Kulturë

“Baba i vogël” poezia prekëse e Li-Young Lee për humbjen e të atit

“Baba i vogël” është një poezi prekëse nga autori indonezian, Li-Young Lee.

Published

on

Në vargjet e poezisë ndihet padyshim dhimbja, por autori mundohet “ta maskojë” atë me vendimet për ta varrosur të atin në qiell, në tokë, e në fund në zemrën e tij.

Vendimi i fundit është më i rëndësishmi, pasi në këtë mënyrë i ati i tij do të mbetet përjetësisht brenda tij. Nuk ka fjalë për të përshkruar realitetin e kësaj poezie. Kush ka humbur një prind, e kupton se sa e vështirë është ta përballosh ndjesinë e humbjes. Ama në fund, e dini se do i keni përherë në zemër dhe se nuk do ta harroni kurrë…

“Baba i vogël”

E varrosa tim atë në qiell.
Qysh atëherë, zogjtë
e lajnë dhe e krehin çdo mëngjes
dhe ia ngrenë batanijen gjer në mjekër çdo natë.

E varrosa tim atë nën tokë.
Qysh atëherë, shkallët e mia
ngjisin vetëm poshtë,
dhe krejt toka është shndërruar në shtëpi,
dhomat e të cilës janë orët, dyert që
rrinë hapur  çdo mbrëmje,
e presin mik pas miku.
Nganjëherë, shoh pas tyre
tek tryezat që shtrohen për një festë dasme.

E varrosa tim atë në zemër.
Tash ai rritet në mua, biri im i çuditshëm,
rrënja ime e vogël, që s’do të pijë qumësht,
këmbë e vogël e zbehtë
zhytur në padëgjimin e natës,
orë e vogël që kërcen sërish e tharë
në zjarr, hardhi e vogël, i afërm i verës
së ardhshme, bir i frutit të vetë birit të tij,
baba i vogël që e shpërblej me jetën time./bota.al

Continue Reading

Magazinë

Reese Witherspoon bën thirrje që gratë ta përdorin AI-në

Published

on

Reese Witherspoon, aktore dhe producente e njohur në Hollywood, ka bërë thirrje që gratë në industrinë e filmit të përqafojnë inteligjencën artificiale (AI), pasi sipas saj ajo “është e ardhmja”.

Aktorja e “Legally Blonde”, e cila është themeluese e kompanisë “Hello Sunshine”, tha se AI-ja është pjesë e pandashme e jetës dhe grave u duhet ta mësojnë dhe ta përdorin në dobi të tyre.

“Jam punëtore e palodhshme dhe më pëlqen të përshtatem me struktura të reja dhe mjedise të reja. Gjithmonë mendoj përpara, për mënyrën se si po zhvillohet media dhe si mund të ndihmoj që gratë të ecin bashkë me këto industri të reja. Dhe tani po e bëjmë këtë me AI. Është kaq, kaq e rëndësishme që gratë të përfshihen në AI… sepse kjo do të jetë e ardhmja e kinemasë. Mund të jesh i mërzitur e të ankohesh sa të duash, por ndryshimi ka ardhur”, ka thënë Witherspoon.

Sipas saj, përdorimi i saj nuk do ta zëvendësojë kreativitetin dhe punën manuale, por ndikon në mënyrën si realizohet arti.

“Nuk do të ketë kurrë mungesë të kreativitetit, imagjinatës dhe ndërtimit manual të gjërave. Mund të zvogëlohet, por gjithmonë do të mbetet me rëndësi të lartë në art dhe në shprehjen personale”, ka shtuar ajo.

“Unë e përdor AI-në çdo ditë. Përdor mjete kërkimi si ‘Perplexity’, përdor ‘Vetted AI’, p.sh. nëse po blen një mikser, të tregon gjashtë modele të ndryshme dhe rekomandon produktin më të mirë. Përdor ‘AI Assistant’. ‘Simple AI’ është një asistent që mund të jetë shumë i dobishëm për këdo që nuk dëshiron të bëjë termine mjekësore, sepse nuk do të presë në telefon apo të përballet me sistemet e ndërlikuara të spitaleve. Është një mjet i jashtëzakonshëm për të kursyer kohë”, ka shpjeguar ajo.

Aktorja zbuloi se shpesh diskuton për këto ndryshime me koleget e saj të njohura në Hollywood.

“Këto janë gra me të cilat flas gjithë kohës për mënyrën se si po e përballojmë dinamikën e re në industrinë tonë: Kerry Washington, Tracee Ellis Ross, Eva Longoria, America Ferrera, Natalie Portman, Lena Waithe”, ka thënë ndër të tjera Witherspoon.

Continue Reading

Lifestyle

Ja filmat që ju duhen! Shtatori është muaji ku rikthehet atmosfera e kinemasë

Published

on

Shtatori është një muaj ku rikthehet atmosfera e kinemasë pas pushimeve verore. Me fillimin e sezonit të ri, në kinema dhe platformat online dalin disa prej premierave më të pritura të vitit.

Ky muaj shpesh sjell filma të zhanreve të ndryshme – nga dramat e fuqishme që synojnë çmimet prestigjioze, deri tek filmat aksion dhe aventurë që mbajnë publikun të lidhur pas ekranit.

Çfarë pritet?

Filmat artistikë dhe dramatikë: Muaji shpesh karakterizohet nga projeksione që hapin sezonin e festivaleve ndërkombëtare, ku shfaqen histori të thella dhe interpretime mbresëlënëse.

Aksion dhe thriller: Për ata që kërkojnë emocione, shtatori sjell produksione me adrenalinë, rikthime të sagave të njohura ose histori të reja plot mister.

Animacionet dhe filmat familjarë: Një zgjedhje e përsosur për fëmijët që kthehen në shkollë, duke ofruar argëtim dhe mesazhe pozitive.

Filmat horror: Me afrimin e vjeshtës, ka vend për projekte të frikshme që krijojnë atmosferën e errët dhe të pasigurt tipike për sezonin.

Pse të ndiqen filmat në shtator?

Ky muaj është një pikënisje e re për industrinë e filmit. Publiku pret surpriza të mëdha, rikthimin e aktorëve të njohur në role të paharrueshme, si edhe produksione të freskëta që shpesh bëhen hit.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Një tjetër surprizë! Justin Bieber publikon albumin e ri

Published

on

Justin Bieber duket se nuk ka në plan të ndalet. Ai ka publikuar albumin e ri, “SWAG II”, vazhdim i albumit të tij të shtatë, “SWAG”, i cili u publikua më 11 korrik.

Reklama gjigante të “SWAG II” u shfaqën në Londër, New York, Seoul, Sydney dhe Shanghai, të enjten e 4 shtatorit.

Këngëtari i “Where Are Ü Now” publikoi lajmin edhe në rrjetet e tij sociale dhe në një nga teaser-at përfshinte një foto ku ai mban në krah dalin e tij, Jack Blues Bieber, duke mos treguar portretin e vogëlushit.

Megjithatë, “SWAG II” nuk është një version i vazhduar i albumit të mëparshëm, por një prurje krejt e re, me këngë të reja, sipas Billboard dhe tanimë, gjendet në të gjitha platformat muzikore.

Lista e këngëve:

1. “Speed Demon”
2. “Better Man”
3. “Love Song”
4. “I Do”
5. “I Think You’re Special” 
6. “Mother In You” 
7. “Witchya”
8. “Eye Candy”
9. “Don’t Wanna” 
10. “Bad Honey”
11. “Need It” 
12. “Oh Man” 
13. “Poppin’ My S***”
14. “All The Way” 
15. “Petting Zoo” 
16. “Moving Fast”
17. “Safe Space”
18. “Lyin’”
19. “Dotted Line” 
20. “Open Up Your Heart” 
21. “When It’s Over” 
22. “Everything Hallelujah” 
23. “Story Of God”

Continue Reading

Magazinë

Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII

Published

on

Kur këngëtari britanik, David Bowie, vdiq në 2016, ai la pas albumin e fundit “Blackstar”, por pak veta e dinin se ai kishte nisur edhe një projekt tjetër, një muzikal i quajtur “The Spectator”, sipas BBC.

Ky projekt ishte i bazuar në Londrën e shekullit XVIII dhe kishte si subjekt krimin, satirën dhe artin e kohës.

Shënimet për “The Spectator” u gjetën të mbyllura në studion e Bowies në Nju Jork, të ruajtura në arkivat personale.

Vetëm Bowie dhe asistenti i tij kishin çelësin e dhomës. Tani ato janë dhuruar në  “V&A museum” dhe do të jenë të hapura për publikun në “Qendrën David Bowie” e cila çelet 13 shtator. Bowie ishte i tërhequr nga krimi dhe personazhe të njohur si hajduti Jack Sheppard.

Ai analizoi kulturën dhe artin e kohës, duke përfshirë piktorë si Joshua Reynolds dhe William Hogarth, dhe zhvillimin e muzikaleve si formë satire politike.

“Bowie ishte i interesuar në rolin e artistit si komentues i shoqërisë, dhe mund të shihnim paralelizma me ditët e sotme. Ai ishte gjithmonë një pionier që nuk donte të kufizohej nga një gjini e vetme”, tha Madeleine Haddon, kuratore e koleksionit.

200 objekte do të jenë në ekspozitë, nga kostume skenike deri tek tekstet e shkruara me dorë dhe vizitorët rezervojnë takime për të parë pjesë të tjera të koleksionit.

Continue Reading

Të kërkuara