Lajmet

Austria në gatishmëri të lartë pas ortekëve

Autoritetet lokale thanë se situata ishte “e paprecedentë” dhe paralajmëruan se mund të ketë më shumë ortekë.

Published

on

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e ortekëve në një rajon të njohur skijimi në Austri. Midis të premtes dhe të dielës, më shumë se 100 ortekë kanë goditur rajonin perëndimor të Tirolit, duke bërë që niveli i rrezikut të vendit të rritet.

Autoritetet lokale thanë se situata ishte “e paprecedentë” dhe paralajmëruan se mund të ketë më shumë ortekë. Edhe dy raste të vdekjes u shënuan në shtetin fqinj, Zvicër.

Reshjet e vazhdueshme të borës dhe erërat e forta të parashikuara në Tirol, mund të sjellin “ortekë shumë të mëdhenj”.

Tetë nga nëntë personat që vdiqën në Austri ishin në Tirol, që njihet për peisazhet e saj malore alpine.

Të premten, katër skiatorë suedezë dhe udhërrëfyesi i tyre malor mbetën të vdekur në Ischgl në kufirin me Zvicrën.

Ortekët janë të zakonshëm në vende si Austria dhe Zvicra./UBTNews

Lajmet

Global UBT Fest 2025 – Festivali veror i dijes po vjen së shpejti

Published

on

By

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e ngjarjes më të madhe dhe më emocionuese të verës në botën e dijes dhe inovacionit! Global UBT Fest 2025 është festivali veror i dijes që mbledh në një vend mbi 30 shkolla verore të ndryshme, me mbi 300 folës kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme të shkencës, teknologjisë, artit, kulturës dhe zhvillimit personal.

Ky festival unik zhvillohet gjatë gjithë muajit Korrik 2025, duke ju ofruar një program të pasur dhe shumëdimensional që synon të zgjojë kuriozitetin, të frymëzojë dhe të lidhë njerëz nga e gjithë bota.

Çfarë do të përjetoni në Global UBT Fest 2025?

  • Forume të dedikuara me diskutime dhe debate mbi temat më të rëndësishme dhe aktuale të kohës;
  • Punëtori praktike që ju japin mundësi të mësoni aftësi të reja dhe të zhvilloni potencialin tuaj në fusha të ndryshme;
  • Gara të ndryshme që sfidojnë kreativitetin dhe dijen tuaj, me mundësi për çmime dhe njohje;
  • Koncerte dhe aktivitete kulturore që sjellin argëtim dhe një atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit;
  • Eksperienca unike që vetëm Global UBT Fest mund t’ju ofrojë — një mundësi për rrjetëzim, shkëmbim ideje dhe krijim lidhjesh të reja në një mjedis stimulues.

Ky festival është projektuar për të ofruar një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe të paharrueshme për çdo pjesëmarrës, qoftë student, profesionist apo thjesht një person që kërkon të zhvillojë veten dhe të zgjojë pasionin për dijen.

Regjistrimi është tashmë i hapur: REGJISTROHU TANI

Mos e humbisni shansin për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje të jashtëzakonshëm.

Për më shumë informacion dhe për të siguruar vendin tuaj, vizitoni: https://forms.office.com/e/kwSSxXfsq0

Bashkohuni me ne këtë verë në Global UBT Fest 2025 dhe përjetoni verën më të pasur me dije, inspirim dhe argëtim!

Continue Reading

Lajmet

Takimi i radhës me Dr. Tanja Tamminen: Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë mbi sigurinë evropiane dhe diplomacinë ndërkombëtare

Published

on

By

Në vazhdën e aktiviteteve ndërkombëtare akademike dhe angazhimit të UBT-së për të sjellë ekspertizë globale në auditorë, studentët e Studimeve të Sigurisë zhvilluan me sukses takimin e radhës me Dr. Tanja Tamminen, eksperte e njohur në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian.

Ky takim u zhvillua si vazhdim i ligjëratës së mëparshme dhe dëshmon interesimin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe ekspertëve ndërkombëtarë. Temë qendrore e diskutimit ishte dinamika e përfshirjes së Bashkimit Evropian në misionet civile të menaxhimit të krizave, si dhe ndikimi i tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Studentët patën mundësinë të ngrenë pyetje më të thelluara dhe të diskutojnë çështje praktike që lidhen me sfidat dhe rolin strategjik të BE-së në garantimin e sigurisë në rajonet me ndjeshmëri politike dhe institucionale. Diskutimi u pasurua me përvoja të drejtpërdrejta nga misionet EULEX në Kosovë dhe EUAM në Ukrainë, të cilat Dr. Tamminen i ndau me pjesëmarrësit me shumë transparencë dhe profesionalizëm.

Ky takim u mundësua falë përkushtimit të Profesor Naim Dedushaj, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e urave të komunikimit me profesionistë të profilit të lartë në nivel evropian. Për më tepër, u diskutuan edhe hapa konkretë për praktika studentore në institucionet evropiane, duke hapur mundësi të reja për studentët që synojnë karrierë ndërkombëtare në fushën e diplomacisë dhe sigurisë.

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon punëtori përgatitore në kuadër të projektit ndërkombëtar COWEB

Published

on

By

Në kuadër të projektit ndërkombëtar COWEB, i mbështetur nga programi Erasmus+, Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT organizoi një punëtori përgatitore me studentët pjesëmarrës në këtë iniciativë të rëndësishme ndërkombëtare.

Punëtoria u udhëheq nga Dekani i Fakultetit MBE, Prof. Muhamet Gërvalla, në bashkëpunim me profesorët Gonxhe Beqiri, Engelbert Zefaj dhe Kestrim Avdimetaj, dhe kishte për qëllim përgatitjen e studentëve për prezantimin virtual të planeve të tyre të biznesit më datë 4 qershor, përpara një komisioni vlerësues ndërkombëtar. Studentët kanë punuar për pesë javë me radhë në mënyrë virtuale, së bashku me bashkëmoshatarë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke zhvilluar ide inovative për shërbime turistike digjitale.

Propozimet e tyre janë të orientuara drejt objektivave të “Shtegut Trans Dinarik”, një rrugë ndërkombëtare për biçiklistë që kalon nëpër territorin e Kosovës, nga Vërmica deri në Kullë. Këto projekte synojnë të ofrojnë zgjidhje digjitale që përmirësojnë përvojën turistike dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.

Projekti COWEB – që fokusohet në konceptin e Mësimit me Bashkëpunim Virtual (Virtual Collaborative Learning) – ka nisur në vitin 2023 dhe tashmë ka hyrë në fazën përmbyllëse. Në këtë projekt marrin pjesë 10 universitete nga 7 vende të ndryshme, përkatësisht 3 nga Bashkimi Evropian dhe 4 nga Ballkani Perëndimor.

Ky aktivitet është një tjetër dëshmi e përkushtimit të UBT-së ndaj përfshirjes në projekte ndërkombëtare, si dhe ndaj promovimit të ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm turistik, duke ofruar mundësi të reja për studentët e saj në një kontekst ndërkombëtar dhe bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Bislimi takon Peter Sorensen në Bruksel

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ndodhet në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Sipas zëdhënësit të BE-së ai është në takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të martën pritet edhe takimi me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq pasi takimet janë thirrur në nivel të kryenegociatorëve.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se nuk presin ndonjë zhvillim dramatik duke pasur parasysh situatën aktuale politike në Kosovë.

Kjo është hera e parë që kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia janë thirrur në Bruksel prej kur Sorensen është emëruar si i dërguar i posaçëm për dialog, post në të cilin më herët ishte Miroslav Lajçak.

Vazhdimin e dialogut e kishte paralajmëruar gjatë vizitave të saj në Kosovë dhe në Serbi edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas.

BE-ja ndërkohë përsëritë se marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe aneksi i Ohrit për implementim mbeten në fuqi dhe palët duhet t’i zbatojnë.

 

Continue Reading

Të kërkuara