Teknologji

Autoritetet Gjermane bllokojnë politikën e re të privatësisë së WhatsApp

Published

on

Autoritet i Privatësisë së Hamburgut tha se termat e reja të privatësisë janë të padrejta dhe jo transparente. Ai sugjeroi se rrjeti social mung ti keqpërdorë këto të dhëna.

Autoritetet Gjermane pretendojnë se përpjekjet e Facebook për ti detyruar përdoruesit e WhatsApp të pranojnë grumbullimin e të dhënave të tyre personale si pjesë e politikës së re të privatësisë nuk është e ligjshme.

Si rezultat autoritetet kanë urdhëruar WhatsApp të ndalojë praktikën e grumbullimit të të dhënave për llogari të Facebook.

Autoritet i Privatësisë së Hamburgut tha se termat e reja të privatësisë janë të padrejta dhe jo transparente. Ai sugjeroi se rrjeti social mund ti keqpërdorë këto të dhëna.

I njëjti autoritet më në krye Johannes Casper në 2016-ën kishin urdhëruar Facebook të ndalojë grumbullimin e të dhënave nga përdoruesit e WhatsApp.

Por rrjeti social thotë se ndalimi nuk do ta pengojë nga implementimi i rregullave të reja. Përdoruesit e WhatsApp duhet të pranojnë termat e reja deri më 15 Maj. Facebook e shtyu këtë afat dhe ishte parashikuar që në 8 Shkurt të hynin në fuqi.

Edhe pse WhatsApp ka implementuar enkriptimin fundor, rregullat e reja të privatësisë thonë se platforma mund të ndajë informacione të caktuara me pjesë të ndryshme të biznesit siç janë numrat e telefonit, historiku i transaksioneve, informacionet e pajisjeve mobile, adresat IP e detaje të tjera. /PCWorld Albanian

Aktualitet

Master në Studime të Sigurisë në UBT: program që përgatit ekspertë për sfidat e kohës

Published

on

UBT ofron programin Master në Studime të Sigurisë, i konceptuar për të trajnuar profesionistë në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus në kërcënimet moderne si kibernetika, menaxhimi i krizave dhe politikat e mbrojtjes.

Programi synon nxjerrë kuadro të afta për parandalim, reagim dhe hartim strategjish efektive, për institucionet publike dhe private.

Programi dyvjeçar kombinon teori, punë në terren dhe kërkim shkencor, duke i pajisur studentët me aftësi analitike, vendimmarrëse dhe praktike për tregun e punës në Kosovë dhe rajon. Ky program mbështet objektivat e zhvillimit demokratik dhe të qëndrueshëm përmes edukimit cilësor në sektorë kritikë të sigurisë.

Çfarë mbulon programi?

  • Strategji të sigurisë kombëtare dhe inteligjencës;
  • Siguri kibernetike dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike;
  • Menaxhim krizash dhe emergjencash;
  • Parandalim të terrorizmit dhe luftim të krimit të organizuar;
  • Politika mbrojtjeje, diplomaci të sigurisë dhe gjeopolitikë.

Struktura akademike (përzgjedhje lëndësh):

Viti I: Koncepte të avancuara në siguri; Kërcënime bashkëkohore; Metoda të avancuara kërkimi; Mjetet ekonomike të sigurisë; zgjedhore si Mbrojtja e infrastrukturës kritike, Menaxhimi dhe siguria e informacionit, Analiza & shkrimi i politikave.

Viti II: Statistika & analiza të dhënash; Siguria në Ballkan; Siguri kibernetike dhe krim kibernetik; Gjeopolitikë; zgjedhore si Terrorizëm & kundërterrorizëm, Siguria e mjedisit, Migrimi & siguria.

Semestri III: Globalizim & inteligjencë; Luftë asimetrike & konflikte hibride; Politika e mbrojtjes & strategjia ushtarake; Siguria & të drejtat e njeriut; zgjedhore si Siguria e energjisë, Krimi i organizuar transnacional, Kontrolli i armëve & mospërhapja.

Semestri IV: Praktikë/punë në terren; Seminar i tezës; Teza (hulumtim & shkrim).

Rezultatet e të nxënit

  • Aftësi për vlerësim rreziku dhe hartim politikash sigurie;
  • Kompetenca në menaxhimin e krizave dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale;
  • Aftësi kërkimore dhe konsulence mbi baza të dhënash;
  • Udhëheqje dhe bashkëpunim ndër-institucional (përfshirë PPP).

Kujt i shërben

  • Institucione shtetërore të sigurisë (ushtri, polici, inteligjencë);
  • Agjenci rregullatore, qendra të menaxhimit të emergjencave;
  • Organizata ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet;
  • Sektori privat në cybersecurity, mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe menaxhim rreziku.

Aplikimi

Aplikimet realizohen online në: APLIKO TANI. Të gjithë kandidatët do të kenë qasje në infrastrukturë moderne, mentorim akademik dhe mundësi praktike në terren.

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp Web ka probleme! Raportime në gjithë botën për keqfunksionim të mesazheve

Published

on

Përdorues të shumtë nga e gjithë bota kanë raportuar ndërprerje në përdorimin e aplikacionit të mesazheve WhatsApp, duke pasur vështirësi të veçanta në aksesimin e versionit web të platformës.

Problemi ndikoi në llogaritë personale ashtu në biznesore, duke i lënë përdoruesit të paaftë për t’u lidhur ose për të dërguar mesazhe përmes WhatsApp Web.

Kjo ndërprerje e papritur ka shkaktuar pakënaqësi dhe frustrim të gjerë, duke nxitur një valë ankesash dhe reagimesh në rrjetet sociale.

Shumë përdorues kanë shprehur shqetësimin për mungesën e mundësisë për të komunikuar gjatë ditëve të ngarkuara pune apo gjatë bisedave të rëndësishme.

Derisa kompania nënë Meta nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për shkakun apo kohëzgjatjen e kësaj ndërprerjeje, përdoruesit këshillohen të përdorin përkohësisht aplikacionin në pajisjet mobile deri në rikthimin e shërbimit.

Continue Reading

Teknologji

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë, por OpenAI po kërkon të rrisë të ardhurat

Published

on

By

ChatGPT ka arritur një tjetër pikë të rëndësishme, me 700 milionë përdorues aktivë javore, duke shënuar një rritje katërfish nga vitin e kaluar. Përdoruesit kalojnë mesatarisht 16 minuta në ditë në platformë, duke dërguar mbi 2.5 miliardë kërkesa çdo ditë.

Megjithatë, pavarësisht suksesit të dukshëm në përdorueshmëri, OpenAI ende nuk është fitimprurëse dhe ka shpenzime më të mëdha se të ardhurat. Kompania nuk pritet të arrijë fitime para vitit 2029.

Për të rritur të ardhurat, OpenAI po shqyrton mundësinë e integrimit të reklamave në ChatGPT. Ata synojnë që reklamat të jenë sa më pak të ndjeshme dhe të ofrojnë një përvojë pozitive për përdoruesit.

Në të njëjtën kohë, xAI, konkurrenti i ChatGPT në pronësi të Ilon Musk, gjithashtu planifikon të shtojë reklama në chatbot-in e tij Grok.

Continue Reading

Teknologji

Lojërat Botërore të Robotëve: 500 robotë nga 16 vende konkurojnë në Pekin

Published

on

By

Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë kanë filluar në Pekin, duke mbledhur më shumë se 500 robotë të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale (AI) nga 16 vende të ndryshme. Ekipet nga mbarë bota janë duke garuar në sporte të ndryshme, përfshirë kikboks, atletikë, futboll dhe vallëzim, duke shfaqur aftësitë dhe mundësitë e teknologjisë robotike.

Ceremonia e hapjes e mbajtur të enjten u shoqërua me disa ngjarje të papritura dhe aksidente. Një nga momentet më të paharrueshme ishte kur një robot u rrëzua përpjekur të ndizte pishtarin e lojërave. Këto incidente pasqyruan ende kufizimet e teknologjisë dhe sfidat që duhet të kapërcehen për të arritur një nivel të lartë funksionaliteti në këto garat robotike.

Lojërat po përfshijnë robotë të zhvilluar nga shtete si Japonia, SHBA, Gjermania dhe shumë të tjera, dhe janë ndarë në 26 ngjarje. Megjithatë, sfidat ishin të dukshme, pasi një robot u skualifikua pas një aksidenti të pazakontë, kur koka e tij ra gjatë një gare. Ndërkohë, në ndeshjen e futbollit, një robot u pengua dhe disa të tjerë ranë, duke shkaktuar nevojën për ndërhyrje njerëzore për të siguruar sigurinë dhe për të eliminuar rrezikun.

Këto lojëra nuk janë vetëm një shfaqje teknologjike, por gjithashtu një test për t’u treguar sa shumë mund të zhvillohen robotët humanoidë dhe sa mirë mund të integrohen në aktivitetet e përditshme dhe sportet.

Continue Reading

Të kërkuara