Lajmet

Avokati i shoferit të autobusit: Nuk ma tha asnjëherë se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes

Publikuar

Avokati Igor Cishper është një prej dy avokatëve që do të mbrojnë shoferin e kompanisë “Deva Tours”, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Slavonski Brod, të dielën në mëngjes, ku humbën jetën 10 udhëtarë e u lënduan 45 të tjerë, të gjithë bashkatdhetarë që po ktheheshin ga Gjermania për pushime në Kosovë.

Ai ka mohuar atë që është shkruar gjërë e gjatë në mediat kroate, e më pas edhe ë ato në Kosovë, se shoferi që po hetohet për këtë aksident, kishte deklaruar se për një moment e kishte zënë gjumi, andaj edhe u shkaktua aksidenti.

“Në asnjë moment nuk ma ka thënë se ka fjetur”, tha Cishper, duke konfirmuar se ai dhe avokati tjetër Lubo Pavasoviq, do të mbrojnë shoferin gjatë procesit gjyqësor, përcjell Index.hr.

Shoferit 52-vjeçar, sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ai të hënën, në intervistimin nga Prokuroria kroate, u mbrojt në heshtje./koha

Lajmet

​Alergji ndaj vezëve? Simptoma për të cilat duhet pasur kujdes

Publikuar

nga

Një nga alergjitë më të zakonshme, e cila është zhvilluar në shumicën e botës vitet e fundit, është alergjia ndaj vezëve, shkruan pazienti.it.

Ashtu si me të gjitha alergjitë e tjera ushqimore, alergjia ndaj vezëve nuk është asgjë më shumë sesa rezultat i sistemit imunitar që identifikon proteina të caktuara si ”pushtues” të rrezikshëm dhe të dëmshëm për trupin dhe, për këtë arsye, lëshon një antitrup të quajtur imunoglobulinë, i cili ka funksionin e luftimit të alergjenit.

Ky antitrup dërgon një sërë kimikatesh për të luftuar alergjenët e vezëve dhe një nga këto kimikate është histamina.

Histamina është një nga ndërmjetësuesit e shumë simptomave alergjike. Alergjia më e zakonshme është e bardha e vezës, por mund të shkaktohet edhe nga të verdhat e vezëve dhe të bardhat e vezëve, pasi të dyja përmbajnë proteina që mund të shkaktojnë alergji.

Cilat janë simptomat e alergjisë ndaj vezëve?

Reagimet alergjike të shkaktuara nga vezët ndryshojnë nga personi në person dhe zakonisht ndodhin menjëherë pas konsumimit të këtij ushqimi.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë probleme të lëkurës, të tilla si ënjtjet dhe pullat.

Simptoma të tjera të zakonshme janë të frymëmarrjes, të tilla si astma (e cila shfaqet në shumë raste alergjie), rrufë, teshtimë dhe lotim të syve.

Disa njerëz gjithashtu kanë probleme me stomakun për shkak të alergjisë ndaj vezëve, të cilat mund të jenë nauze, të vjella, diarre ose ngërçe.

Më rrallë, megjithatë, njerëzit që vuajnë nga alergjia ndaj vezëve mund të kenë situata me anafilaksi dhe, në këto raste, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor.

Vetëm simptomat nuk janë të mjaftueshme për të diagnostikuar alergjinë ndaj vezëve dhe do të ishte e këshillueshme që të kryeni kontrolle tek një alergolog, i cili mund të ndihmojë në përcaktimin nëse simptomat alergjike lidhen me vezët ose nëse alergjia varet nga diçka tjetër.

Në cilat komplikime mund të çojë alergjia ndaj vezëve?

Komplikimi më i rëndësishëm i alergjisë ndaj vezëve, sipas sondazheve të fundit, është reaksioni i rëndë alergjik që kërkon një injeksion të epinefrinës dhe trajtim urgjent.

I njëjti reagim i sistemit imunitar, i cili shkakton alergji ndaj vezëve, mund të shkaktojë edhe komplikime të tjera.

Çfarë kontrollesh duhet të bëni për të zbuluar nëse jeni alergjik apo jo?

Nuk ka asnjë test specifik të përcaktuar për të diagnostikuar nëse një person ka alergji ndaj vezëve apo jo.

Mjeku juaj mund të përdorë disa qasje, që synojnë përjashtimin e kushteve të tjera që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme.

Në shumë raste, ajo që në fillim duket se është alergji ndaj vezëve, në realitet rezulton të jetë një intolerancë ushqimore. Ky lloj reagimi në përgjithësi është më pak i rëndë se alergjia ndaj vezëve dhe nuk përfshin sistemin imunitar./Atsh

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Djali i legjendës Johan Cruyff e refuzon stolin e Barcelonës

Publikuar

nga

Jordi Cruyff u rikthye te Barcelona pas eksperiencës si trajner në Kinë me Shenzhen, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe Maccabi Tel Aviv, Chongqing Dangdai Lifan dhe kombëtaren e Ekuadorit.

Djali i legjendës Johan Cruyff është këshilltar sportiv te katalanasit tani, por së fundmi i është ofruar edhe një mundësi për ta drejtuar ekipin.

Gazetari i “Sport”, Toni Juanmarti, shkruan se Jordi është përgjigjur se për momentin nuk e pranon opsionin për t’u bërë trajner i Barcelonës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Thirrje për vaksinim kundër Covid-19

Publikuar

nga

Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetetarëve të Republikës së Kosovës se vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë të bëhet edhe gjatë ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielen, në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.

Prandaj, MSh u bën thirrje qytetarëve që të caktojnë termine për marrje të vaksinës, meqë ka mjaft termine të lira, përfshirë edhe ditët e fundjavës në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Sipas vendimeve të mëhershme të MSh, në Kosovë mund të vaksinohen personat e moshës mbi 16 vjeç si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçe me indikacione mjekësore, këta të fundit me vaksinën PfizerBioNTech.

Duke u bërë thirrje që krahas vaksinimit të zbatohen masat në fuqi kundër COVID-19, MSh rithekson rëndësinë e vaksinimit si mënyrën më efikase për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19 dhe  për të evituar shtrimet e qytetarëve të tjerë në spitale nga format e rënda të COVID-19 dhe për të ulur numrin e rasteve të vdekjeve nga COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

UBT zyrtarisht hap Qendrën për Realitet Virtual dhe të Shtuar “EON Reality, Augmented and Virtual Center”

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, dy gjigantë nga dy fusha të ndryshme, njëri nga teknologjia virtuale e njëri nga arsimi, “EON Reality” dhe UBT, kanë inauguruar Qendrën për Realitet Virtual dhe të Shtuar “EON Reality, Augmented and Virtual Center”, qendër kjo më e madhja dhe e vetmja në Ballkan.

Në ceremoninë solemne të inaugurimit të kësaj qendre pjesëmarrës ishte rektori njëherit edhe themelues i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, presidenti i kompanisë gjigante të teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar, ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna.

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, hapjen e kësaj qendre të madhe virtuale e vlerësoj si shumë të rëndësishme për Kosovën dhe të rinjtë në vendin tonë, duke thënë se kjo qendër do të jetë në shërbim të të rinjve në fushat e edukimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

“Ne jemi duke përmbyllur një investim 30 milionë dollarësh dhe me këtë ne mendojmë se do të ketë indikator shumë të rëndësishëm në edukim, në rritje të vendeve të punës, në eksport, poashtu edhe në promovimin e aftësive digjitale të Kosovës në aspektin e inovacionit. Gjeneratat e reja do të mësojnë me teknologjitë më të reja botërore që ndikojnë në krijimin e kompetencave më të qëndrueshme, dhe ky është vetëm fillimi i një epoke digjitale që UBT po e zbaton në Ballkan”, ka thënë rektori Hajrizi.

Presidenti i kompanisë së teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar, u shpreh i lumtur që është edhe njëherë në Kosovë, konkretisht në UBT, kësaj radhe për të bërë inaugurimin e një qendre shumë të rëndësishme për të rinjtë e Kosovës dhe Ballkanit në tërësi, që atyre u kontribuon shumë në zhvillimin e aftësive të tyre për shkencë, teknologji, edukim dhe inovacion, duke theksuar se ky investim do të mund të rritet edhe më shumë viteve të ardhshme.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu për ta zyrtarizuar këtë qendër. Siç ju e dini, ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme tashmë, dhe më duhet të them se jam i super impresionuar me vullnetin dhe gatishmërinë tuaj, të studentëve dhe stafit të fakultetit për teknologjinë e re. Gjithashtu, jam shumë i kënaqur të ju njoftoj se ne jemi duke diskutuar, dhe kam qenë në gjendje të siguroj fonde shtesë përmes organizatave ndërqeveritare, kështu që një nga arsyet pse jam këtu është që t’i ofroj Kosovës aftësinë për të zgjeruar këtë projekt në një grant prej 150 milionë dollarëve, duke e zgjeruar në nivel kombëtar përmes arsimit dhe inovacionit, duke ndërvepruar me industrinë”, ka thënë presidenti i kompanisë gjigante të teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar.

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mirëpritur këtë investim të bërë, i cili sipas saj i kontribuon shumë imazhit të vendit, si dhe rinisë kosovare, e cila sipas saj është e përkushtuar dhe ka shumë talent.

“Duke pasur një rini me shumë talent, shumë përkushtim, shumë zotim dhe shumë dëshirë për të mësuar, ky investim është një mesazh që përçon te të gjithë investitorët në Republikën tonë dhe jashtë, sepse tani pas covid-19 janë shumë kriza që kanë ardhur nga disa industri dhe shumë industri rreth botës të cilat krijojnë diversifikim të furnizimeve”, ka thënë ministrja Hajdari.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë se inaugurimi i kësaj qendre Kosovës po i sjellë një teknologji të re dhe të dobishme në fushat e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovavionit, duke thënë se ky bashkëpunim i UBT-së me “EON Reality” ofron mundësi të reja të pasurimit pedagogjik në klasë.

“Unë sot kam nderin dhe kënaqësinë që të marr pjesë në inaugurimin e Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar që sjell në Kosovë një teknologji të re, të dobishme në fushat e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Përurimi i kësaj qendre sot këtu është sa i nevojshëm e i mirëseardhur për komunitetin arsimor në Kosovë, aq edhe inspirues për ne për shkak se shndërrohet në pikëtakim ku arsimi, teknologjia, inovacioni dhe shkenca bashkëveprojnë për të mirën e komunitetit dhe të gjithë shoqërisë”, ka thënë, zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna.

Nga të gjithë të pranishmit, ky investim u vlerësua si investim madhor dhe i qëlluar duke marrë parasysh zhvillimin e shpejtë të teknologjisë virtuale dhe nevojën e krijuar së fundmi për këtë teknologji në fusha të ndryshme, duke krijuar kështu edhe një botë bindëse dhe shumë atraktive për mësim dhe mundësi të artë për të eksploruar në fusha të ndryshme studimi.

UBT është qendra më e madhe e teknologjisë virtuale në Ballkan, ku këtë platformë dëshiron ta instalojë në sistemin arsimor në Kosovë, me qëllim që gjithë studentët e të gjitha institucioneve arsimore në vend, publike dhe private, të përjetojnë teknologjinë e shekullit 21, njëherësh edhe të përfitojnë aftësitë e duhura në përgatitjen profesionale duke përdorur teknologji si kjo.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara