Lajmet

Autokolona ruse drejt Kievit, ushtria e Ukrainës nis kundërsulmin

Informacionet rreth luftimeve në Kiev janë ende të pakta për momentin.

Published

on

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në Kiev bëjnë me dije se ushtria ukrainase ka nisur një kundërsulm ndaj forcave ruse, në një përpjekje titanike për të mbrojtur kryeqytetin.

“Nata ishte shumë e vështirë. Por mund të themi se ushtria ukrainase tashmë ka nisur kundërpërgjigjen pranë Kievit. Shkatërruam 5 tanke”, raportoi këshilltari Vadym Denysenko.

Në orët e para të mëngjesit të shtëna artilerie janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas në anë perëndimore, për t’ua lënë radhës më pas shkëmbimit të zjarrit mes ushtarëve.

Informacionet rreth luftimeve në Kiev janë ende të pakta për momentin.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ funksionalizon platformën online për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025. Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Sipas KQZ-së votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia, personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore dhe personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.

Continue Reading

Lajmet

​Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

Published

on

By

11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri publike shifrat duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.

Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.

Konsolidimi i tregjeve të Evropës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vetëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjioz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Më herët, ministrja Kumbaro e kishte quajtur vitin 2024 si “prova e zjarrit”, për ruajtjen e suksesve të arritura në vitin 2023 në turizëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për shifrat dhe Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike, ky vit që shkoi shfaqi një rritje të qëndrueshme në të dy aspektet.

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale

Published

on

By

Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Goodwin, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Goodwin po pyetet lidhur me raportet që i ka përpiluar ai.

Dëshmitari pohoi se ka përgatitur një raport më 22 shtator 2021 dhe sipas tij, ky raport përfshinë opinionin e tij të pavarur në pyetjet që ia parashtroi ZPS-ja në letrën udhëzuese së bashku me dokumentet përkatëse që e kishte marrë më 30 korrik 2021.

Sipas prokurorit James Pace, ky është një raport i ADN-së për një person të cilit nuk iu tha emri në seancë të hapur. Si rrjedhojë, prokurori lexoi një pjesë të raportit të këtij dëshmitari.

“Në raportin tuaj thuhet se profili i ADN-së është i kriptuar që kufizon mundësinë për rishikim të plotë. Megjithatë, bazuar në pjesëtarët e familjes që janë të disponueshem dhe leukocitet që përputhen, gjasat e përputhjes dhe probaliteti i identitetit duken të arsyeshme”, tha prokurori.

Për këtë gjë, dëshmitari tha se nuk ka asgjë për të ndryshuar në këtë pjesë.

Ai pohoi se pas udhëzimeve të ZPS-së, ka përgatitur një raport tjetër më 6 mars 2023.

Më pas dëshmitarit iu prezantua një pjesë e raportit ku sipas prokurorit mund të shihen tipat e personave të testuar.

“Shohim nënë, baba, bashkëshorte, vajzë, djalë. A mund të na thoni që informacionet shtesë që po shihni tani; nëna, babai, bashkëshortja, vajza, djali kanë ndonjë ndikim në vlerësimin tuaj në raportin tuaj?”, tha prokurori.

“Në këtë rast kanë. Kemi të dhëna të plota. Kemi nënën, babain, të cilët me personin e zhdukur mund të rrisin jashtëzakonisht gjasat. Kem vajzën, djalin dhe bashkëshorten. Pra, bashkërisht mund të nxjerrim shkallë të gjasave të larta për secilin prej tyre”, u përgjigj dëshmitari.

Me kaq mbaroi pyetjet prokuroria për të vazhduar ekipet e mbrojtjes pas pushimit dhjetë minutash.

Vlen të theksohet se mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokatja Ann Rowan tha se sa i takon konfidencialitetit, të gjithë personat që kanë të bëjnë dhe janë të lidhur me mostrat e ADN-së janë publik në aktakuzë.

“Në rrethana të tilla ne kemi vazhduar me supozimin se këto raporte të ADN-së do të emërohen dhe referencat e kampioneve do të përmenden. Pra, këto janë viktima publike në këtë rast dhe nuk është e qartë nëse ndonjëri prej tyre raporteve që kanë të bëjnë me viktimat publike në këto rrethana do të jenë konfidenciale apo jo”, tha Rowan, duke kërkuar që këto raporte të mos jenë konfidenciale.

Sipas kryetari të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij eksperti pritet të zgjasë një ditë. Nga kjo kohë, prokuroria ka parashtruar se i duhen një orë ndërsa mbrojtja rreth katër orë e gjysmë.

Vlen të theksohet se gjatë fillimit të seancës kishte probleme teknike në qasjen e transmetimit. Pas kësaj, një pjese të seancës i mungoi përkthimi në gjuhën shqipe sidomos kur u lexua një pjesë e raportit./Betimipërdrejtësi/

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person në Zveçan, për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje. Sipas raportit të policisë, të dyshuarit gjatë kontrollit iu është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, një karikator me pesë fishekë dhe një thikë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar; një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara