Shëndeti

Avokado ju ndihmon ta luftoni migrenën

Published

on

Në rast se ju duhen më shumë arsye ta duani këtë frut të mrekullueshëm, avokado ju ndihmon ta luftoni migrenën.

E pasur me antioksidantë sikurse luteina dhe zeaksantina, avokado ju ndihmon ta luftoni dhimbjen e kokës./UBTNews

Shëndeti

Cilat janë pasojat e ngrënies së tepërt të mishit të pulës?

Published

on

Mishi i pulës është një nga burimet më të zakonshme dhe të njohura të proteinave në botë. Përdorimi i tij shtrihet përtej kufijve kulturorë dhe gjeografikë, duke e bërë atë një përbërës thelbësor në shumë kuzhina dhe tradita të ndryshme. Një nga arsyelet kryesore për popullaritetin e tij është versatiliteti: mishi i pulës mund të gatuhet në shumë mënyra, si pjekur, zier, skuqur, ose si përbërës në gjellë të ndryshme.

Duke qenë e njohur në të gjithë botën për përmbajtje të proteinave, pulat kanë gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.

Mishi i pulës ka shumë proteina dhe është i pasur me vitamina dhe minerale; Proteinat e pulës ndihmojnë gjithashtu në ndjenjën e ngopjes, duke kontribuar në kontrollin e oreksit. Mishi i pulës përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë vitaminat B (si B6 dhe niacinë), të cilat janë të rëndësishme për metabolizmin dhe shëndetin e lëkurës. Po ashtu, është i pasur me minerale si fosfori dhe seleni, të cilat ndihmojnë në mbështetje të shëndetit kardiovaskular dhe sistemit imunitar.

Ndihmon në humbjen e peshës; Duke qenë se mishi i pulës ka përmbajtje të ulët yndyrash dhe kalori, ai është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të humbin peshë. Proteinat e tij ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore gjatë dietave, duke promovuar një metabolizëm të shëndetshëm.

Kontrollon presionin e gjakut; Përbërësit e natyrshëm në mishi i pulës, sidomos kur konsumohet në mënyrë të moderuar dhe të gatuar shëndetshëm, ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të presionit të gjakut. Pula organike, e cila është rritur pa hormone dhe kimikate të dëmshme, është veçanërisht e preferuar.

Ka veti anti-kancer; Disa studime sugjerojnë se konsumi i mishit të pulës, veçanërisht atij organik, mund të ketë veti anti-kancer duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar. Ushqimi i pasur me proteina dhe antioksidantë ndihmon trupin të luftojë inflamacionin dhe të mbështesë shëndetin afatgjatë.

Redukton kolesterolin; Mishi i pulës, sidomos kur konsumon pa lëkurë, ka nivele të ulëta të yndyrave të ngopura. Kjo ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) në trup, duke kontribuar në një shëndet më të mirë kardiovaskular.

Lufton gripin: Mishi i pulës, veçanërisht në formën e supave, është i njohur për efektet e tij pozitive gjatë sëmundjeve të frymëmarrjes, si gripi. Ajo ndihmon në lehtësimin e simptomave dhe forcimin e sistemit imunitar, duke e bërë të preferuar gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit.

Mishi i pulës rrit nivelet e kolesterolit “të keq”, në të njëjtën mënyrë si i kuqi. Kjo mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Mishi i gjoksit të pulës është i kontaminuar me baktere

Ju mund të jeni duke konsumuar mish pule të kontaminuar me baktere. Sipas analizave të studimi të kryer më 2014, rezultoi se bakteret që u gjetën në pjesën e gjoksit të pulës ishin shqetësuese dhe rrezikonin të shkaktonin sëmundje në organizëm.

Mund të çojë në shtim të peshës

Shumë gatime me mish pule, janë të larta në yndyrna të ngopura dhe çojnë në shtim të peshës. Duhet të theksohet se ngrënia e mishit të pulës nuk është e keqe për ju. Ky mish është një burim i mirë proteinash, por sigurohuni të kufizoni yndyrën që mund të konsumoni me të. Gjithashtu kombinimi i mishit pulës me ushqime të pasura me fibra, si drithërat integrale dhe perimet, është i mirë për shëndetin tuaj.

Mishi i pulës shkakton sëmundje në organizëm

Gjatë një studimi, analizuan pulën, gjelin e detit dhe mishin e derrit, të blerë në ushqimore. Ekipi gjeti prani të bakterit E.coli te pjesëmarrësit, e cila u zbulua që shaktoi infeksion urinar e mendojnë se shkak është antibiotiku që u jepen pulave. Prandaj, mundohuni të shmangni konsumin e pulave të rritura me antibiotikë./UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Pse na tërheq sheqeri? Mungesat ushqyese që mund të fshihen pas dëshirës suaj!

Published

on

Dëshira për sheqer është e zakonshme e mund të tregojë mungesën e lëndëve ushqyese të rëndësishme, kjo dëshirë nuk është thjesht një kapricio, por sinjal nga trupi që kërkon energji të shpejtë ose elemente ushqyese. Në vend të konsumimit të sheqerit, është më mirë të shqyrtoni një dietë me fruta, perime dhe burime të shëndetshme karbohidratesh për të mbështetur shëndetin tuaj.

Po ju rendisim disa arsye se pse e keni këtë neps për gjëra të ëmbla.

Mungesa e magnezit, dëshira për çokollatë mund të tregojë mungesën e magnezit. Zgjidhni çokollatën e zezë, e cila është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në shëndetin e zemrës.

Mungesa e vitaminave B, vitaminat B1, B7 dhe B12 janë të rëndësishme për metabolizmin e glukozës. Nivelet e ulëta të këtyre vitaminave shkaktojnë dëshirën për sheqer.

Rënie e papritur e sheqerit, kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi kërkon energji. Ushqimet e pasura me fibra dhe proteina ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të sheqerit në gjak.

Mungesa e kromit, kromi ndihmon në rregullimin e metabolizmit të insulinës dhe glukozës. Një mungesë e tij mund të shkaktojë dëshira për sheqer, si dhe simptoma si lodhje dhe nervozizëm.

Mungesa e zinkut, zinku është thelbësor për sistemin imunitar dhe metabolizmin e karbohidrateve. Mungesa e zinkut mund të ulet perceptimin e shijes, duke çuar në një konsum më të lartë të sheqerit dhe kripës.

Dëshira për ëmbëlsira është komplekse e mund të lidhet me faktorë fiziologjikë. Identifikimi i nevojave ushqyese dhe dieta ndihmojnë në kontrollin e këtyre dëshirave. /UBTNews/

Continue Reading

Shëndeti

Këshilla për nënat: Si të menaxhojmë ngërçet e foshnjës?

Published

on

Mëmësia, për shumë femra, përfaqëson një proces të ndërlikuar dhe shpesh të vështirë, sidomos kur vjen momenti i lindjes së parë. Kjo periudhë shoqërohet me emocione të ndryshme, si frika, gëzimi dhe shqetësimi, që mund të ndikojnë në mënyrën se si ato e përjetojnë këtë përvojë të re. Përballja me ndryshimet fizike dhe emocionale, së bashku me pritshmëritë shoqërore dhe përgjegjësitë e reja, mund ta bëjnë këtë moment një sfidë të veçantë. 

Është e nevojshme të mendohet pozitivisht dhe të ketë vetëkontroll, sepse pas lindjes pason puna më e vështirë, pra të ushqyerit e bebes me gji, ndërkaq krahas të ushqyerit me gji, në të shumtën e rasteve shfaqen të ashtuquajturat ngërçe. Ngërçet në stomak (shtangimet abdominale) paraqiten pasi bebja t’i ketë mbushur dy javë e zgjasin deri në muajin e tretë ose të gjashtë, janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale.

Shkaku i ngërçeve është i panjohur edhe sot, por njëri prej shkaktarëve konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare, enzimat në zorrë nuk janë të zhvilluara, kështu që ekziston një disharmoni ndërmjet sasisë së ushqimit të marrë dhe kapacitetit të enzimave si dhe funksionit të zorrëve. Në stomakun e të ëmës bebja e ka marrë ushqimin e përpunuar.

Mbas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë, te foshnja paraqiten lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin.

Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë, me rritjen e foshnjës edhe trakti digjestiv i saj zhvillohet dhe përkryhet për ushqimin e ri. Çka mund të bëjë nëna që t’ia lehtësojë bebes dhembjen e stomakut?

Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji i zbut ngërçet në stomak, nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme e të shtrihet që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben), foshnja duhet të kapë thimthin e gjirit, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në ç’mënyrë zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.

Mbas dhënies gji foshnja të ngrihet që të gogësijë, më së miri është të vihet në parzmat e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës), hulumtimet më të reja kanë dëshmuar se dhënia e çajeve të ndryshme ose pikave kundër ngërçeve nuk ndikojnë në zvogëlimin ose zhdukjen e plotë.

Lëngu i konsumuar vetëm plotëson vëllimin e stomakut (e me vetë këtë foshnja do të marrë sasi më të vogël të ushqimit) por nuk do të zvogëlohen dhembjet, foshnjës do t’i ndihmoni nëse i jepni gji në mënyrë të rregullt dhe në qoftë se, kur qan me dhembje dhe e shqetësuar, mbështetni në parzmat tuaja./UBT News/

 

Continue Reading

Shëndeti

Ja shenjat që keni nevojë urgjent për syze!

Published

on

Keni apo jo nevojë për syze? Kjo është një pyetje që i’a bëjmë vetës në rast që sytë tanë kanë problem për të lexuar, por në artikullin e mëposhtëm do të kuptoni se cilat janë shenjat kryesore që na  paralajmërojnë se shikimi po venitet.

Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit, fatmirësisht, 80% e të gjitha problemeve me shikimin mund të shmangen ose korrigjohen.

Shikim i turbullt, nëse nuk arrini ta njihni një shok 10 hapa larg, është duke u zhvilluar çrregullimi i të parit si miopia ose hipermetropia. Nëse keni vështirësi t’i shihni objektet afër e larg, mund të jetë duke u zhvilluar problemi viziv astigmatizmi. Këto probleme vizive korrigjohen me anë të lenteve cilindrike.

Vështirësi të të parit gjatë natës, nëse shikimi juaj po venitet sa nuk mund ta shihni as qenin në oborr kur është natë, po i përjetoni shenjat e para të kataraktit, që duhet të ekzaminohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Mospërshtatjen e shikimit kur kalon nga errësira në dritë, nëse syve ju duhet kohë të përshtaten pasi keni parë drita të gjata në autostradë, do të thotë se muskujt që ndihmojnë në kontraktimin e zgjerimin e irisit po dobësohen. Kjo ndodh për shkak të moshës, siç edhe shumë probleme tjera me shikimin.

Vështirësi të leximit të shkronjave në kompjuter, dritat e kompjuterit janë ata që e dëmtojnë më shumë shikimin. Nëse qëndroni para kompjuterit, merrni syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin. Për ta vërtetuar, lexoni çdo ditë të njëjtën faqe dhe uluni në distanca të ndryshme, për të parë nëse shikimi fillon të përkeqësohet.

Tendosje apo lodhje të syrit, ju lodhet shpejt syri, edhe pse keni pak minuta që keni filluar të lexoni? Lodhja vjen si rezultat i shikimit të turbullt ose kur i picërroni shpesh sytë për t’u fokusuar te libri, ekrani i telefonit ose kompjuterit. Përpiquni të bëni pushime të shkurtra ose ulni ndriçimin tek telefoni.

Dhimbje të vazhdueshme të kokës, mekanizmi që ndihmon kornean e lentet të fokusohen te imazhet venitet dhe muskujt e vegjël në sy detyrohen të punojnë më fort, shkakton tendosje të syrit e dhimbje koke. Me terma më të thjeshta: Kur picërroni sytë, keni dhimbje koke, prandaj keni nevojë për syze.

Vizione të dyfishta, vizionet e dyfishta çojnë në probleme serioze. Ato tregojnë për probleme me kornean ose muskujt e syve. Mund të jenë shenjë e kataraktit.

Shikim i valëzuar, ju duken perdet e dritares së kuzhinës sikur kanë hyrë në ujë? Kur vijat e drejta duken si të valëzuara, ose kur ngjyrat duken si të venitura, mund të jetë një shenjë e degjenerimit makular, një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit.

Të parit e një rrethi drite gjatë gjithë kohës, nëse shihni një rreth drite përreth objekteve është shenjë që po zhvillohet katarakti ose probleme me shikimin në errësirë. Këto drita zakonisht shfaqen në errësirë dhe përreth objekteve.

Tension të syrit, nëse ndieni tension para syrit, është shenjë e zhvillimit të glaukomës. Nuk duhet të krijoni panik, trajtohet lehtë. Tensioni mund të dëmtojë nervin optik që transmeton imazhet në tru, jo të gjitha ata që ndiejnë tension tek sytë kanë glaukoma. Gjithsesi, duhet të bëni një kontroll të syve. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara