Kronikë e zezë

AUV konfiskon mbi 1 mijë e 600 kg mish në Ferizaj

Në Ferizaj u realizua një aksion kontrolli në të gjitha mishtoret.

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfiskuar mbi 1 mijë e 600 kg mish dhe nënprodukte të tij, në një aksion kontrolli të realizuar në të gjitha mishtoret në Ferizaj.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, ka thënë se janë marrë masa në secilin rast ku është kryer veprimtari në kundërshtim me ligjin.

“Sasia totale e produkteve të ndaluara është 1670 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj). Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, ka thënë ai.

Thaçi ka treguar se rastet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur ( vulosur), dhe sasitë̈ tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik (terjes, tharjes, tymosjes)”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se në shumicën e mishtoreve kushtet higjenike ishin të mira.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara