Teknologji

“Autobusi dron” që do të mundësojë transportin publik

Shërbime ajror, në formën e një “autobusi dron”.

Published

on

Një kompani në Nju-Jork po planifikon të nisë një shërbim ajror, në formën e një “autobusi dron” që do të përshtatet për 40 pasagjerë. Kompania synon transportin e njerëzve midis disa qyteteve, megjithatë rruga e parë do të jetë Manhattan dhe Hamptons. Ky fluturim do të zgjasë vetëm 30 minuta dhe do t’i kushtojë pasagjerëve 85 dollarë.

Firma parashikon se ky projekt do të jetë gati në vitin 2024, për fluturimet e saj të para të pasagjerëve, dhe më pas planifikon të zgjerohet në rajone të ndryshme, duke përfshirë destinacione Londër – Paris dhe Los Anxhelos – San Francisko.

“Autobusi dron” është projektuar në mënyrë të atillë që të kryejë të gjitha fazat e transportit: ngritjen vertikale, fluturimin dhe uljen. Për të realizuar një fluturim njëorësh, drejt një destinacioni, kompania po zhvillon metodën e një baterie të shkëmbyeshme, të ngjashme me atë që përdor Tesla në makinat e saj Model S dhe Model 3. Përdorimi i këtyre baterive mund të shkurtojë kohën e udhëtimit, pasi eliminon nevojën për rimbushje me karburant.

Projekti synon që përveç udhëtarëve të zakonshëm, “autobusi dron”, në një të ardhme, të transportojë edhe ngarkesa ushtarake në zonat e luftës, ose evakuime ajrore në rast të një emergjence.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Pse nuk është e sigurt të vozisni me goma dimri gjatë verës

Published

on

Shumë shoferë vendosin të mos i ndërrojnë gomat e dimrit kur vjen vera, ose thjesht harrojnë. Por mbajtja e gomave të dimrit gjatë sezonit të nxehtë nuk është vetëm e papërshtatshme është e rrezikshme.

Gomat e dimrit janë të dizajnuara për temperatura të ulëta dhe përbërja e tyre është dukshëm më e butë se ajo e gomave verore. Kjo i bën ato të konsumohen më shpejt në asfalt të nxehtë, duke humbur efektivitetin dhe duke rrezikuar sigurinë në rrugë.

Sipas autoklubit gjerman ADAC, gomat e dimrit në kushte verore e rrisin dukshëm rrezikun e aksidenteve, sidomos për shkak të mbinxehjes dhe konsumimit më të shpejtë në asfalt. Gjatë verës, kur temperaturat e asfaltit mund të arrijnë nga 30 deri në 36°C, distanca e frenimit rritet ndjeshëm me goma dimri.

Në një test të kryer nga ADAC, një veturë me goma verore ndaloi pas 36.3 metrash me shpejtësi 100 km/h, ndërsa një tjetër me goma dimri ndaloi vetëm pas 41.9 metrash, duke lëvizur ende me 37 km/h kur vetura me goma verore kishte ndaluar plotësisht.

Gjatë ngasjes në verë, veçanërisht me ngarkesë të madhe apo me shpejtësi të lartë, gomat e dimrit kanë tendencë të mbinxehen.

Kjo shkakton konsumim të gomave, duke e komprometuar stabilitetin e automjetit.

Prandaj, ekspertët këshillojnë të mos i përdorni gomat e dimrit gjatë verës, edhe nëse ato duken në gjendje të mirë.

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp sjell përditësime; Status në grupe, skanim dokumentesh dhe thirrje HD

Published

on

WhatsApp po vazhdon të testojë veçori të reja përmes kanaleve të tij beta, dhe së fundmi ka sjellë një sërë risish që pritet të përmirësojnë përvojën e përdoruesve – veçanërisht në iOS.

Tani, treguesit e statusit janë shtuar në bisedat në grup, duke i mundësuar përdoruesve të shohin se cilët anëtarë janë të disponueshëm, pikërisht poshtë emrit të grupit, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç kësaj, përdoruesit kanë opsionin të zgjedhin marrjen e pikave kryesore nga grupet, çka ndihmon në kufizimin e njoftimeve të shumta që shpesh krijojnë ngarkesë.

Tjetër risi është aftësia për të skanuar e dërguar dokumente përmes WhatsApp. Aplikacioni tani mund të vendoset edhe si i paracaktuar për mesazhe e telefonata, shkoni te Settings, Default, WhatsApp dhe funksioni aktivizohet menjëherë.

Video thirrjet janë përmirësuar, duke ofruar cilësi më të mirë dhe besueshmëri. Tashmë është e mundur të kaloni shpejt në cilësinë HD nëse shpejtësia e internetit është e kënaqshme, duke garantuar një përvojë vizuale më cilësore.

Continue Reading

Teknologji

Telefoni po riniset automatikisht, kur mund t’ju ndodhë kjo?

Published

on

Pajisjet Android do të rinisen automatikisht në të ardhmen nëse nuk janë zhbllokuar për një kohë të gjatë. Kjo veçori e re e sigurisë do të prezantohet, sipas njoftimeve, për të mbrojtur më mirë të dhënat e përdoruesve.

Opsioni i ri, që është pjesë e përditësimit më të fundit të shërbimeve Google Play, parashikon që telefoni ose tableti do të riniset automatikisht nëse qëndron i bllokuar për tri ditë rresht.

Pas rinisjes, përdoruesi duhet të fusë PIN-in për të hyrë në pajisje – metodat biometrike të zhbllokimit (si gjurmët e gishtave ose njohja e fytyrës) do të çaktivizohen përkohësisht derisa të jepet kodi.

Sipas faqes 9to5Google, kjo veçori do jetë e disponueshme në telefonët e tabletët Android, por nuk do të vlejë për pajisjet në kategoritë Auto, TV dhe WearOS.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për një rivendosje në gjendje fabrike, por për një rinisje që e vendos pajisjen në gjendjen para zhbllokimit të parë (BFU – Before First Unlock), duke shtuar një shtresë shtesë mbrojtjeje për të dhënat e përdoruesit.

Apple ka prezantuar funksion të ngjashëm në iOS 18.1 me emrin “Inactivity Reboot”, i cili aktivizohet pas katër ditësh pa aktivitet.

Ende nuk është bërë e ditur se kur kjo veçori do të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit, pasi përditësimet e tilla të Play Services vijnë gradualisht, brenda një deri në dy javë.

Gjithashtu, nuk dihet nëse përdoruesit do të marrin ndonjë njoftim për arsyen e rinisjes automatike.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Audi ndërpret eksportet në SHBA

Published

on

Ndryshe nga shumë prodhues tjerë gjermanë të automobilave, Audi nuk ka fabrika të vetat në SHBA. Të gjitha automjetet Audi për tregun amerikan dërgohen në SHBA prej Gjermanisë dhe disa vendesh tjera.

Tani Audi i ka ndaluar të gjitha dërgesat për në SHBA. Arsyeja janë tarifat doganore të vendosura javën e kaluar për mbarë botën nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas një raporti të Automobilwoche vendimi i Audit vlen për automjetet e porositura në SHBA pas 2 prillit. Automjetet kanë mbërritur në SHBA para kësaj data do t’u dorëzohen klientëve sipas planit.

Portali Automobilwoche i referohet një letre të brendshme që u është drejtuar tregtarëve me pakicë të automjeteve në SHBA. Këtë e ka konfirmoi tani edhe një zëdhënëse e kompanisë Audi.

Strategji të reja tregtimi

Kompania Audi i dërgon automjetet e saj në SHBA nga Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia. Po ashtu në Meksikë prodhohet modeli “Q5” – që është bestseller në SHBA.

Kompania Audi ka në magazinat e saj në SHBA më shumë se 37,000 makina, këto automjete nuk preken nga tarifat e reja. Për këtë arsye do të pajisen me një shënim të posaçëm kur të shiten.

Audi po mendon tani se si t’u sigurojë shitësve me pakicë mundësi dhe impulse të reja për shitjen e makinave Audi që gjenden në magazina në SHBA. Ata po analizojnë mënyra si mund të minimizohet ndikimi i tarifave të reja doganore tek klientët dhe partnerët tregtarë.

Continue Reading

Të kërkuara