Lajmet

AUV-i në aksion për t’i kontrolluar produktet që ekspozohen në diell

Published

on

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore dhe rreth 40 mijë kg me origjinë bimore, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se janë shumë strikt ndaj produkteve që nuk ruhet në vendet të errëta por ekspozohen në diell.

Sipas tij, në gjashte mujorin e parë të këtij viti janë asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore ku hyjnë mishi, qumështi dhe vezët, 40 mijë kg produkte me origjinë bimore dhe 72 mijë litra pije të asgjësuara.

“Ne asnjëherë nuk lejojmë që produktet të cilat kërkojnë kritere për ruajtjen e vendeve të errëta  nuk duhet t’i nënshtrohen ekspozimit në diell. Ne kemi kryer kontrolle dhe kemi larguar produkte nga shitja pikërisht për arsye se kanë qenë të ekspozuara ën diell dhe po ashtu do të vazhdojmë me kontrolle edhe në ditët në vijim kudo që hasim produkte do të largohen nga aty dhe do të bëhet konfiskimi dhe asgjësimi i tyre. Të gjitha produktet që gjenden në treg duke u shitur i plotësojnë kushtet për konsum sepse në të kundërtën nuk do të gjendeshin në treg sepse kudo që hasim produkte të dyshimta ato largohen nga ana e inspektoratit dhe asgjësohen ndaj palëve të cilat tentojnë të shesin produkte të dyshimta gjithmonë iniciohet fletëparaqitje në gjykatë”.

 “Deri më tani ne kemi asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore ku hyjnë mishi dhe nënproduktet e mishit, qumështi dhe vezë dhe po ashtu kemi asgjësuar rreth 40 mijë kg produkte me origjinë bimore dhe janë rreth 72 mijë litra pije të asgjësuara. Por të gjitha janë vlerësuar nga ana e inspektorit që nuk i plotësojnë kushtet për konsum dhe ne në secilin rast kemi vepruar me largim nga tregu pastaj me asgjësim të tyre ndaj palëve të cilat kanë tregtuar produkte të dyshimta gjithmonë iniciohet fletëparaqitja për gjykatë dhe për masën ndëshkimore pastaj vendos gjykata”, tha Thaçi.

Ai tha se kanë bashkëpunim me komunat dhe për shumë vite kanë kërkuar rritjen e numrit të inspektorëve.

Thaçi theksoi se ka pasur raste kur kanë hasur në produkte pa afat gjatë kontrolleve zyrtare, ku ndaj palëve janë iniciuar largimet e produkteve nga tregu dhe janë proceduar për gjykatë.

Megjithatë, ai shtoi se ka  një numër të madh të fletë paraqitjeve që kanë dërguar në gjykatë gjë e cila vendos për masën ndëshkimore.

“Ne jemi duke kryer inspektime të rregullta, kemi plane nacionale për kontroll dhe frekuenca e kontrollit bazohet në këto plane. Është mundësia që inspektorët në secilën rast që kanë dyshime ose çdo lajmërim që na vije nga organizata të ndryshme ndërkombëtare mbi dyshimet për produktet të caktuara apo ankesa të konsumatorit ne i trajtojmë me shpejtësi dhe kurdo që vërtetohet që produkti nuk i plotëson kushtet për konsum ai largohet nga tregu dhe asgjësohet. Ne kemi numër të vogël të inspektorëve në gjithë territorin e Kosovës dhe në vazhdimësi kemi bërë kërkesë që të rritet ky numër. Sigurisht që kemi bashkëpunim të mirë me shumicën prej komunave me hapësirat dhe vendet ku ne nuk arrijmë që të kemi kapacitete për të mbuluar atëherë gjithmonë e njoftojmë komunat apo inspektorët lokal për të dalë në teren dhe për të kryer kontrolle. Ne për shumë vite radhazi kemi paraqitur kërkesë për rritje të numrit të inspektorëve në të tri sektorët sepse ka mungesë të numrit të inspektorëve por me këto kapacitete që kemi jemi duke ia dalë mirë. Ka pasur raste kur kemi hasur në produkte pa afat gjatë kontrolleve zyrtare dhe gjithmonë ndaj palëve ne iniciojmë procedurën e largimit të produktit nga tregu,  asgjësimin dhe lëndën e kompletuar me të gjitha dëshmitë dhe argumentet ne e procedojmë për gjykatë. Ne kemi një numër të madh të fletë paraqitjeve që kemi dërguar në gjykatë dhe gjykata vendos për masën ndëshkimore”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prizren i dyshuari për keqpërdorim të të dhënave bankare të shtetasve amerikanë

Published

on

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka arrestuar një person në rajonin e Prizrenit, i dyshuar për keqpërdorim të të dhënave bankare dhe personale.

Sipas komunikatës së përbashkët, i dyshuari kishte siguruar në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare dhe të dhëna personale, kryesisht të shtetasve amerikanë, të cilat më pas i kishte vënë në dispozicion për keqpërdorim përmes platformave të ndryshme online, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

Gjatë aksionit, të realizuar me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë në koordinim me autoritetet amerikane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet 5.9 ballë godet Zelandën e Re

Published

on

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur qytetin Te Anau në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, duke shkaktuar lëkundje të forta, por pa raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme materiale.

Epiqendra ishte rreth 40 kilometra në veri të Te Anaut, pranë rajonit turistik Fiordland.

Fillimisht autoritetet vlerësuan magnitudën në 6.3 dhe lëshuan paralajmërim për cunami, duke u bërë thirrje banorëve të zonave bregdetare të zhvendoseshin në vende më të sigurta.

Pas rishikimit të të dhënave, magnituda u ul në 5.9, paralajmërimi u zbut dhe më pas u anulua plotësisht./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Supreme ndryshon dënimin për Edmond Lajqin: Nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes së të pandehurit Edmond Lajqi, duke ndryshuar vendimin për dënimin e tij të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe Gjykata e Apelit.

Sipas vendimit të ri të Supremes, Lajqit, i cili është shpallur fajtor për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve, i është zbutur dënimi nga burgimi i përjetshëm në 30 vjet burgim efektiv. Gjykata ka vendosur që në këtë dënim t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga data 16 prill 2024, ndërsa në pjesët e tjera, aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë kanë mbetur të pandryshuara.

Ndonëse Supremja konstatoi se gjykatat më të ulëta e kishin vërtetuar drejt fajësinë dhe cilësimin juridik të veprave, ajo gjeti se ato nuk e kishin zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal sa i përket shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm. Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme sqaroi se një pjesë e rrethanave të cilësuara si veçanërisht rënduese nuk kishin mbështetje në prova, kurse disa të tjera përbënin elemente të vetë veprës penale dhe nuk mund të përdoreshin sërish për të justifikuar masën më të rëndë ndëshkimore.

“Burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Duke u bazuar në parimin e individualizimit dhe proporcionalitetit, si dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme vlerësoi se ky standard ligjor nuk ishte plotësuar për dënimin maksimal, duke argumentuar se dënimi i ri i vendosur prej 30 vitesh përmbush plotësisht efektin e drejtësisë.

“Dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm” thuhet në vendim.

Continue Reading

Lajmet

Ish-drejtori i kompanisë së autostradave në Itali dënohet me 12 vjet burg për shembjen e urës Morandi

Published

on

Ish-drejtuesi i kompanisë Autostrade per l’Italia, Giovanni Castellucci, është dënuar me 12 vjet burgim për shembjen e urës Morandi në Xhenova, ku humbën jetën 43 persona në gusht të vitit 2018.

Vendimi u mor nga gjykata në Xhenova, ndërsa prokurorët kishin kërkuar një dënim më të ashpër për Castelluccin, i cili ishte në mesin e 57 të pandehurve në këtë proces gjyqësor.

Ura u shemb gjatë një stuhie shiu, duke bërë që automjete dhe kamionë të binin nga lartësia. Tragjedia ndodhi në kulmin e sezonit turistik dhe konsiderohet një nga fatkeqësitë më të rënda infrastrukturore në Itali.

Një tjetër ish-zyrtar i lartë i kompanisë, Michele Donferri Mitelli, u dënua me 11 vjet burgim.

Familjarët e viktimave e mirëpritën vendimin. Emmanuel Diaz, i cili humbi vëllanë në tragjedi, tha se ishte “shumë i kënaqur” me vendimin e gjykatës, ndërsa Egle Possetti, që humbi motrën dhe familjen e saj, e cilësoi dënimin ndaj Castelluccit si “të pranueshëm”.

Castellucci aktualisht po vuan edhe një dënim tjetër prej gjashtë vitesh burgim për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në vitin 2013./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara