Lajmet

Australia heq dorë nga lufta për të zhdukur parazitin Varroa

Sipas zbulimeve, paraziti ka qenë i pranishëm edhe më shumë sesa mendohej.

Published

on

Këtë javë, Australia braktisi luftën e saj për të zhdukur marimangën shkatërruese Varroa, një parazit përgjegjës për kolapsin e llojeve të bletëve në të gjithë planetin.

Të dëshpëruar për ta mbajtur Varroan jashtë vendit, autoritetet kanë shkatërruar më shumë se 14,000 koshere bletësh të infektuara që kur dëmtuesi i vogël u zbulua për herë të parë në veri të Sidneit në qershor 2022.

Qeveria pranoi se plani i saj 64 milionë dollarësh për çrrënjosjen nuk mund të ndalonte përhapjen e marimangës, duke thënë se bletarët e vendit tani duhet të përgatiten për të jetuar me të.

“Rritja e fundit në zbulimet e reja e ka bërë të qartë se infektimi i marimangave Varroa është më i përhapur dhe gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe më shumë se sa mendohej fillimisht”, thanë zyrtarët në një deklaratë.

Më të vogla se një kokërr piper, marimangat Varroa ngjiten me bletët dhe ngadalë ushqehen me indet e trupit të tyre nga jashtë — duke u përhapur përfundimisht nëpër koshere dhe duke shkaktuar kolaps në koloni.

Ato janë “dëmtuesi më serioz i bletëve në mbarë botën”, sipas qeverisë australiane.

Ekologu i Universitetit Kombëtar Australian, Saul Cunningham tha se infektimi i Varroa do të dëmtonte gjithashtu industritë bujqësore që varen nga pllenimi.

“Marimangat Varroa do të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike në bujqësi dhe prandaj është jetike që ne të fokusohemi në përshtatjen me jetën me Varroa-n”, tha Cunningham./UBTNews/

Lajmet

Akil Gjakova kalon në çerekfinale pas një dueli të fortë

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka vazhduar me paraqitje të mira në Kampionatin Evropian, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Në rundin e radhës, ai u përball me britanikun Benjamin Levy, në një duel shumë të fortë dhe të balancuar që zgjati mbi shtatë minuta.

Pas një lufte të gjatë dhe taktike, Gjakova arriti të gjejë momentin vendimtar, duke realizuar një hedhje të bukur që i siguroi fitoren me “Ippon”.

Me këtë triumf, ai vazhdon garën mes tetë më të mirëve dhe mbetet një nga pretendentët për medalje në këtë kampionat.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj propozon nderimin e Eliot Engel: Kërkohet seancë e veçantë dhe memorial brenda Kuvendit

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar sot zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës një kërkesë për organizimin e një ceremonie përkujtimore në nderim të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel.

Përmes kësaj iniciative, Haradinaj synon që institucionet e Kosovës të shprehin mirënjohje të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm të Engelit në proceset e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke e cilësuar atë si një nga zërat më të fuqishëm pro Kosovës në momentet më vendimtare të historisë.

Propozimi i dorëzuar parashihet të përfshijë mbajtjen e një seance të veçantë përkujtimore, krijimin e një çmimi vjetor që do të mbajë emrin e mikut amerikan, si dhe vendosjen e një memoriali të përhershëm brenda hapësirave të Kuvendit.

Haradinaj ka theksuar se nderimi i aleatëve të tillë është një detyrim institucional dhe kombëtar, i cili shërben për të ruajtur kujtesën historike dhe për të forcuar lidhjen e përhershme strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Continue Reading

Lajmet

Leposaviq: Dy punëtorë lëndohen rëndë në vendin e punës, arrestohet një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ceraj të Leposaviqit, ku dy punëtorë të një kompanie private kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë, viktimat janë rrëzuar nga mjeti i punës derisa ishin duke kryer detyrat e tyre profesionale.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në spitalin rajonal, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve të pësuara.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nën dyshimin për “rrezikim të sigurisë në vendin e punës”.

Continue Reading

Lajmet

Raporti 24-orësh i Policisë: Arrestime për dhunë në familje në Podujevë dhe Rahovec

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në tri raste të ndara të dhunës në familje, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e disa personave në Podujevë dhe Rahovec.

Në Podujevë janë raportuar dy raste. Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, dy vëllezër janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje.

Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Po në këtë qytet, rreth orës 10:30, një person është arrestuar pasi ka dëbuar bashkëshorten nga shtëpia. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një incident më i rëndë ka ndodhur në Rahovec pak para mesnatës.

Një person, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësorë në QKMF-në e Rahovecit, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Continue Reading

Të kërkuara