Lajmet

Autoritetet paralajmërojnë për nxehtësinë ‘vdekjeprurëse’ në SHBA

Pjesa më e madhe e nxehtësisë është e përqendruar në pjesën juglindore të SHBA-së.

Published

on

Afër 100 milionë njerëz në të gjithë SHBA-në do të zgjohen nga paralajmërimet e nxehtësisë ekstreme të hënën në mëngjes, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

Pjesa më e madhe e nxehtësisë është e përqendruar në pjesën juglindore të SHBA-së, nga Luiziana në Arizona në Kaliforninë jugore. Pjesë të Floridës jugore janë gjithashtu janë paralajmëruar për temperaturat ekstreme.

Temperaturat pritet të jenë të qëndrueshme në tre shifra Fahrenheit (mbi 37C) deri të paktën në mes të javës, veçanërisht në shkretëtirë dhe në zemër të Teksasit. Mbrëmjet pritet gjithashtu të jenë jashtëzakonisht të ngrohta, duke ofruar pak kohë për aktivitete të ndryshme.

Phoenix ka të ngjarë të regjistrojë javën e tij më të nxehtë ndonjëherë.

Autoritetet po paralajmërojnë amerikanët që “ta marrin seriozisht nxehtësinë”.

“Temperaturat do të arrijnë nivele që do të përbënin një rrezik për shëndetin dhe do të ishin potencialisht vdekjeprurëse, për këdo pa ftohje efektive dhe/ose hidratim adekuat”, thotë NWS.

Nxehtësia është vrasësi kryesor i lidhur me motin në SHBA, shton agjencia. Më shumë se 700 njerëz vlerësohet të vdesin çdo vit nga faktorët e lidhur me nxehtësinë./UBTNews/

Lajmet

Dështon tentimi i 16-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Për herë të 16-të, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Ngërçi sërish mbeti te votimi për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

55 vota ishin për, një kundër dhe nuk pati abstenime.

Seanca shtyhet për 17 maj në orën 10:30.

Continue Reading

Lajmet

​Murati: Shpresojmë që sot do të konstituohet Kuvendi

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se shpreson që sot do të ketë reflektim të partitive politike dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive, Murati u pyet se a ka pasur diskutime gjatë 48 orëve, për çka ai tha se “tentativat kanë qenë publike dhe transparente”.

“Ju i keni parë të gjitha tentativat tona, kanë qenë edhe publike dhe transparente. Janë bërë edhe në media janë paraqit, që ne kemi tentuar që të gjejmë forma dhe mënyra të bashkëpunimit. Kemi ftuar partitë politike për të diskutuar për konstituim të kuvendit, jo vetëm pozitën e kryetarit por edhe të nënkryetarëve, sepse edhe ato duhet të votohen me 61 vota. Kemi parë që nuk ka fort mirëkuptim, sepse ka parti që ose insistojnë në ndryshim të kandidatëve, por jo duke dhënë ndonjë informatë ose arsye konkrete se pse duhet të bëhet kjo. Apo kemi parë raste siç është LDK, apo partitë tjera që refuzojnë fare të marrin pjesë në takime, qoftë në votime. Shpresojmë që sot do të ketë reflektim në mënyrë që të ecet tutje dhe të konstituohet kuvendi”, u shpreh ai.mënyrë që të ecet tutje dhe të konstituohet kuvendi”, u shpreh ai.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: LVV e ka krijuar situatën, askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se kjo situatë e ngërçit politik është krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe sipas tij, askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me këtë parti.

Ai ka thënë edhe se ka një tentativë për kapjen e Kuvendit.

‘‘Ka një tentativë edhe të kapjet të institucionit të Kuvendit, kjo është e dëmshme edhe për vetë zhvillimet që janë në Kosovë.. Partia e parë e ka për obligim që të ofrojë një mundësi të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit por edhe të qeverisë së ardhshme. Zgjedhjet e kanë dhënë këtë rezultat, ndërsa situatën e ka krijuar LVV-ja që siç duket askush nuk dëshiron që të bashkëpunojë me të’’, ka thënë ai

Continue Reading

Lajmet

Berisha-AAK: Nuk presim ndonjë rezultat nga takimi i presidentes me partitë politike

Published

on

By

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pak para vazhdimit të sotëm të senacës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se si parti nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike.

“Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politke janë deklaruar para takimit”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara