Lajmet

Azemi paralajmëron krizë për fuqi punëtore, s’përjashton protestat e padi për realizimin e kërkesave

Sipas tij, zgjidhje mbeten protestat, por edhe paditë në gjykata.

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar se vendi do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Krejt kjo ngase sipas tij, veç Gjermania ka nevojë për mbi 300 mijë punëtorë e do të ketë mungesë të rreth 1 milion punëtorëve.

“Me shifra zyrtare, Gjermania tash për tash ka nevojë për mbi 300 mijë punëtorë. Sipas disa të dhënave Gjermania do të ketë mungesë rreth 1 milion punëtorëve dhe këta punëtorë do të orientohen normal dhe do të kalojnë më lehtë në shtetet perëndimore. Fatkeqësisht do të ketë një krizë shumë shpejtë të mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë”, deklaroi ai.

Ndër të tjera ai theksoi se nëse Qeveria nuk do të ndërmarrë asgjë për realizimin e kërkesave të tyre të kamotshme zgjidhje mbeten protestat, por edhe paditë në gjykata.

“Ne tani e kemi një lëndë për ish-ministrinë e Shëndetësisë e cila nuk i ka kryer obligimet ndaj punëtorëve teknik të sektorit privat. Po të njëjtën kemi bërë disa protesta për një pagë shtesë për punëtorët e sektorit privat sidomos spitale e ambollanta. Ne kemi protestuar mjaft, e kemi pa që Qeveria nuk është e interesuar që të bëjë zgjidhje për këta punëtorë, dhe ne tani kemi filluar edhe padi në gjykatë. Do të kërkohet të bisedohet për problemet e caktuara. Nëse Qeveria nuk është gati do të mbajmë protesta. Por nëse edhe këto nuk bëjnë zgjidhje, atëherë zgjidhja përfundimtare është drejtimi tek institucionet shtetërore, gjegjësisht tek gjyqet”, deklaroi ai.

Azemi ka sqaruar se deri më tani nuk kanë pasur as edhe një takim me zyrtarët qeveritar edhe përkundër faktit që pesë herë kanë kërkuar një gjë të tillë, duke shtuar se Qeveria ka dhënë shumë fjalë të mëdha gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk kemi asnjë takim zyrtarë. Mbetën në fuqi kërkesat. Ju jeni në dijeni se që 5 herë e kemi kërkuar në mënyrë protokolare që të takohemi me ta, dhe deri më tash nuk kemi asnjë takim dhe asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës. Po mendojë që Qeveria vetvetiu kanë marr një qëndrim që pas të bisedohet për probleme te punëtorëve. Së paku kështu po konsideroj unë. Pasi që është edhe çështja tjetër unë mendojë që janë dhënë shumë fjalë të mëdha gjatë fushatës zgjedhore dhe tash këto çështje duhet të implementohen ose të vazhdohen të implementohen. Ndoshta mund të jetë edhe kjo një arsye. Por ndoshta për ta është edhe më lehtë që të mos bisedohet sepse në moment kur bisdeohet ose dialogohet duhet të arrihet një përfundim, por në mesin e sajë unë mendoj se për mosdialogim në rend të parë po humbin punëtorët, normal që humbim edhe ne si Sindikatë, por edhe Qeveria e Kosovës mendoj se është humbëse, sepse dialogu mendoj se është një çështje obligative në mes të partnerëve në lidhje me çështjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisht ne jemi të obliguar që të interpretojmë tek punëtorët që ne nuk po arrijmë që të fillojmë me zgjedhjen e problemeve të cilat veç janë grumbulluar tek punëtorët e sektorit privat të Kosovës për të cilat ne kemi pritur shumë nga kjo Qeveri”, deklaroi ai.

Ndërsa sa i përket pagës minimale ai shtoi se është dashur gradualisht të fillojë rritja qysh më herët që të arrijë shuma deri te 350 euro, raporton EO.

“Sa i përket pagës minimale mendoj se tani në vitin 2022 gjithçka çka të  nënshkruhet një pagë nën 400 euro për Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës nuk është valide sepse edhe fuqia punëtore karshi ofertës dhe kërkesës ka ndryshuar. Unë bëjë me dije ashtu siç kam bërë me dije edhe para 5, 6 vitesh se do të ketë një krizë e mungesës së fuqisë punëtore. Që nga viti 2011 paga minimale nuk është ndryshuar dhe po t ishte përcjellë paga minimale 2011 sepse çdo fundvitit këshilli duhet të ulet dhe të përcaktojë rritjen e pagës minimale, unë mendojë që do të jetë diku deri në 300, 350 euro paga minimale. Është dashtë në mënyrë përshkallëzorë që të vijë deri tek kjo shumë”, tha ai.

Lajmet

Ekspertja e Hollywood-it ligjëron para studentëve të studimeve të sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me një eksperte të industrisë së filmit në Hollywood, producente dhe skenariste, e njohur për kontributin e saj në realizimin e serialit të suksesshëm kriminal Mindhunter.

Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Kriminologji, nën udhëheqjen e profesorit Arian Kadriu, ku studentët patën mundësinë të ndërthurin njohuritë akademike me perspektivën praktike të analizës së krimit dhe profilizimit kriminal.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët prezantuan projektet e tyre grupore me temën “To Create a Monster”, përmes të cilave krijuan profile të vrasësve serialë, duke analizuar karakteristikat e tyre psikologjike dhe sjellore, motivet, arsyet dhe rrethanat që ndikojnë në formimin e personaliteteve kriminale.

Projektet u prezantuan para ekspertes, e cila ndau vlerësime dhe komente profesionale, duke u ofruar studentëve një perspektivë nga përvoja e saj në trajtimin e personazheve dhe ngjarjeve kriminale përmes skenaristikës dhe produksionit filmik.

Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të veçantë për studentët e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT që të zgjerojnë njohuritë e tyre përtej teorisë, të zhvillojnë aftësitë analitike dhe të kuptojnë më thellë mënyrën se si krimi, motivet dhe sjelljet kriminale trajtohen edhe në industrinë ndërkombëtare të filmit dhe televizionit.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, synonin marrjen e pasurisë prej 1 milion eurosh

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K. për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe ndaj të pandehurit A.K., i cili akuzohet për fajde në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, nga viti 2021 e tutje, i pandehuri E.K. ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., duke i dhënë para me kamata dukshëm jo proporcionale. Përmes kësaj skeme, vetëm në emër të kamatave, i pandehuri ka përfituar mbi 400,000 euro nga viktima.

Për më tepër, E.K. e ka detyruar viktimën të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici përmes kanosjeve serioze me vrasje ndaj tij dhe familjes së tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri të vazhdueshme.

Në pamundësi për të shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie është përfshirë edhe viktima e dytë B.B., nga i cili të pandehurit E.K. dhe A.K. kanë kërkuar shumën prej 550,000 eurosh shkak të grumbullimit të kamatave.

Përpjekja për marrjen e pronave: I pandehuri i ka kërkuar viktimës t’i kalojë në pronësi lokale afariste dhe një shtëpi me vlerë prej rreth 1 milion eurosh për mbulimin e kamatave.

Arrestimi nga Policia: Më 11 mars 2026, gjatë kohës kur të pandehurit po shoqëronin viktimën te përmbaruesi privat dhe noteri për kalimin e pronave, Policia e Kosovës ka ndërhyrë përmes masave të veçanta hetimore dhe i ka arrestuar ata në vendngjarje.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe për “Pastrim të parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy automjeteve dhe dokumenteve noteriale. Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtore të të pandehurve dhe dënimin e tyre sipas ligjit. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

BE me udhëzime të reja për krizat: Familjet të sigurojnë rezerva ushqimore dhe ujë për të paktën 72 orë

Published

on

By

Komisioni Evropian ka publikuar një sërë udhëzimesh të reja për qytetarët e Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje që të përgatiten më mirë për situata emergjente dhe fatkeqësi të ndryshme, si ndërprerjet e energjisë elektrike, sulmet kibernetike apo krizat e tjera të mundshme.

Udhëzimet u prezantuan në Forumin Evropian për Mbrojtjen Civile në Bruksel nga komisionerja evropiane për gatishmëri dhe menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib, e cila theksoi se orët e para të një emergjence janë vendimtare për mbrojtjen e familjeve dhe komunitetit.

Sipas rekomandimeve kryesore, çdo familje duhet të sigurojë rezerva ushqimore, ujë dhe artikuj bazë për të paktën 72 orët e para të një krize, si dhe të ketë të përgatitur një çantë emergjente për evakuim të shpejtë.

  • Edukimi dhe mbrojtja: Rekomandohet përfshirja e edukimit për krizat në kopshte e shkolla me aktivitete të përshtatura për fëmijët, si dhe masa të veçanta për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara.
  • Dita Evropiane e Gatishmërisë: Është propozuar që 23 tetori – data e themelimit të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile në vitin 2001 – të shpallet Dita Evropiane e Gatishmërisë duke filluar nga viti 2027.
  • Testimet e mbrojtjes civile: Shteteve anëtare u kërkohet të zhvillojnë teste të rregullta gatishmërie dhe të garantojnë që qendrat kombëtare të mbrojtjes civile të funksionojnë 24 orë në ditë, edhe gjatë rënies së rrjeteve apo sulmeve kibernetike.

Strategjia mbështetet në raportin e ish-presidentit finlandez Sauli Niinistö, i cili bën thirrje për ndërtimin e një me këtë kulturë gatishmërie për shkak të fatkeqësive klimatike dhe kërcënimeve gjeopolitike në Evropë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jobe Bellingham ftohet për herë të parë te Kombëtarja e Anglisë

Published

on

By

Mesfushori i ri i Borussia Dortmundit, Jobe Bellingham, ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Kjo ftesë shënon një moment të veçantë për familjen Bellingham, pasi 21-vjeçari do të ketë mundësinë të luajë krah për krah në një ekip me vëllain e tij të madh, yllin e Real Madridit, Jude Bellingham.

Ngritja e tij në nivelin më të lartë ndërkombëtar vjen si rezultat i paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Bundesliga me klubin gjerman Borussia Dortmund. Pas hapave të parë te Birmingham City dhe shkëlqimit me Sunderlandin në Angli, Jobe ndoqi pikërisht rrugën e vëllait të tij duke u transferuar te Dortmundi, ku tashmë është konsoliduar si një nga mesfushorët më premtues. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara