Sport

​Atletico dhe Reali përballen sot në Copa del Rey

Eduardo Camavinga dhe Joselu pritet të kthehen në formacionin fillestar të Real Madridit kundër Atletico Madrid në raundin e 16-të të Copa del Rey.

Published

on

Real Madridi do të synojë të arrijë në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, kur do të përballet me Atletico Madridin në fazën 1/8 në Civitas Metropolitano sonte në mbrëmje.

Por me të njëjtin synim në fushë do të futet edhe skuadra e Diego Simeones, madje me motivim të lartë duke e parë këtë kompeticion si një objektiv që duhet shkuar deri në fund.

Eduardo Camavinga dhe Joselu pritet të kthehen në formacionin fillestar të Real Madridit kundër Atletico Madrid në raundin e 16-të të Copa del Rey.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 21:30:

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Rudiger, Fernandez, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Joselu, Vinicius Jr.

Atletico Madrid: Oblak; Ëitsel, Gimenez, Hermoso; Molina, De Paul, Koke, Saul, Lino; Morata, Griezmann

Lajmet

Albion Rrahmani transferohet në Serie A te Venecia, ndahet me mesazh emocional nga Sparta

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani, ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar zyrtarisht në elitën e futbollit italian, Serie A, te skuadra e Venecias. Kompletimi i këtij transferimi dhe prezantimi i tij janë bërë të ditur të enjten.

Rrahmani i jep fund kështu një periudhe mjaft të suksesshme dyvjeçare te Sparta e Pragës, klub nga i cili u nda me një mesazh mjaft prekës dhe falënderues për tifozët dhe stafin.

“Të isha pjesë e këtij klubi për dy vitet e fundit ishte një nder për mua. Erdha këtu si një djalosh që mendonte se dinte gjithçka, por gjatë kësaj periudhe në këtë klub të madh, mësova shumë gjëra që më duheshin për të vazhduar ndjekjen e ëndrrës sime dhe për t’u bërë një lojtar më i mirë çdo ditë,” ka shkruar Rrahmani në postimin e tij të lamtumirës.

Sulmuesi kosovar ka theksuar se po largohet nga klubi çek si një futbollist i formësuar dhe mbi të gjitha si një burrë më i pjekur.

“Ju falënderoj që më pranuat ashtu siç isha, duke më mbështetur në momentet e mira dhe duke më qëndruar prapa në ato të vështira. Do t’ju mbështes gjithmonë dhe do të jem një tifoz i juaji, dhe ndoshta një ditë rrugët tona do të kryqëzohen përsëri. Një herë Spartan, përgjithmonë Spartan,” përfundoi Rrahmani.

Me kalimin te Venecia, Rrahmani do të ketë mundësinë të dëshmojë cilësitë e tij në një prej kampionateve më të forta në botë, duke shënuar një tjetër sukses të madh për futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare. /D.L/

Continue Reading

Sport

Maroku pa golashënuesin kryesor ndaj Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës

Published

on

By

Kombëtarja e Marokut ka marrë një goditje të madhe para përballjes së sotme ndaj Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Sulmuesi Ismael Saibari, golashënuesi më i mirë i marokenëve në këtë turne me tri gola të realizuar, nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe do ta humbasë ndeshjen që zhvillohet sonte nga ora 22:00 në Boston.

Saibari pësoi lëndim në ndeshjen e fazës së 1/8-tës ndaj Kanadasë. Stafi teknik i Marokut kishte shpresuar se ai do të ishte gati për sfidën vendimtare me Francën, por rikuperimi nuk ka shkuar sipas planit.

Mungesën e sulmuesit e ka konfirmuar edhe trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi, duke bërë të ditur se Saibari nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim.

Mungesa e 24-vjeçarit konsiderohet një humbje e rëndësishme për Marokun, që synon kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U20 niset drejt Bratislavës për Kampionatin Evropian

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në konkurrencën e djemve do të marrë pjesë në FIBA U20 EuroBasket 2026, Divizioni B, që do të zhvillohet nga 10 deri më 19 korrik në Bratislavë të Sllovakisë.

Dardanët e rinj do të synojnë paraqitje sa më të mira në arenën evropiane dhe do të luftojnë për një renditje sa më të lartë në këtë kampionat. Kosova është pjesë e Grupit D, ku do të përballet me Qipron, Bosnje e Hercegovinën, Portugalinë, Islandën dhe Armeninë.

Para nisjes së Evropianit, përzgjedhësi Andin Rashica ka bërë publike listën përfundimtare me 12 basketbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë.

Lista e Kosovës U20:

  • Erolt Rrahmani
  • Ambri Bedra
  • Andi Ahmeti
  • Elon Hasanaj
  • Eden Cingu
  • Oltion Shatri
  • Mal Tusuni
  • Drin Tafilaj
  • Mal Syla
  • Orion Beseni
  • Lir Zeneli
  • Noa Istrefi

Përzgjedhës i ekipit është Andin Rashica, ndërsa pjesë e stafit teknik janë edhe ndihmësit Elbesar Gështenja dhe Granit Makolli.

D.L

Continue Reading

Sport

Belgjika mposht bindshëm SHBA-në dhe siguron çerekfinalen e Botërorit

Published

on

By

Belgjika është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 4:1 në ndeshjen e zhvilluar në Seattle, para 66.925 shikuesve.

Edhe pse ishte një nga përballjet më të përfolura të këtij Botërori për shkak të zhvillimeve jashtë fushës, sfida në fushën e lojës u dominua nga belgët.

Charles De Ketelaere kaloi Belgjikën në epërsi në minutën e nëntë, ndërsa Malik Tillman barazoi shifrat për SHBA-në në minutën e 31-të. Gëzimi i amerikanëve zgjati pak, pasi vetëm dy minuta më vonë De Ketelaere realizoi golin e dytë personal për t’i rikthyer epërsinë belgëve.

Në pjesën e dytë, Hans Vanaken shënoi për 3:1 në minutën e 57-të, ndërsa Romelu Lukaku vulosi fitoren me golin e realizuar në kohën shtesë, në minutën e 93-të.

Para ndeshjes pati zhvillime që shkaktuan reagime të shumta në botën e futbollit. FIFA vendosi të pezullojë dënimin me një ndeshje moslojë të sulmuesit amerikan Folarin Balogun, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e kaluar. Sipas raportimeve, vendimi erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke kërkuar rishqyrtimin e kartonit të kuq të Balogun. Sulmuesi ishte titullar ndaj Belgjikës, por nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshje.

Me këtë fitore, Belgjika avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Spanjën.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara