Lajmet

Avokati i Popullit adreson problemet e qytetarëve në Prishtinë, Rama: Kemi nisur zgjidhjen

Sipas Qelajt, disa probleme kërkojnë zgjidhje, në mënyrë që të përmirësohet jetesa e qytetareve.

Published

on

Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndaj të cilit adresoi disa probleme, me të cilat po përballen qytetarët e Prishtinës, që sipas tij, po të zgjidheshin do të përmirësonin mirëqenien e qytetarëve. Ndërsa, i pari i Prishtinës, Përparim Rama iu përgjigj këtij adresimi, duke thënë se veçse kanë filluar zgjidhjet për problemet e cekura.

Qelaj u shpreh se mungesa e qasjes për persona me aftësi të kufizuar, gjendja e trotuareve, prania e qenve endacakë, ndryshimi i rregullores për taksa në pronë, situata me kontaminimin e ujit në fshatin Marec, rritja e stafit në qendrat për punë sociale, legalizimi i objekteve pa leje, janë disa nga problemet që ia vështirësojnë jetesën qytetarëve të kryeqytetit.

Sipas tij, problemet e cekura më lart kërkojnë zgjidhje, në mënyrë që të përmirësohet jetesa e qytetareve.

“Ne e kemi trajtuar çështjen e qasjes, pikërisht për atë më persona më aftësi të kufizuara, dhe të personave që kanë nevoja për me pas kushte të veçanta , për tu krijuar qasja. Kemi pa mungesë të zbatimit të legjislacionit, dhe kryesisht të rregulloreve, udhëzimit administrativ për kushtet teknike të objekteve ndërtimorë për qasje të personave me aftësi të kufizuar, një udhëzim administrativ i cili ka problemet e veta… Legalizimi i objekteve pa leje ka qenë njëra ndër shqetësimeve që është ngritur tek ne… Pastaj është problemi i qenve endacak, problem, për të cilin avokati i popullit në vitin 2020 ka dalë me rekomandim edhe kemi trajtuar duke dhënë rekomandime se kjo çështje duhet të menaxhohet nga autoritetet komunale sepse cenon, dhe rrezikon jetesën e qytetarëve”, u shpreh ai.

Tutje, Qelaj u shpreh se kanë pranuar shumë ankesa që lidhen me gjendjen e trotuareve, që sipas tij i përket qasjes te personat me aftësi të kufizuar, por edhe për qytetarët e tjerë, duke potencuar se nga hulumtimet kanë parë se ka probleme teknike dhe pengesa në qasje.

“Ka edhe shumë probleme dhje sfida të tjera, të cilat i kemi identifikuar dhe për të cilat kemi dalë me rekomandime, siç është raporti për qendrat për punë sociale, ku kemi kërkuar të rritet e numrit i stafit funksional por të shtohet edhe trajnimet e vazhdueshme për punëtorët social me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, gjithashtu kemi dalë më rekomandim për ndryshimin e rregullore për taksa, dhe tatimet në transferet dhe transaksionet e paluajtshmërive, pronave”, tha Qelaj.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kanë filluar të bëjnë zgjidhje për problemet e cekura nga Qelaj, duke filluar nga mosdhënia e lejeve për ndërtim të kompanive, që nuk kanë plan qasjen e personave me aftësi të kufizuara.

Sipas tij, kanë filluar ndryshimet në ndërtesa institucionale për t’u krijuar qasje më të lehtë kësaj kategorie të personave.

“Sa i përket poashtu ligjit të drejtave të personave me aftësi të kufizuara e përmenda fillimisht me rregullore tek ne në Drejtorinë e Urbanizmit, asnjë leje nuk është lëshuar për asnjë ndërtues prej momentit kur ne kemi ardh në menaxhim të kryeqytetit pa e pas zgjidhur edhe qasjen për personat me aftësi të kufizuara. Paralelisht po them se jemi tash duke ndërmarrë që të gjitha institucionet ose ndërtesat institucionale me gjet zgjidhje, duke filluar prej ndërtesës tonë që kemi filluar të bëjmë ndryshime… po fillojmë të bëjmë transformimin e hapësirave publike, po ashtu të trotuareve dhe qasjes në trotuare që do t’ju mundësojnë një lëvizshmëri më të lehtë, mirë më të shpejtë më të sigurtë, jo vetëm personave me aftësi të kufizuara, por edhe nanave me fëmijë, prindërve me fëmijë, të moshuarve etj.”, u shpreh ai.

Tutje, Rama foli edhe për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, ku theksoi se krahas subvencionimit me 50 euro për adoptuesit, ka ndarë mbi një milion e gjysmë investim, që sipas tij është 20 fishi i qeverive të kaluara.

“Sa i përket trajtimit të qenve endacakë, ne e kemi pas fokus, edhe kemi investuar më shumë se një milionë e gjysmë deri tani në trajtimin e qenve endacakë që është 20 fishi i qeverive të mëparshme, e po ashtu si në nivel lokal edhe në atë qendror, për trajtimin e qenve endacakë. Kemi përfunduar strehimoren e kryeqytetit, kemi ndarë 10 hektarë tokë për të krijuar parkun e kafshëve me fokus të qenve endacakë”, u shpreh Rama.

Ndërkaq, lidhur me problemin me kontaminimin e ujit në fshatin Marec, i pari i kryeqytetit tha se operatorët ekonomik po merren me këtë çështje dhe do të mundohen që sa më shpejtë t’i ofrojë zgjidhje këtij fshati.

I pyetur se çfarë planesh ka komuna pas ngjarjeve të fundit, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, Rama u shpreh se ka zhvilluar takime me drejtorin e Policisë, kryeprokurorin dhe gjykatën, duke theksuar se si mundet një person me mbi 50 padi të endet i lirë. Tutje, Rama tha se ka marrë informacion nga drejtori i Policisë se pas orës 00:00 çdo i dyti ose i treti automobil që sillet është i armatosur ose me armë zjarri apo edhe me armë të ftohta.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara