Lajmet

Austin: Tanket Abrams, shpejt në Ukrainë

Në fillim të vitit, Uashingtoni i premtoi Kievit këto lloje tankesh.

Published

on

Ukraina “shpejt” do të pranojë nga Shtetet e Bashkuara tanket M1 Abrams, përderisa forcat e Kievit kanë bërë përparim “të qëndrueshëm” në kundërofensivën ndaj trupave të Moskës, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Në fillim të vitit, Uashingtoni i premtoi Kievit këto lloje tankesh. Ato janë pjesë e ndihmës të sigurisë në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh që SHBA-ja i ka ndarë për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

“Me kënaqësi njoftoj se tanket M1 Abrams, që SHBA-ja më herët i ka premtuar [Kievit], shpejt do të hyjnë në Ukrainë”, tha Austin më 19 shtator, në nisjen e takimit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën. Takimi po zhvillohet në Gjermani.

Tanket do të pajisen me municione 120 milimetërshe me uranium të varfëruar.

Municione të tilla – që SHBA-ja njoftoi muajin e kaluar se do t’i japë Ukrainës – janë kundërthënëse pasi lidhen me probleme shëndetësore, sikurse kanceri dhe defektet në lindje. Këto probleme shëndetësore janë raportuar në zonat ku municione me uranium të varfëruar janë përdorur në konflikte në të kaluarën edhe pse ende nuk është përcaktuar përfundimisht se ato i kanë shkaktuar këto probleme.

Ukraina ka nisur kundërofensivën ndaj forcave ruse në qershor, por kundërsulmi ka qenë më i ngadalshëm, përderisa forcat e Kievit janë përballur me mbrojtje të ashpër.

Austin tha se kundërofensiva “po vazhdon të bëjë përparim të qëndrueshëm”.

“Trupat ukrainase po thyejnë vijat e fortifikuara të ushtrisë agresore të Rusisë”, tha ai.

Shefi i mbrojtjes së SHBA-së po ashtu mirëpriti ministrin e ri të Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov, i cili u emërua në këtë pozitë më herët gjatë këtij muaji.

Një zyrtar i mbrojtjes në SHBA tha para takimit në Gjermani se ky takim është një mundësi “për të dëgjuar nga Umerovi për vizionin e tij dhe për prioritetet e tij”.

SHBA-ja ka udhëhequr mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, duke krijuar një koalicion që mbështet Kievin, pasi Rusia nisi pushtimin. Dhjetëra shtete marrin pjesë në Grupin e Kontaktit për Ukrainën.

Mbështetësit e Ukrainës po ashtu u kanë ofruar trajnim trupave të Kievit, ndërkaq SHBA-ja dhe shtetet e tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, që kanë prekur sektorin financiar, atë të teknologjisë dhe eksportet e energjisë./REL

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara