Lajmet

Azemi për rritjen e pagës minimale: Vendim parazgjedhor, paga duhet të jetë 500 euro

Published

on

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale në 350 euro, po konsiderohet si vendim parazgjedhor nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi ka thënë se si sindikatë janë të pakënaqur me këtë vendim dhe se kërkesat e tyre janë që paga minimale duhet që të jetë 500 euro, teksa ka kritikuar ekzekutivin për marrjen e vendimit pa u konsultuar me sektorin privat.

“Në e çmojmë çdo lëvizje që behtë qoftë edhe me 10 cent e kemi thënë edhe me herët. Por në moment kur një partner merr vendim pa u konsultuar me partnerin që është i obliguar për ta bërë këtë, ne edhe këtë do të ja kishim falur sikurse paga minimale të jetë sipas kërkesës sonë që kohën fundit e kemi kërkuar që ajo duhet që të jetë 500 euro. Nën pagën 500 euro, normal që ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të jemi të kënaqur, jo pse ne nuk po  pranojmë por kushtet dhe rrethanat nuk po lejojnë që të behët një jetë ekzistenciale me nën këtë pagë. Duke marr edhe pagat minimale që i kemi në rajon, mendojmë që kemi pagë në rajon që janë mbi 600 euro, kemi pagë në rajon që është edhe 400 euro dhe ne kemi thënë që paga optimale duhet që të jetë paga prej 500 euro. Këtë vendim që e ka marr mendojmë që më tepër është vendim parazgjedhor sepse këtë ka mundur që ta merr qysh në fillim të mandatit. Është pagë bruto dhe kur ja heqim obligimet tjera prapë kjo pagë jetë diku rreth 300 euro ose nën 300”, ka thënë Azemi.

Ai ka theksuar se si shkak i pakënaqësive me paga, me tre shtator punëtoret teknik të Qendrave të Mjekësive Familjare (QMF) dhe të shkollave do të fillojnë grevën, ndërsa punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës grevën do ta fillojnë me 16 shtator, kjo pasi Kuvendi i Kosovës gjendet në pushim vjetor deri më atë datë. Azemi ka thënë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe legale, duke shtuar se për këtë vendim nuk janë ftuar për konsultim nga ana e qeverisë së Kosovës dhe se vendimi ka qenë i njëanshëm.

“Veprimet tona normal, kërkesat tona kanë qenë të kamotshme që edhe nga java e ardhshme ne për shkak të kërkesave tona reale të ngritjes së pagave do të jemi një pjesë bukur e madhe në grevë, Janë kërkesa të cilat janë të arsyeshme, legale dhe legjitime për të cilat kjo qeveri as një herë gjatë gjithë mandati ti nuk është marr fare me to dhe ne po themi është një vendim i një anshëm. Një vendim i cili nuk kënaqe kërkesat e punëtoreve. Ne e kemi thirru qeverinë e Kosovës dhe partneret tonë punëdhënësit që të ulemi e të bisedojmë edhe për pagën minimale, për kushtet të punëtoreve, ata nuk kanë qenë të interesuar dhe ne si sindikatë paga prej 350 euro nuk është që i mbulon kërkesat tona minimale”, ka thënë ai.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara