Lajmet

Autoritetet franceze hapin 400 hetime për certifikata të rreme shëndetësore

Qeveria tani po shton kriteret për t’u pajisur me certifikatë.

Published

on

Franca ka hapur 400 hetime në rrjetet që dyshohet se ofrojnë leje të falsifikuara shëndetësore për COVID-19, kështu tha ministri i brendshëm të dielën, pasi shtrimet në spital të lidhura me virusin u rriten ndjeshëm në të gjithë vendin, përcjell UBT News.

Rasti i një gruaje që vdiq nga virusi në një spital të Parisit pasi kishte treguar një certifikatë të rreme vaksine ka tërhequr vëmendjen në mediat franceze. Shefi i kujdesit intensiv tha se ata do t’i kishin dhënë asaj trajtim të menjëhershëm me antitrupa nëse do ta dinin që ajo nuk ishte e vaksinuar.

Autoritetet kanë identifikuar disa mijëra certifikata false shëndetësore për COVID-19 në të gjithë Francën, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin në radio RTL. Ai tha se rreth 400 hetime janë hapur për shitjen e certifikatave false, ku në disa janë “të lidhura edhe profesionistët e shëndetësisë”.

Ai nuk tha se sa persona janë arrestuar deri më tani, e as nuk dha detaje, transmeton UBT News.

Qeveria po shton kriteret për pajisje me lejet, të nevojshme për të hyrë në të gjitha restorantet apo në ndonjë ngjarje tjetër. Për të marrë një të tillë, njerëzit duhet të tregojnë prova të vaksinimit të plotë, një test negativ virusi më pak se 24 ore të vjetër ose dëshmi nga shërimi i fundit nga COVID-19.

Me më shumë infeksione të konfirmuara një ditë javën e kaluar se në çdo moment të pandemisë, Franca po përshpejton përpjekjet për injeksione përforcuese me shpresën se kjo është e mjaftueshme për të ulur presionin mbi spitalet.

Gjysma e njësive të kujdesit intensiv janë të zëna me pacientët me virus, disa rajone po vonojnë përsëri operacionet jourgjente dhe më shumë se 100 njerëz me virus po vdesin çdo ditë./UBTNews/

Lajmet

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara