Lajmet

“Avokati i Popullit do të jetë gardian i mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTI”

Published

on

Në kuadër të shënimit të Javës së Krenarisë në Kosovë, Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për garantimin e të drejtave themelore të njeriut për pjesëtarët e komunitetit LGBTI, të cilët janë ende një nga grupet më të cenueshme në shoqërinë tonë.

“Të angazhuar fuqishëm me idenë se qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në aspektin e dinjitetit dhe të drejtave, Institucioni i Avokatit të Popullit rikujton që të gjithë qytetarët e këtij vendi janë të barabartë dhe se shteti e ka për detyrë që t’i mbrojë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.”, thuhet në njoftim.

Institucioni i Avokatit të Popullit thotë se do të jetë gardian i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI.

“Java e Krenarisë është themeluar me qëllim që kreatorët e politikave, vendimmarrësit, publiku dhe mediat të përfshihen në mënyrë aktive në mbrojtjen e personave LGBTI nga manifestimet e hapura dhe të fshehta të homofobisë. Me qëllim që kjo luftë të jetë efikase, ajo duhet të mbështetet me sanksionimin e vazhdueshëm të çdo vepre të kryer nga urrejtja në bazë të orientimit seksual.

Të vetëdijshëm për sfidat, Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë gardian i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI, duke qenë zëri i tyre në artikulimin e kërkesave sa të ligjshme dhe të drejta, aq edhe kushtetuese për trajtim me dinjitet dhe barazi si çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës.”, thuhet më tej në njoftimin e Avokatit të Popullit./UBTNews

Lajmet

Nepali në ditë zie, mbi 1,300 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet

Published

on

Nepali është sot në ditë zie kombëtare, në kujtim të qindra viktimave të përmbytjeve vdekjeprurëse të 26 gushtit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mijëra persona të zhdukur.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike në vend, në nderim të viktimave të përmbytjeve që autoritetet i kanë cilësuar si të pashembullta.

Sipas të dhënave të përkohshme, të paktën 1 mijë e 398 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 5 mijë e 500 persona rezultojnë të zhdukur në zonën kufitare mes Nepalit dhe Kinës.

Mes të zhdukurve dyshohet se ka turistë, pelegrinë të huaj dhe qindra punëtorë që janë rrëmbyer nga ujërat.

Për të 13-tën ditë radhazi, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në sipërfaqe, nga ajri dhe në tunele, me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Autoritetet thonë se operacionet po zhvillohen me të njëjtin intensitet si në ditën e parë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Poterq të Klinës: Burri i vë flakën krevatit të motrës dhe sulmon nënën, motra humb jetën

Published

on

Një grua ka humbur jetën pasi u sulmua nga vëllai i saj në fshatin Poterq të Klinës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 shtator, kur i dyshuari, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, fillimisht i ka vënë flakën krevatit ku ndodhej motra e tij dhe më pas ka sulmuar nënën e tij me një mjet të fortë.

Të dyja viktimat kanë pësuar lëndime të rënda. Ato fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas janë transferuar në QKUK në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se më 7 shtator motra e të dyshuarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikike, ai është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e Policisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Pemët Akacia në Afrikë komunikojnë me njëra-tjetrën. Kur sulmohen nga kafshët barngrënëse, ato lëshojnë gazra në ajër për të paralajmëruar pemët e tjera që të prodhojnë substanca mbrojtëse.

 

2.Armadilot njihen për mburojën e tyre shumë të fortë natyrore. Në disa raste është raportuar se predhat kanë devijuar nga lëkura e tyre e fortë, prandaj shpesh thuhet se janë “rezistente ndaj plumbave”.

 

3.Ujëvarat e Niagarës nuk ngrijnë kurrë plotësisht. Edhe gjatë dimrave ekstremë, sasia e madhe e ujit që rrjedh vazhdimisht e pengon ngrirjen totale.

 

4.Piramida e Madhe e Gizës është ndërtuar nga rreth 2.3 milionë blloqe guri. Secili prej tyre peshon mesatarisht rreth 2.5 ton, një arritje inxhinierike që vazhdon të mahnisë botën edhe sot.

 

5.Telefonata e parë nga një telefon mobil u realizua më 3 prill 1973 në New York. Në atë kohë askush nuk e imagjinonte se celularët do të bëheshin pjesë e përditshmërisë sonë.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë

Published

on

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Huchet dhe sukses në misionin e tij diplomatik, duke theksuar synimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Ajo ka vlerësuar mbështetjen e Francës ndaj Kosovës gjatë luftës dhe në procesin e shtetndërtimit, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve shtrihet në fusha si politika, ekonomia, siguria, arsimi dhe kultura.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Haxhiu ka siguruar ambasadorin Huchet për bashkëpunimin e saj në forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara