Lajmet

Athinë – Evakuime masive pasi zjarri i tërbuar përhapet në malin Penteli

Published

on

Zjarri që shpërtheu në Varnavas dje pasdite ka vazhduar të përhapet në Atikën Lindore gjatë mëngjesit të sotëm, duke krijuar një front zjarri që shtrihet për më shumë se 20 kilometra për shkak të erërave të forta dhe të pandërprera.

Sipas informacioneve të fundit, përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë jashtëzakonisht të vështira. Era që ndryshon vazhdimisht drejtim ka komplikoni ndjeshëm operacionet e shpëtimit. Tre frontet kryesore të problematike janë në Grammatiko, Penteli dhe vendbanimin Anatoli në Nea Makri.

Rreth 560 zjarrfikës janë dislokuar në terren për të luftuar flakët, me 16 ekipe komando pyjore dhe 177 automjete zjarrfikëse. Nga ajri, operojnë 32 avionë, përfshirë 17 avionë dhe 15 helikopterë, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Që në orët e para të mëngjesit janë dhënë urdhra evakuimi për disa zona të rrezikuara, përfshirë Nea dhe Palia Penteli, Drafi, Dioni, Damarasi, Daou Penteli, Agios Spiridonas dhe Anatoli në Nea Makri. Autoritetet kanë marrë masa të tjera të rëndësishme, duke përfshirë evakuimin e dy spitaleve në Penteli dhe manastireve të Agios Efraimit dhe të Pentelit.

Policia ka ndihmuar në evakuimin e dhjetëra personave që ndodhen në rrezik nga zjarret. Një zjarrfikës është plagosur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarrit në Maraton. Ai ka pësuar djegie të shkallës së dytë në duar dhe këmbë dhe është dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Nea Makrit dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Forcave Ajrore për trajtim të mëtejshëm.

Burimet e shërbimeve të mbrojtjes civile raportojnë se nëntë helikopterë janë angazhuar në zonat Dioni dhe Kallitechnoupoli për të shuar zjarret, ndërsa shtatë aeroplanë po operojnë në Grammatiko. Përpjekjet e emergjencës vazhdojnë në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të minimizuar dëmet./UBTNews/

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara