Lajmet

Auditori gjen shumë parregullsi në komunën e Gjilanit

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa shkelje financiare në komunën e Gjilanit. Në raportin e ZAK-së për vitin 2023 janë evidentuar disa projekte që kanë qenë në kundërshtim me Ligjin e buxhetit.

Sipas auditorit, kkontrata për projektin “Asfaltimi i rrugëve në Lagjen e Vishnjeve, pjesa I”, është nënshkruar në vitin 2022 në vlerën prej 199,878 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit. Megjithatë, sipas ZKA-së, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022.

“Si rezultat i kësaj, në vitin 2023, komuna ka kryer pagesat për këtë projekt në vlerën prej 18,582 euro, duke shpenzuar fondet e projektit “Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e zonës lindore dhe në zonën e tretë të qytetit””, thuhet në raport.

Ndërsa, për kontratën e projektit “Asfaltimi i rrugëve në lagjen Arbëria” e nënshkruar në vitin 2022 në vlerë prej 165,480 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit.

“Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022. Si rezultat i kësaj, në vitin 2023 komuna ka kryer pagesë për këtë projekt në vlerë 70,660 euro duke shpenzuar fondet e projektit “Ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe gropave skeptike në zonën lindore””, thuhet në raportin e ZKA-së.

Kurse, kontrata për projektin “Mirëmbajtja teknike e objekteve” e nënshkruar në vitin 2021 në vlerë 1,871,560€ euro, bazuar në ndarjen buxhetore të vitit.

“Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022, si rezultat i kësaj në vitin 2023 komuna për këtë projekte ka kryer pagesë në vlerë 18,456 euro nga fondet e projektit “Ndërtimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në zonën e tret të qytetit të Gjilanit”, thuhet më tej në raport.

ZKA rekomandon kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni se duhet të sigurojë që të përforcohen kontrollet dhe të rritet përgjegjësia në procesin e ndarjes së fondeve për projektet kapitale, dukë i dhënë prioritet projekteve të papërfunduara nga vitet paraprake.

Sipas këtij raporti, komuna e Gjilanit po ashtu i ka anashkaluar procedurat e prokurimit.

“Në katër raste komuna la lidhur marrëveshje për projektimin dhe punimin e skulpturave monumentale pa aplikuar procedurat e prokurimit, por vetë, përmes thirrjes publike. Vlera e pagesës për këto projekte ishte 113. 770 euro”. 

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara