nuk kanë një raport të mirë, pasi Voight thuhet se tradhtoi nënën e Angelina, Marcheline Bertrand, me një aktore./UBTNews/

Magazinë

Simbolet e fshehura në serialin “Adolescence” – Çfarë fshihet pas detajeve të vogla?

Published

on

Seriali i Netflix “Adolescence” ka pushtuar ekranet dhe po cilësohet si një nga më të mirët e dekadës së fundit. Por, përtej ngjarjes dramatike, detajet e fshehura në skena të caktuara kanë një kuptim më të thellë.

Psikologia britanike Sheila Redfern, ka shpjeguar se si elemente të vogla – nga një sandviç me turshi deri te pozicioni i karriges, mund të jenë çelësi për të kuptuar të vërtetën rreth protagonistit Jamie Miller, i akuzuar për vrasjen e shoqes së tij të klasës.

Çfarë simbolizojnë detajet në serial?

•Sanduiçi me djathë dhe turshi – Në episodin e tretë, psikologia Briony Ariston i ndan Jamie-t një sandviç me turshi, ndonëse dihet që nuk i pëlqen. Ky veprim shihet si një provokim i qëllimshëm për të testuar reagimin e tij.

•Çokollata e nxehtë – Në një tjetër moment, Briony i ofron Jamie-t çokollatë të nxehtë gjatë një takimi në qendrën e paraburgimit. Kjo teknikë përdoret shpesh nga psikologët për të krijuar një ambient më të ngrohtë dhe për ta bërë pacientin të ndihet i sigurt.

•Veshja e psikologes – Këmisha dhe pantallonat blu të Brionit janë zgjedhur me kujdes, pasi psikologët i kushtojnë vëmendje mënyrës së veshjes për të krijuar atmosferë sa më neutrale dhe të besueshme gjatë intervistave.

•Pozicioni i karriges – Gjatë seancës, Briony afrohet gradualisht më pranë Jamie-t, një teknikë e mirëmenduar që përdoret për të nxitur hapjen emocionale të një personi, veçanërisht tek fëmijët.

Këto detaje të vogla, por domethënëse, e bëjnë “Adolescence” serial edhe më intrigues, duke e kthyer çdo skenë në një pjesë të një puzzle psikologjik që të fton të kërkosh të vërtetën pas çdo veprimi.

Continue Reading

Magazinë

Publikohet trailer-i i “Rust”, filmit ku u vra kinematografja Halyna Hutchins

Published

on

Pas më shumë se tre vitesh nga tragjedia në xhirime, filmi i shumëpërfolur “Rust” më në fund do të dalë në treg.

Traileri i parë i projektit u publikua së fundmi nga revista People, e cila konfirmoi se filmi do të shfaqet në kinema të zgjedhura dhe në platforma dixhitale më 2 maj.

I vendosur në vitet 1880, “Rust” ndjek historinë e një djali jetim (Patrick Scott McDermott) që dënohet me vdekje pasi vret aksidentalisht një fermer. Gjyshi i tij, Harland Rust, i luajtur nga Alec Baldwin, e ndihmon të arratiset nga burgu dhe e çon drejt Meksikës.

Ata përndiqen nga Marshali i SHBA-ve, Wood Helm (Josh Hopkins) dhe një gjahtar i pamëshirshëm i quajtur Preacher (Travis Fimmel). Filmi drejtohet nga Joel Souza, i cili u plagos në të njëjtin incident që i mori jetën kinematografes Halyna Hutchins në tetor 2021.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë xhirimeve, kur një armë mbështetëse e përdorur nga Baldwin qëlloi një plumb të vërtetë, duke vrarë Hutchins dhe duke plagosur Souzën. Baldwin është shpallur i pafajshëm për vrasje nga pakujdesia, ndërsa armatuesja e filmit, Hannah Gutierrez-Reed, u dënua me 18 muaj burg në prill 2024.

“Rust” pati premierën e tij në nëntor 2024 në Festivalin e Filmit EnergaCamerimage në Poloni dhe tani është gati për audiencën globale.

Continue Reading

Magazinë

Mariah Carey feston ditëlindjen e 56-të

Published

on

Mariah Carey është një këngëtare, kompozitore, producentë dhe aktore amerikane, e njohur gjerësisht si një nga artistet më të suksesshme dhe me ndikim në botën e muzikës.

Ajo u lind më 27 mars 1969 në Huntington, New York, dhe ka origjinë afro-amerikane, venezueliane dhe irlandeze.

Mariah filloi të këndonte që në moshë të vogël dhe zëri i saj unik, i cili mbulon pesë oktava, është një nga karakteristikat më të njohura, ajo nisi karrierën muzikore në fillim të viteve 1990, pasi u zbulua nga ekzekutivi i muzikës Tommy Mottola.

Ajo nënshkroi një kontratë me Columbia Records dhe nxori albumin e saj të parë, “Mariah Carey”, më 1990, i cili pati sukses të madh.

Ky album prodhoi disa hite, përfshirë “Vision of Love”, e cila i siguroni asaj Grammy-n e saj të parë dhe shënoi fillimin e një karriere të gjatë në majat e klasifikimeve muzikore. /UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Botimet shqiptare në Panairin e Librit të Lajpcigut 2025

Published

on

Panairi i Librit në Lajpcig është një ngjarje ndërkombëtare e rëndësishme që bashkon lexuesit, autorët, botuesit dhe kompani mediatike nga e gjithë bota. Edhe Shqipëria do të jetë e përfaqësuar në këtë ngjarje prestigjioze, me një program të pasur organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Në panairin e këtij viti, që do të zhvillohet nga 27 deri më 30 mars, Shqipëria ka organizuar një sërë aktivitetesh që përfshijnë panele diskutimi me shkrimtarë dhe botues shqiptarë. Tema e panairit të këtij viti është “Fjalët lëvizin botët”, një mesazh që thekson fuqinë e fjalës dhe letërsisë në formësimin e shoqërive dhe kulturave.

Në përpjekje për të promovuar letërsinë shqiptare dhe për të ofruar një platformë ndërkombëtare për autorët shqiptarë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të prezantojë një gamë të gjerë autorësh, duke përfshirë si autorë të traditës ashtu edhe ata bashkëkohorë. Një panel i dedikuar shkrimtarit të njohur Ismail Kadare do të jetë pjesë e aktiviteteve kryesore, me temën “Letërsia dhe gjeopolitika”. Ky panel do të diskutojë përkthimin në gjermanisht të romanit të Kadare “Kur sunduesit grinden”, një vepër që ka fituar vëmendje të madhe për thellësinë dhe ndjeshmërinë e saj politike dhe historike.

Në aktivitetin e sotëm, titulluar “Fjalë, fjalë, fjalë”, do të jenë të pranishëm autorë dhe përkthyes të njohur si Flogerta Krypi, Mimoza Ahmeti, Elvin Nuri, Klajd Thaçi, Blerina Gaxha Rrugova dhe përkthyesja Loreta Schillock. Ky panel do të ofrojë mundësinë për të diskutuar dhe promovuar letërsinë shqiptare në një platformë ndërkombëtare.

Panairi i Librit i Lajpcigut është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë krijimtarinë letrare shqiptare me një audiencë globale, për të shkëmbyer ide dhe për të rritur ndërveprimin mes kulturave të ndryshme. Shqipëria, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, do të kontribuojë në këtë iniciativë për të shtuar njohurinë dhe vlerësimin e letërsisë shqiptare ndërkombëtarisht./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara