

Shëndet
Avulli i dafinës për fytin, kollën dhe rrugët e frymëmarrjes
Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes.
Published
4 years agoon
By
UBT newsGjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Efektet e tyre mirëbërëse promovojnë shëndetin e organizmit.
Por krahas përdorimeve për shëndetin e stomakut, tretjes, flokëve, kundër inflamacionit, zemrës, ankthin e diabetit, gjethet e dafinës janë të fuqishme kundër të ftohurës.
Gjithçka varet vetëm nga mënyra e përdorimit.
Pavarësisht se zakonisht kundër të ftohurës, dhimbjeve të fytit apo bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes përdoret çaji i dafinës, një tjetër metodë e përdorimit të tyre është edhe më efikase.
Konkretisht, kura që AgroWeb.org sjell më poshtë ka të bëjë me avullin e dafinës, i cili zbut menjëherë problemet me kollën, fytin e acaruar por edhe rrugët e frymëmarrjes.
Si të përgatisni dhe përdorni avullin e dafinës kundër të ftohurës?
Agroweb.org ju këshillon të vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të vlojë bashkë 4-5 gjethe dafine.
Lëreni derisa të nisë të vlojë.
Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli.
Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish.
Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.
Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes.
Këtë trajtim mund ta përdorni dy-tre herë në ditë për të patur një efekt sa më të plotë.
Dafinë me mjaltë për gripin
Nëse nuk duroni dot avullin, mund të përgatisni një tjetër kurë natyrale me gjethet e dafinës ka gjithashtu efekte shëruese ndaj të ftohurës duke e përgatitur si çaj.
Çaji i gjetheve të dafinës
4-5 gjethe të thata dafine
1 shkop kanelle (nëse dëshironi)
1 litër ujë
Mjaltë
Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta.
Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini./AgroWeb.org
Shëndet
Ndryshimet e motit prekin mushkëritë dhe organizmin tonë
Published
2 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni papritur sikur ju merren mend?
Këto janë vetëm disa nga simptomat që lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet e motit.
Vapa dhe djersitja
Trupi i njeriut ka mekanizëm mbrojtës kundër temperaturave të larta: djersitjen. Ky proces ndihmon trupin të ftohet, sidomos kur ajri ka pak lagështi. Shpesh nuk e vëmë re, sepse një pjesë e djersës avullon menjëherë.
Por, kur moti është i nxehtë dhe trupi nuk është i hidratuar siç duhet, aftësia për të djersitur dobësohet. Kjo e bën më të vështirë ftohjen e trupit, duke rritur rrezikun për mbingarkesë të zemrës.
Era dhe i ftohti
Dimri sjell temperatura të ulëta e erëra të forta, që ndikojnë negativisht në organizëm. Kur trupi ekspozohet në ambiente të ftohta, humbja e nxehtësisë ndodh më shpejt, sidomos kur ka erë. Rekomandohet të visheni sipas motit, që të shmangni probleme si hipotermia apo morthi.
Presioni, migrena dhe dhimbjet e kyçeve
Ndryshimet e presionit atmosferik (të ulëta apo të larta) mund të përkeqësojnë dhimbjet tek personat me artrit.
Këto ndryshime ndikojnë edhe tek sinuset, duke shkaktuar migrena e dhimbje koke edhe te personat që nuk kanë probleme të tilla.
Në këto raste, këshillohet që të merrni masa parandaluese dhe të jeni të përgatitur.
Çfarë thithim në mushkëritë tona?
Alergjitë sezonale janë një tjetër pasojë e motit dhe ndotjes së ajrit. Shumë njerëz përjetojnë kollitje të shpeshtë, sy të skuqur apo kruarje si pasojë e polenave, mykut, pluhurit, tymit dhe grimcave të tjera të ndotjes që qarkullojnë në ajër.
Nëse jetoni në zona urbane, ekspozimi ndaj ndotjes është i pashmangshëm. Ajo që thithim kalon nga mushkëritë në gjak, duke ndikuar jo vetëm tek frymëmarrja, por edhe tek organet e tjera.
Nëse ekspozimi është i zgjatur, pasojat shkojnë përtej alergjive të lehta e kthehen në probleme serioze për shëndetin. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si e tregon trupi juaj mungesën e proteinave?
Published
3 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Edhe pse proteinat janë jetike për funksionimin e trupit, mungesa e tyre shpesh mbetet e pavënë re.
Shumë njerëz konsumojnë më pak proteina sesa u nevojitet, shpesh pa e ditur, ndërsa shenjat paralajmëruese injorohen.
Proteinat kanë rol thelbësor në organizëm, nga ndërtimi i muskujve deri te ruajtja e lëkurës, flokëve dhe thonjve të shëndetshëm.
Kur trupi nuk merr mjaftueshëm prej tyre, shfaqen simptoma që nuk duhen neglizhuar.
Shenjat e mungesës së proteinave:
Uria e vazhdueshme: Nëse ndiheni të uritur edhe pas vakteve të bollshme me kalori, kjo tregon mungesë proteinash, pasi trupi kërkon blloqet ndërtuese që i duhen për të funksionuar siç duhet.
Dobësim i flokëve, lëkurës dhe thonjve: Flokët që bien, thonjtë e brishtë dhe lëkura e thatë lidhen me nivel të ulët të proteinave.
Humbje e masës muskulore: Në mungesë të proteinave, trupi përdor indet muskulore si burim energjie, gjë që shkakton dobësi, humbje force dhe energjie.
Sa proteina na duhen?
Rekomandohet 0.8 gram proteina për kilogram të peshës në ditë. Kjo ndryshon sipas moshës, nivelit të aktivitetit e gjendjes shëndetësore.
Në periudha, si gjatë rikuperimit nga sëmundjet apo tek gratë në fazën e perimenopauzës nevojat për proteina mund të jenë më të larta.
Monitorimi i konsumit të proteinave është thelbësor për energji, shëndet dhe funksionim të trupit. Nëse vëreni disa nga simptomat e mësipërme, rishikoni dietën ose këshillohuni me një nutricionist për mënyrat më të përshtatshme të përmirësimit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Të përditshme, por të fuqishme! Ushqimet që ndihmojnë trurin
Published
4 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Kujtesa dobësohet me kalimin e kohës, por një faktor i rëndësishëm që kontribuon në ngadalësimin e kësaj humbjeje është konsumi i ushqimeve të caktuara.
Cilat ushqime duhet të preferoni për një tru më të shëndetshëm?
Proteinat, vaji i ullirit, peshku, arrat, kufizimi i natriumit e yndyrnave të pangopura janë të rëndësishme. Ushqimet e para në të cilat duhet të përqendroheni janë peshqit yndyrorë, si, p.sh skumbri. Nëse i konsumoni dy herë në javë, do të mbështesni jo vetëm shëndetin e trurit.
Pastaj janë salmoni ose sardelet. Peshqit e yndyrshëm përmbajnë acide yndyrore omega-3. Truri përdor acide yndyrore omega-3 për të ndërtuar qelizat e trurit dhe nervat. Këto yndyrna janë të rëndësishme për të mësuarit dhe kujtesën. Peshku është burim i shkëlqyer i tyre.
Manaferrat
Ato mund t’i merrni të freskëta ose të ngrira. Ato përmbajnë antocianina, përbërës bimorë me efekte anti-inflamatore dhe antioksiduese. Antioksidantët në boronica grumbullohen në tru, përmirësojnë komunikimin midis qelizave të trurit.
Antioksidant nga India
Shafrani i Indisë është erëz me një ngjyrë të verdhë të bukur. Shafrani indian mund t’i shtohet orizit, supave dhe salcave. Përbërësi kryesor i shafranit të Indisë është kurkumina. Ai ka aftësi të mrekullueshme: Mund të kalojë barrierën hemato-tru dhe të hyjë në tru.
Është antioksidant i fuqishëm. I bën mirë kujtesës tek ata që vuajnë nga Alzheimeri, lehtëson depresionin duke rritur nivelet e serotoninës dhe dopaminës dhe ndihmon në rritjen e qelizave të reja të trurit. Kjo erëz e zakonshme përbëhet vetëm nga 3-6% kurkuminë.
Brokoli
Kënaqë trurin me përmbajtjen e lartë të vitaminës K. Një filxhan përmban më shumë se i gjithë marrja e rekomanduar ditore. Vitamina K është e tretshme në yndyrë. Trupi ka nevojë për të për të prodhuar sfingolipide, që janë zbuluar në ekstraktet e trurit. Përveç kësaj, brokoli përmban sulforafan. Efekti i tij anti-inflamator mbron trurin nga dëmtimi.
Fara kundër demencës
Farat e kungullit janë të lira, mund t’i hani gjatë ditës ose t’i shtoni në sallatë a t’i spërkatni në supë. Ato janë burim zinku, mungesa e të cilit është lidhur me depresionin dhe sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Ato përmbajnë bakër, i cili ndihmon në kontrollin e sinjaleve nervore, hekur, mungesa e të cilit është lidhur me “mjegullën e trurit” dhe dëmton funksionin e trurit dhe magnez, i cili është i rëndësishëm për të mësuarit dhe kujtesën.
Ushqime të shëndetshme
Çokollata e zezë përmban përbërës si flavonoidet që mbështesin funksionin e trurit, ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe ngadalësojnë rënien njohëse. Gjithashtu përmirëson humorin dhe gjendjen e mikrobiomës së zorrëve. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ja se si ndikon orari i mëngjesit në shëndetin tuaj
Published
3 days agoon
September 26, 2025By
UBT News
Shpesh thuhet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe studimi i ri në Massachusetts, ka sugjeruar të njëjtën gjë.
Sipas studimit, koha kur konsumohet ushqimi i mëngjesit ka shumë rëndësi dhe ndikon në shëndet e jetëgjatësi, thuhet në uebfaqen e kuzhinieres së famshme, Martha Stewart.
Ky studim ka analizuar lidhjen mes orarit të vakteve dhe shëndetit tek të moshuarit, ku studiuesit kanë ndjekur për më shumë se 20 vjet 2,945 persona të moshës 42 deri 94 vjeç në Britani, duke analizuar edhe mostrat e gjakut.
Ata vunë re se me kalimin e viteve, të moshuarit fillonin të hanin më vonë mëngjesin dhe darkën, ndërkohë që ngushtonin orarin e përgjithshëm të ushqimit gjatë ditës.
Mëngjesi i vonuar dhe rreziqet për shëndetin
Studimi tregoi se ngrënia e mëngjesit më vonë lidhej rregullisht me probleme shëndetësore fizike dhe mendore, si depresioni, lodhja dhe problemet me shëndetin oral. Gjithashtu, u vu re se oraret e vona të ushqimit lidhen me vështirësi në përgatitjen e vakteve, gjumë më të dobët dhe, më së shumti, me rrezik më të lartë të vdekshmërisë gjatë periudhës së studimit.
Edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorët e moshës, ata zbuluan se koha e mëngjesit të vonuar ishte e lidhur me rrezik më të lartë të sëmundjeve të shumta dhe mortalitetit.
“Studimi ofron informacionin që ka munguar mbi mënyrën si ndryshon koha e ushqimit në jetën e mëvonshme dhe se si ky ndryshim ndikon në shëndet dhe jetëgjatësi. Ne gjetëm se oraret e vona të vakteve, veçanërisht mëngjesi i vonuar, lidhen me sfida shëndetësore dhe rritje të vdekshmërisë tek të moshuarit”, ka thënë Hassan Dashti, shkencëtar e biolog në spitalin e Massachusetts.
Pse ka rëndësi koha e ushqimit?
Tradicionalisht, hulumtimet mbi ushqyerjen janë përqendruar tek ajo që hamë, por ky studim nxjerr në pah rëndësinë e shkencës që studion kohën e vakteve, si faktor i mundshëm për të parandaluar probleme shëndetësore.
“Studimi ynë sugjeron se ndryshimet në kohën kur të moshuarit hanë, veçanërisht mëngjesin, mund të shërbejnë si tregues i thjeshtë për gjendjen e tyre të përgjithshme shëndetësore”, ka shpjeguar Dashti.
Ai ka shtuar se inkurajimi i të moshuarve për të pasur orare të qëndrueshme vaktesh mund të bëhet pjesë e strategjive më të gjera për të nxitur plakje të shëndetshme dhe jetë më të gjatë./S.K/EO/

Prishtina mposht Ferizajn, vendos kandidaturën për titull

Cilat janë 10 vendet që prodhojnë më shumë ar në botë?

Ndryshimet e motit prekin mushkëritë dhe organizmin tonë

Vdes sopranoja e njohur, nëna e Piro Çakos

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Si e tregon trupi juaj mungesën e proteinave?

Një person sulmohet me mjete të forta në veri të Mitrovicës

Shefi i ChatGPT parashikon se kur Inteligjenca Artificiale mund të kurojë kancerin

Emir Sahiti humb vendin te Hamburgu, trajneri i kërkon përmirësim
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA